verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Spiuni i mëparshëm, shqetësues aktual

on 15 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

kurir

[Recension: Меjer: Do të ketë ndryshim të kufinjve në Ballkan]

Kur shkruhen tekstet gazetareske, gjithmonë duhet pasur në mendje pasojat që mund t’i shkaktojë ai. Sa më të mëdha që janë pasojat potenciale nga një përmbajtje mediatike, aq më e madhe duhet të jetë përgjegjësia e gazetarëve.

Kjo veçanërisht ka të bëjë me përmbajtjet, temat që mund të shkaktojnë shqetësim. I tillë është teksti që e recensojmë. Vetë titulli i tij “Do të ketë ndryshim të kufinjve në Ballkan”, menjëherë tregon se kjo temë kërkon trajtim të veçantë.

Asgjë nuk duhet t’i nënshtrohet censurës ose autocensurës, mirëpo kur deri në atë masë na është dhënë liria, aq më tepër neve gazetarëve, na imponohet përgjegjësia.

06132016-Kurir-CIA-MayerLinku deri te artikulli origjinal: Меjer: Do të ketë ndryshim të kufinjve në Ballkan

Data dhe koha e publikimit: 12.06.2016, 11:10

Data e recensionit: 13.06.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

PA DISTANCË KRITIKE

Sa i përket tekstit konkret që e recensojmë, intervista e ish-funksionarit të CIA-s, mund të jetë vetëm pikë fillestare për tekst autentik dhe të përgjegjshëm gazetaresk. Kur merret ndonjë përmbajtje nga ndonjë medie tjetër, duhet pasur qasje shumë të kujdesshme, për shkak se jo gjithmonë mund të supozohen motivet ose qëllimi i medies ose i bashkëbiseduesit të medies.

Mirëpo, gjithsesi ajo që thuhet mund të shërbejë si storje e mirë gazetareske që do t’i gërshetojë informatat dhe mendimet e prezantuara me të tjerat. Veçanërisht kur janë shqetësuese.

Është e papërgjegjshme që të mos bëhet kjo distancë dhe, thjesht vetëm të merret një përmbajtje aq e ndjeshme. Gjithsesi, ka te ne ekspertë dhe instanca që mund ta vlerësojnë dhe ta kontekstualizojnë deklaratën e ish-nëpunësit të CIA-s.

Një veprim i tillë gazetaresk temës do t’i jepte tërësi, palë të dytë, objektivitet. Gjithë atë që i mungon kësaj përmbajtjeje mediatike.

“PESHA” E BURIMIT

Nuk është i qartë as funksioni i saktë i mëparshëm i personit me të cilin është bërë intervista. Funksioni i vetëm për identifikimin e Stiven Mejerit në tekst është: “Ish-zëvendës shef i CIA-s”. Gjëja e parë që do t’ju bjerë në mend është se bëhet fjalë për zëvendës-drejtorin e agjencisë amerikane për kundërzbulim. Kjo i jep “peshë” serioze burimit. Mirëpo, ky nuk është funksioni i tij i vërtetë i mëparshëm, për shkak se kur do ta kontrolloni këtë informatë, do ta kuptoni se asnjëherë nuk ka pasur zëvendës drejtor në CIA me atë emër dhe mbiemër.

Mirëpo, pse ndonjë lexues të merret me këtë gjë: ta kontrollojë punën e papërfunduar të gazetarëve, kur identifikimi dhe atribuimi i burimeve në tekstet gazetareske është njëra nga rregullat e para dhe më të rëndësishme të gazetarisë.

Si do që të jetë, për këtë arsye jemi ne këtu në “Shërbimin për verifikimin e fakteve në media”, që t’i potencojmë këto gabim, të nxisim që ato të mos përsëriten në të ardhmen, ndërsa publikut t’i ofrojmë shembull se si duhet të lexohen tekstet gazetareske. Me një dozë të konsiderueshme dyshimi. Pa aq sa ka shprehur lexuesi ynë që na e propozoi këtë tekst për ta recensuar.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

pjesërisht

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja