verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Rikthehen vizat për në Gjermani? Kjo nuk është e vërtetë!

on 11 - 08 - 2015       

[Recension: Rikthehen vizat për në Gjermani: Kthehen vizat për vendet e Ballkanit]

Ky është titulli goditës i lajmit për të cilin menjëherë, që në fillim të recensionit, duhet të themi se nuk është i vërtetë. Cilët janë motivet dhe pse është dashur të publikohet një lajm i këtillë shqetësues dhe pa përmbajtje të cilin më pas e kanë përcjellë dhjetëra medie të tjera, me të vërtetë nuk është e qartë, vetëm nëse dikush ka dashur qëllimisht ta kthejë vëmendjen e qytetarëve nga problemet e shumta dhe njëherit t’i frikësojë?


Linku deri te artikulli origjinal: Rikthehen vizat për në Gjermani: Kthehen vizat për vendet e Ballkanit

Data dhe koha e publikimit: 29.07.2015

Data e recensionit: 31.07.2015

Recensues: Aleksandar Pisarev

MOSKUPTIM I PROBLEMIT

Në pjesën hyrëse të lajmit shkruhet në kohën e tashme, duke shpjeguar se Gjermania praktikisht tashmë i ka kthyer përsëri vizat për qytetarët e Ballkanit perëndimor. Kjo nuk është e vërtetuar me asnjë fakt të vetëm, nuk ka burim të informacionit, ndërsa konstruksioni i fjalive në mënyrë taksative pretendon se në këtë shtet përsëri nuk mund të udhëtohet lirshëm.

Nuk ka më udhëtim në Gjermani pa vizë. Gjermania do të ndërmarrë aktivitete të veçanta me qëllim që të ulet numri i kërkuesve të azilit nga vendet e Ballkanit, me sjellje të sërishme të regjimit të vizave për banorët e këtyre shteteve.”

 

Edhe njëherë do ta përsërisim se nuk është e vërtetë. Për ta vërtetuar “besueshmërinë” e shkrimit, artikulli, si burim, thirret në një publikim të “BBC”-së, ku theksi është vënë në problemin me azilantët, për të cilin më së shumti flet kryeministri i Bavarisë, por askund nuk përmendet se qytetarët e Ballkanit perëndimor nuk do të udhëtojnë më në Gjermani pa viza.
Përveç këtyre disa fjalive frikësuese në fillim të tekstit, përmbajtja e mëtejshme i referohet problemit me emigrantët. Lajmi kryesor, se nuk ka më udhëtim në Gjermani pa viza, humbet nga përmbajtja me çka i gjithë informacioni mbetet i pa përmbajtur deri në fund.

BERLINI ZYRTAR DEKLARON TË KUNDËRTËN

Edhe kodet vendore dhe ato ndërkombëtare, duke precizuar rolin e gazetarëve dhe të medieve, insistojnë në informim të saktë. Kodeksi i IFJ thotë:

Përkrah përshkrimit të saktë të fakteve gazetari duhet të jetë i aftë të parashikojë gabim të mundshëm dhe prandaj duhet të kontrollojë dhe të ri-kontrollojë faktet dhe informacioni që jep të jetë autentik dhe i saktë.

Pse e themi këtë? Problemet me azilantët në Gjermani janë të mëdha, posaçërisht në Bavari. Kryeministri i atjeshëm Horst Zihofer është një nga konspiruesit për rikthimin e regjimit të vizave, megjithatë ky nuk është qëndrimi zyrtar i Gjermanisë. Po të kërkohej vetëm pak në internet, do të gjendej intervista e fundit e Manfred Shmit, kryetar i Byrosë për migrime dhe refugjatë në Gjermani, i cili, në emër të Berlinit Zyrtar, pretendon diçka plotësisht të kundërt nga ajo të cilën e ka publikuar media.

“Mendoj se sjellja e vizave është me të vërtetë mjeti i fundit. Ne këtu, në tregun e punës, kemi një numër të konsiderueshëm të njerëzve të Ballkanit. Për momentin në Gjermani qëndrojnë rreth 700.000 qytetarë nga Serbia, Bosnja, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, të cilët kanë leje qëndrimi dhe këtu jetojnë dhe punojnë plotësisht në mënyrë legale. Kthimi i regjimit të vizave do të prekte edhe njerëzit e atij rajoni, të cilët legalisht vijnë në Gjermani dhe kjo nuk do të ishte e drejtë ndaj tyre.”

KODI I GAZETARËVE

Parimi themelor i sjelljes së gazetarëve, i cili rrjedh nga Kodi, është respektimi i të vërtetës dhe të drejtës të publikut për një informim në mënyrë objektive dhe të vërtetë. Në këtë rast kjo nuk është respektuar, si dhe neni 1 i Kodeksit i cili thotë:

Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të kontrolluara dhe nuk do të fshehë të dhëna thelbësore e as të falsifikojë dokumente.

Për ta përmirësuar gabimin, gazetari duhet të sillet në pajtim me nenin 3 të Kodeksit.

Gazetari do të kërkojë të sigurohet publikim i korrigjimit dhe përgjigjes në rast se vërtetohet pasaktësi e informatës.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk mund të përcaktohet

informata të rrejshme

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja