verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Sa më shumë fakte, aq më shumë besueshmëri!

on 4 - 12 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Letra nga Burgu e pjesëtarit të grupit të Kumanovës (Dokument)]

Gazetari e ka për detyre që secilin tekst ta mbështesë në fakte dhe dëshmi të pakontestueshme. Dyshimet e paverifikuara janë rezultat i moskujdesit të gazetarit gjatë raportimit. Lajmi që po recensojmë nuk saktëson burimin. Gazetari thotë se letra është publikuar nga një familjarë, por publiku do të krijonte besueshmëri edhe më të madhe në rast se gazetari do të saktësonte burimin (personin) i cili ka publikuar letrën. Kjo e bën edhe gazetarin objektiv dhe lexuesin të mirinformuar.
Një letër që ngre një shqetësim me interes publik mund të jetë bazë për një tekst gazeztaresk, dhe me të drejtë merret në shqyrtim. Por më pas duhet të vijojë puna e hetimit dhe verifikimit.

Letra nga Burgu screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Letra nga Burgu e pjesëtarit të grupit të Kumanovës (Dokument)”

Data dhe koha e publikimit: 02.12.2015

Data e recensionit: 03.12.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Publiku nuk e di nëse letra është ose jo e vërtetë dhe këtë e ka për detyrë ta verifikojë gazetari. Ai është i detyruar që çështjen ta trajtoj në formën që të rezultojë sa me e besueshme.

“Ekziston një pushtet kaq i organizuar, kaq i errët, kaq i plotë, kaq depërtues, saqë askush nuk ka guxim të flasë keq për të me zë të lartë”. Kjo është letra e shkurtër nga burgu e Demë Shehut-Junikut, njërit nga pjesëtarët e grupit të Kumanovës që gjendet në burg, raporton “Lajm”.

Teksti përfundon me fjalët: “….nga përmbajtja e saj është shumë e qartë se kujt i dedikohet kjo letër”. Publiku nuk është ai i cili duhet të dijë se kujt çka dhe për çfarë i dedikohet! Këto të dhëna duhet t’i japë gazetari. Persona të ndryshëm mund të kenë perceptime të ndryshme mbi zhvillimet prandaj mesazhi i letrës nuk kuptohet nga të gjithë në mënyrë të njëjtë. I lënë në gjysmë, informacioni më shumë krijon konfuzion se sa sqaron gjërat. Narrativin e ngjarjes e ka për detyrë ta shpjegoj gazetari, ndërsa publiku t’i sjell përfundimet!

Gazetari pak a shumë ka informuar se kush është Demë Shehu, por një sfond i mirë do të ishte plotësim i lajmit në aspektin strukturor. Të mos hymë në mungesën e fakteve dhe dëshmive në tekst që e bëjnë atë të jetë jo i plotë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

:

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

jorelevante

1 burim

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja