verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Akuza dhe dyshime serioze smund të botohen pa verifikime

on 4 - 12 - 2015       

Një tekst me potencial të madh gazetarest për temën që trajton, por që mbetet i pa plotë sepse s’ka asgjë të verifikuar. Teksti është shumë konfuz pasi që nuk bëhet me dije nëse të dhënat e vendosura në tekst janë konkluzione të vetë autorit apo janë citate të grumbulluara nga burime të ndryshme në bazë të cilave autori ka konkluduar se mediat po bëjnë “hajkë”, por nuk tregon se ndaj kujt por e bëjnë këtë “hajkë”.  Lajm i cili në titull thotë diçka tjetër e në tekst thotë diçka tjetër. Për më tepër ka përplot komente të cilat mund të publikoheshon në rubrikën për opinione.

A do kërkojë Gruevski arestimin e JankullovskësLinku deri te artikulli origjinal: A do kërkojë Gruevski arestimin e Jankullovskës?

Data dhe koha e publikimit: 02.12.2015

Data e recensionit: 03.12.2015

Recensuese: Ferikan Iljazi

Paragrafi në vazhdim hap edhe dyshime dhe shqetësime shumë legjitime për kolapsin e sistemit të sigurisë në polici, por ku janë prononcimet zyrtare? Ku është këtu MPB-ja, LSDM-ja apo vetë VMRO-DPMNE-ja. Të paktën njëra prej këtyre është në gjendje të dëshmojë nëse sistemi i sigurisë në MPB është aktiv apo jo.
Nëse kjo është e vërtetë atëherë kemi të bëjmë me një situatë tejet të rreziskhme dhe serioze, dhe për një ngjarje të tillë nuk mund të raportohet pa burime relevante.

“AFIS sistemi në MPB nuk funksionon, softveri nuk i është paguar, sistemi është i kycur më shumë se 15 muaj me cka Maqedonia vlon nga krimi pasiqë nuk është zbuluar asnjë vjedhje e hajni, laboratoria e krim teknikës nuk punon më shumë se një vit. A do mbajë përgjegjësi dikush në MPB apo në qeveri për veprat e tilla në lidhje me sistemin e sigurisë në Maqedoni?”

Autori vazhdon të  përdorë edhe vlerësime të tjera personale që nuk guxon t’i përdorë në krijimtarinë e tij profesionale. Ndoshta fakti se “Me politikën e saj VMRO për 10 vite duke e kontrolluar dhe partizuar MPB-në në të gjitha sferat në fund e ka sjellë vendin që të jetë një anarki, me kriminel, narko diler”, mund të jetë një sekret publik por publikimi i tij humb peshën dhe shton dyshimet kur gazetari e thotë këtë pa dhënë asnjë dëshmi se ku shihet anarkia, ku janë kriminelët, e narko dilerët.

“Maqedonia vlon nga krimi pasiqë nuk është zbuluar asnjë vjedhje e hajni, laboratoria e krim teknikës nuk punon më shumë se një vit”,

Ky fakt është edhe temë më vete pasi nëse vërtetë nuk funksionon laboratori i krim teknikës është gjendje alarmante prandaj gazetari ka të drejtë por edhe obligim profesional e moral që të sensibilizojë opinionin për këtë gjë. Mirëpo nëse nuk ka fakte, ai duhet tekstin ta shkruajë me rezerva, apo të mos e shkruajë fare. Brenda këtij lajmi ose komenti gazetaresk ka edhe shumë e shumë paragrafë tjera mbi disa sisteme të sigurisë që autori nuk ia shpjegon lexuesit të rëndomtë, edhe pse ai është obliguar që të sillet dhe të shkruaj sikur lexuesi nuk din asgjë. Ta bëjë sa më të thjeshtë dhe sa më të kuptueshme. Sistemi “AFIS” dhe “TERTA” nuk kanë asnjë kuptim për lexuesin e rëndomtë. Përveç thjeshtësisë, gazetari ka për mision profesional që të niset nga e vërteta dhe faktet, duke iu shmangur komenteve aq sa është e mundur. Nëse një tekst nuk arrin t’iu shmanget komenteve nuk ia vlen as të botohet pasi që nuk është mjaftueshëm kredibil.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

gjuhë e urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja