verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shënime për populizmin: Festivali i birrës “Pivofest” si realitet politik populist

on 25 - 11 - 2016       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht
Pivtijada 2014

Festivali i paçës në Autokomandë. Foto: Qyteti i Shkupit, fotografi promovuese, 2014

Që mediet të kenë më tepër publik, duhet ta kënaqin shijen e mediokritetit të popullit, që shndërrohet në një varg të pafund të përmbajtjeve mediatike, niveli kreativ dhe intelektual i të cilave – e me këtë, edhe niveli politik – në garë ku fituesi nuk dihet deri në fund me nivelin mesatar të masave popullore. Populli do argëtim. Prandaj edhe politika gjithnjë e më shumë prodhon përmbajtje argëtuese për popullin, të cilat pastaj mediet do t’i shesin si argëtim për popullin. Sa festivale birrash, ushqime në urë, festivale paçash, çorbash, pastërmajlish, të llokumeve, maskarada dhe karnevale, ditë të pjeshkëve, mjaltit, mollës dhe cingaridheve festivale në shesh “netë të bardha”, etj., janë prodhuar në Maqedoni në 6-7 vitet e fundit?

Shkruan: Sasho Ordanoski

Te politika populiste pikërisht termi publik ridefinohet në mënyrë të themeltë, me heqjen e karakteristikës bashkëkohore të publikut si diskurs racional në hapësirën publike. Me këtë ridefinohet edhe roli i medies në demokraci. Mediet, në sferën e politikës, e humbin rolin primar informativ dhe më nuk janë vend ku zhvillohet debat racional për temat me interes publik (diçka që është element normativ i modelit pjesëmarrës demokratik) dhe bëhen mjete komunikuese për homogjenizim emotiv të qëndrimeve në publik dhe mobilizim politik të tij në bazë të agjendës populiste. Në këtë mënyrë, konsensusi i nevojshëm shoqëror nuk arrihet nëpërmjet transformimit të pikëpamjeve individuale të qytetarëve nëpërmjet debatit të përkushtuar dhe racional për opcionet e ndryshme politike që ofrohen, por nëpërmjet një procesi të homogjenizimit “të tifozëve” të individëve të anonimizuar, të radhitur pas propagandës së pamëshirshe të valës populiste të orinetuar kundër “armiqve” të popullit. Duke e marrë konceptin komunikues të “teledemokracisë” nga demokracia liberlae – ku media masovike, nëpërmjet mundësisë për këmbim të shpejtë, shoqëror-vertikal dhe të sistematizuar të ideve, shfrytëzohet për agregim të preferencave individuale në qëndrime kolektive dhe presion për udhëheqje të përgjegjshme dhe llogaridhënëse – populizimi konfliktin shoqërore e ofron si rezultat primar të fushatës mediatike, pa mundësi për kompromis, marrëveshje ose prezantim thelbësor të ndonjë interesi të pakicës në shoqëri.

Në fakt, me përdorimin intensiv të veglave të propagandës mediatike dhe politike, punohet në ndërtimin sistematik të një realitetit të caktuar virtual, i cili ka për detyrë ta kamuflojë, ta defokusojë dhe ta zëvendësojë realitetin e ngjarjeve politike dhe shoqërore në shoqëri me qëllimet e politikës populiste. Mediet janë në qendër të operacionit për ruajtjen e kompaktësisë së tregimit politik, i cili nuk duhet të tregojë asnjë lloj plasaritjeje personale-politike ose tematike, për shkak se edhe rrjedhja më e vogël e pakontrolluar e informatave reale – për shembull, për krimin dhe korrupsionin në kreun e pushtetit, për shprehit “joadekuate” ose veprimet e liderit, për dështimin e projekteve të mëdha në shëndetësi ose në arsim dhe të ngjashme – mund ta vë në pikëpyetje gjithë narativin populist.

Interpretimi populist i realitetit

Zëvendësimin e këtillë të realitetit me interpretimin populist të realitetit e ilustron mirë politikologu i njohur bllgar Ivan Krastev, duke i analizuar aktivitetet e “teknologëve politikë” – propagandistë të shkathtë dhe asistentë politikë – të regjimit të Putinit në Rusi: “Arti i teknologëve politikë qëndron në zëvendësimin e prezantimit politik të vlerave, interesave dhe ideve, të cilat janë në zemër të demokracisë liberale, me prezantimin medaitik të realitetit jokezistues politik, që është thelbi i demokracisë së menaxhuar.”

Suksesi i kësaj “lidhjeje të nxehtë” ndërmjet politikës dhe popullit kontrollohet me hulumtime dhe anketa të shpeshta, e ndonjëherë madje edhe ditore, për lëvizjen e mendimit publik për pyetje të shumta konkrete, dhe politika korrigjohet në baza ditore dhe – me ndihmën e veglave të ndryshme të shkathtësive për marrëdhëniet me publikun, siç janë spinimet dhe teknikat e tjera propaganduese – politika parashihet varësisht nga dëshirat e shumicës. Qëllim i vetëm i udhëheqësisë politike mbetet fitimi i mbështetjes së një rrethi sa më të gjerë të publikut, në vend të avancimit të interesave strategjike që kanë të bëjnë me zhvillimin e shoqërive – që në realitetin politik amerikan quhet “Leadership by Polls, not by Goals!” (“Udhëheqje sipas rejtingjeve, e jo sipas qëllimeve!”).

Në modelin e këtillë të qeverisjes, no politikë hiqet zbatimi i qëllimeve afatgjate dhe qeveriset me kënaqjen e interesave ditore të grupeve të synuara, përderisa ato e përmbledhin interesin e shumicës votuese dhe e ndërtojnë konsensusin e dëshiruar politik të momentit. Kjo është edhe njëra ndër asryet se pse populizmi nuk mund të (post)modernizohet, për shkak se reformat e nevojshme për modernizim të shoqërisë dështojnë përpara interesit të shumicës për ruajtjen e pozitave të tyre të fituara shoqërore në mikro-botërat e jetës së përditshme. Dëshira për status-quo e “betonon” domosdoshmërinë shoqërore për zhvillim, në mungesë të guximit politik që do t’ kundërvihej inercisë së masës. Prandaj, në sistemet politike në të cilat udhëheqin populistët, të gjitha reformat e rëndësishme – duke filluar nga ato të sistemit shëndetësor, pensional ose arsimor, e deri te ato në sferat e sportit ose të arteve – dështojnë në mënyrë po aq solemne (dhe të shtrenjtë!) sikurse që promovohen në publik.

Suksesi i pushtetit shndërrohet në sukses të biznesit mediatik

Interesat e biznesit të pronarëver të medieve, veçanërisht në tregje të vogla dhe shtete të vogla, bëhen të pandashme nga nevoja për të qenë i afërt me pushtetin. Suksesi i pushtetit shndërrohet në sukses të biznesit mediatik, ndërsa ata bëhen operacione gjithnja e më të mëdha financiare, me struktura të theksuara korporative dhe profite të larta afatshkurte, në kurriz të standardeve profesional të gazetarisë dhe të interesit publik. Ky barazim bëhet i qartë në të dy drejtimet e modelit “të tregut” të politikës dhe medieve – interesi për sukses të ndërsjellë i mban “në treg” edhe politikanët edhe pronarët e mediever, duke e bërë me këtë rast procesin politik aq të shtrenjtë, sa që për partitë politike dhe aktorët e tjerë në skenë, është pothuajse e pamundur ta zhvillojnë atë në kufinjtë e limiteve financiare të përcaktuara me ligj.

Rrethi vicioz është i mbyllur: që mediet të kenë më tepër publik, duhet ta kënaqin shijen e mediokritetit të popullit, që shndërrohet në një varg të pafund të përmbajtjeve mediatike, niveli kreativ dhe intelektual i të cilave – e me këtë, edhe niveli politik – në garë ku fituesi nuk dihet deri në fund me nivelin mesatar të masave popullore. Populli do argëtim. Prandaj edhe politika gjithnjë e më shumë prodhon përmbajtje argëtuese për popullin, të cilat pastaj mediet do t’i shesin si argëtim për popullin. Sa festivale birrash, ushqime në urë, festivale paçash, çorbash, pastërmajlish, të llokumeve, maskarada dhe karnevale, ditë të pjeshkëve, mjaltit, mollës dhe cingaridheve festivale në shesh “netë të bardha”, etj., janë prodhuar në Maqedoni në 6-7 vitet e fundit? Sa rekorde të Ginisit janë thyer me pita dhe sarma të mbështjella, me çorba të përgatitura dhe me valle të gjata? Madje edhe programet informative dhe kontributet e shtypura përdoren për rritjen e rejtingjeve mediatike, me “kronika të zeza” të pafundme, me skandale të llojllojshme politike dhe me afera të estradës. Politika bëhet telepolitikë, ndërsa demokracia – telekraci. Terren i shkëlqyeshëm për lulëzimin e platformës populiste politike.


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Abonohuni për lajmet më të reja