verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

“Sherr” më i madh është keqinformimi

on 11 - 01 - 2016       

[Recension: “Plas sherri në UEJL, shkarkohet prorektori Ismail Zendeli”]

Produkti gazetaresk që po e recensojmë flet për një “sherr” në Universitetin e Evropës Jug-Lindore. Megjithatë, “sherri më i madh mund të plasë” kur gazetari përfundimet e tij nuk i bazon në asnjë argument.


download (1)Linku deri te artikulli origjinal:
 Plas sherri në UEJL, shkarkohet prorektori Ismail Zendeli

Data dhe koha e publikimit: 21.12.2015

Data e recensionit: 08.12.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

“Probleme të mëdha financiare”, “Humbje e imazhit”, “Kualiteti i mësimdhënies dhe menaxhimit” janë vlerësime që janë bërë për Universitetin e Evropës Jug-Lindore por pa dhënë shumë argumente çka mund të çojë në konkluzione të pavërteta tel lexuesit. Humbja e cilësisë së një Universiteti nuk është gjë të cilën gazetari e kalon me një fjali, sikur të ishte e parëndësishme. Do të duheshin disa burime dhe verifikime që do t’i paraprinin këtij teksti, të mbushura me argumente dhe përfundime bindëse që vërtetonin për akuzat e ngritura.

“Pas humbjes së imazhit dhe rënies së cilësisë në UEJL, ka plasur edhe sherri brenda stafit akademik. Rektori i UEJL-së Zamir Dika ka shkarkuar prorektorin Ismail Zendeli për arsye ende të panjohuara, njofton portali TetovaSot”.

Nga ana tjetër, nëse supozojmë se gazetari ka bërë kërkimin paraprak dhe ka ardhur në konkluzionet që i shpalos, do të duhej në tektst të kishte të gjitha palët. Në këtë produkt nuk ka asnjë prononcim zyrtar nga UEJL, por as nga protagonisti që paraqitet në tekst. Në vend që gazetari ta sqarojë ngajrjen e mundshme të shkarkimit duke u munduar të ketë në tekst së paku dy burime, sipas standardeve profesionale gazetareske, ai edhe më tepër thellon hamendjet duke përhapur dilema rreth shkarkimit.

“Një prej varianteve që përfolët është edhe ai i shkrirjes me USHT-në që në të ardhmen edhe mund të ndodh. Edhe më parë në opinion është folur për këtë mundësi, por pas këtyre vështirësive që janë reflektuar edhe në rangimet e këtij universiteti, ky variant mund të jetë i pritur”

Misioni i gazetarit është kristalizimi para opinionit i ngjarjeve me interes të përgjithshëm. Pjesë e misioni është edhe sqarimi i dilemave të mundshëm për tema të caktuara. Ai në asnjë mënyrë nuk duhet të përfundojë produktin gazetaresk duke e ngritur dilema të pabaza, sepse në këtë mënyrë del jashtë standardeve profesionale, kështu që në vend të sqaruesit të ngjarjeve bëhet spekulues.

Në Kodin Etik Gazetaresk thuhet se, nëse informata nuk mund të vërtetohet, ose bëhet fjalë për supozim, përkatësisht spekulim, kjo duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk ka

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

jozyrtare

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja