verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shikim i trullosur pas rrotullames politike

on 4 - 04 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

http___infomax.mk_wp_ 1

[Recension: XHES BEJLI, NULANDI, ORAVI DHE HOJTE PUNOJNË PËR PUTININ: E gjithë mbështetja e ambasadorëve të huaj për Zaevin ka qenë në dobi të Putinit]

Si të anulohet mbështetja e qartë e politikave perëndimore për përpjekjet e opozitës që të ndryshohet mënyra e qeverisjes në vend? Kjo gjithsesi, është dilemë rreth të cilës punojnë ekipe që i analizojnë gjërat në favor të partisë në pushtet. Përfundimi i mundshëm është se nevojitet kthesë kopernikane te politikat perëndimore në dobi të Gruevskit. Ky tekst përpiqet, në mënyrë shumë konfuze dhe pa supozime të qarta dhe logjike, ta bëjë këtë “brenda natës”. Ai ia vlen kjo përpjekje?

http___infomax.mk_wp_Linku deri te artikulli origjinal: XHES BEJLI, NULANDI, ORAVI DHE HOJTE PUNOJNË PËR PUTININ: E gjithë mbështetja e ambasadorëve të huaj për Zaevin ka qenë në dobi të Putinit

Data dhe koha e publikimit: 26.03.2016

Data e recensionit: 31.03.2016

Recensues: Ljubomir Kostovski

TENTIM PËR SUSPENDIM TË SHTETIT

Pas Katica Janevës edhe filozofi belg, Piter Van Haute e suspendoi shtetin maqedonas. Njeriu i cili aktronte ndërmjetësues, më në fund e tregoi fytyrën e vërtetë. Në një deklaratë për Deutsche Welle-n në gjuhën maqedonase, Van Haute thotë se pushteti në Maqedoni nuk mund të ndryshоhet në zgjedhje. Që tragjedia të jetë edhe më e madhe në këtë vijë, që nga fillimi i krizës janë edhe sorosoidët më të dalluar, ambasadorët perëndimorë dhe gjithë opozita, e cila që nga fillimi bën lutje në ambasadat e SHBA-ve, Gjermanisë, Holandës, BE-së dhe përfaqësitë e tjera diplomatike të vendeve perëndimore, në Maqedoni të suspendohet shteti dhe populli dhe të bëhet ndyshimi i pushtetit me dhunë.

Problemi kryesor për njëfarë pozicionimi të ri të këtij pushteti në politikën botërore, është ajo se ata që e mbështesin logjinën antiperëndimore nuk mund ta mposhtin aq lehtë atë refleks, dhe përpiqen që mbështetjen e vendeve të BE-së dhe të Aleancsë ta shndërrojnë në mbështetje nga ana e individëve, ose grupeve të caktuara për lobim, dhe t’ua servirin vendeve perëndimore “njohurinë” se ndoshta Zaevi punon për Putinin!?

Në tekst përdoretr leksiku i llojit “Piter Van Hojte ishte zëdhënës i LSDM-së dhe i sorosoidëve në Maqedoni”, dhe “në këtë vijë gjatë krizës, ishin të gjithë faktorët ndërkombëtarë duke filluar nga Xhes Bejli, Aivo Oravi deri te satelitët e Nulandit, të cilët në Maqedoni i jepnin mbështetje Katica Janevës dhe Zoran Zaevit”.

A ka mundësi që diplomatët perëndimorë të jenë aq të hutuar? Për atë se “filozofi belg Pite Van Haute e supsendoi shtetin maqedonas”, tashmë e dijmë – ka pasur pirje të kafes së mëngjesi dhe kush e di si çka ka pasur në pije, kur thuhet se belgu është mashtruar nga disa përfaqësues të komunitetit të OJQ-ve, gjegjësisht thuhet se qëndrimet e Van Hojtes janë identike me “pothuajse të gjithë mercenarët e Sorosit”!

LIDHJA: ZAEV – PUTIN

Mirë, në qoftë se ndikimi i antigruevizmit te vendet perëndimore është aq i fuqishëm, ndërsa bazohet vetëm në disa “burime” të brendshme tek ne, lexuesi do të pyetet se prej ku Zaevi ka lidhje me Putinin? Dhe a e pranon atë teksti, për shkak se mënyra në të cilën sqarohet ajo lidhje, duket sikur edhe autori nuk e ka të qartë deri në fund!

Mirëpo, është interesante për t’u theksuar se sot, ballafaqohemi me propagandën amerikane në formën e saj më brutale, manipuluese. Në fakt, një profesor nga një universitet në SHBA, në mënyrë të padyshimtë thotë se Zoran Zaevi ka punuar me urdhër të Moskës.

Madje edhe vetë artikulli e pranon se “vetë konstelacioni i fjalisë është i palogjikshëm dhe përplot me kontradikat, mirëpo le të futemi pak më thellë”.

Dhe deri ku shkon ajo “thellësi”? Thuhet se – me citimin e autorit të paemërtuar(!) dhe kuptohet pa vënë link deri te ai – “dështimi i SHBA-ve dhe i vendeve perëndimore që të zgjedhi lojtar që do të mund t’i zbatojë politikat e tyre në Maqedoni, kapaciteti i pamjaftueshëm i Zoran Zaevit, bëri që SHBA-të t’i pranojë të gjitha sukseset e kryeministrit Nikolla Gruevski, mirëpo njëkohësisht edhe nëpërmjet tentimit të tjerë që fajin për krizën në Maqedoni t’ia hedhë njëfarë ’mbështetjeje ruse për Zoran Zaevin”.

Теkstin vazhdon pa e përmendur teoreticienin ose çka do që të jetë ai, se nuk ka dëshmi se Zoran Zaevi është takuar me ndonjë përfaqësues të Federatës Ruse?

Nëse Zoran Zaevi gjithë mbështetjen e fitonte nga ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, a do të thotë kjo se Xhes Bejli punon për Putinin

Dhe të mos shkojmë më tutje – me të vërtetë çka ka dashur të thotë teksti? A ka dashur që opozita t’ua lë Putinin atyre? A dëshirohet që nëpërmjet një shembulli të gabuar dhe me gjasë të parëndësishëm të potencohet “propaganda konfuze” e dikujt”, e cila sipas këtij shembulli është “e pashpresë dhe e gabuar” edhe kur e kritikon Gruevskin?

Lexuesi, sikurse edhe autori i këtij recensioni, ndjehet i trullosur kur zbret nga rrotullameja politike e këtij publikimi.a


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

senzacionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

gjuhë e urrejtjes

nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja