verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Porosi politike me skenar Hollywood-i

on 1 - 04 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

kurir

[Recension: Goran Gruevski sot në mëngjes vetë është paraqitur në Gjykatë – PSP-ja përsëri në Hollywood]

Mosnjohje e procedurës, që për pasojë ka tezë të gabuar (me sa duket qëllimisht), që më pas bën dezinformimin e publikut. Akuzohet Prokuroria speciale publike se “vepron politikisht” në rastin “Kalaja”, konkretisht në pjesën e kërkimit të kryeshefit të drejtorisë së pestë të MPB-së. Mirëpo, mungeesa e argumenteve tregon se, sipas të gjitha gjasave, ai që bën akuza mediatike për funksionim sipas urdhërave politike, si duket vetë punon nën diktat politik.

1111Linku deri te artikulli origjinal: Goran Gruevski sot në mëngjes vetë është paraqitur në Gjykatë – PSP-ja përsëri në Hollywood

Data dhe koha e publikimit: 30.03.2016 11:25

Data e recensionit: 31.03.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

 NËSE DHIA RREN, BRINËT NUK RREJNË

PSP-ja pas urdhërit politik përsëri me skenar Hollywood-i.

Komentet e këtilla nuk ndihmojnë në misionin e fshehjes së situatës reale dhe shtrembërimin e ngjarjeve. Kryeshefi i drejtorisë së pestë të MPB-së një periudhë të caktuar nuk ka qenë i kapshëm për policinë, edhe pse nuk ka pasur mundësi të mos e dijë se policia është duke e kërkuar me kërkesë të Prokurorisë speciale publike. Këtë e argumentojnë me faktin se mbrëmjen ndërmjet 29 dhe 30 marsit disa medie e publikuan lajmin, duke iu referuar PSP-së, se kërkohet një funksionar i lartë të MPB-së.

Ai nuk ka marrë asnjë thirrje për bisedë nga PSP-ja edhe përkundër asaj se mediet e SOROS-it dhe të LSDM-së hynë në histeri dhe gjithë mbrëmjen e sulmonin atë.

Përgjigjen në këtë pohim e dha prokuroria speciale, konferenca për shtyp e së cilës përputhet me publikimin e këtij teksti.

Nuk u përpoqëm ta thirrim, nuk e kemi obligim ligjor që ta thërrasim të dyshuarin. Domethënë, në momentin kur do të konstatojmë se ka rrethana të cilat tregojnë se ka rrezik për ikje, të cilat tregojnë se ekzistojnë të gjitha bazat tjera në bazë të të cilave mund të shqiptohet masa e paraburgimit ne mund të kërkojmë që gjykata të shqiptjë masën e paraburgimit. Mbrëmë gjithkund u publikua, se pikërisht i dyshuar kërkohet kështu që mosparaqitja e tij deri tani e arsyeton frikën tonë se janë plotësuar rrethanat për shqiptimin e masës së paraburgimit. (Lençe Ristovska, prokurore në PSP, 30.03.2016)

Pikërisht nëpërmjet atyre medieve e ka kuptuar se e kërkojnë dhe që në mëngjes vetë është paraqitur në gjykatë… Press 24 kupton se sot në mëngjes, kryeshefi në DSK, Goran Gruevski vetë është paraqitur në Gjykatën themelore Shkup 1, në Shkup.

Domethënë gjithë mbrëmjen ai nuk e ka ditur, nuk e ka parë, nuk e ka kuptuar, nuk ka qenë i informuar se policia e kërkon nëpër Shkup, mirëpo ja në mëngjes e ka parë dhe vetë është paraqitur në Gjykatë, mirëpo për këtë nuk ka qenë i informuar institucioni më i thirrur, ai që e ndjek – prokuroria speciale.

Gjatë konferencës për shtyp, na njoftuan me telefon se rreth orës 1 i akuzuar i parë do të paraqitet në Gjykatën penale dhe ne presim thirrje që të marrim pjesë sa i përket marrjes së vendimit për shqiptimin e masës së paraburgimit. (Katica Janeva, prokurorja speciale publike, 30.03.2016)

Konsideroj se nëse i dyshuari kryesor sot në mëngjes ka qenë në Gjykatë, i pari që duhet të njoftohet për këtë është prokurori përkatës publik, e ata janë prokurorët e kësaj prokurorie publike. Për fat të keq, nuk e di për cilat arsye, na njoftuan në momentin kur prokurorja speciale pubike erdhi që të trgojë se ai do të paraqitet në gjykatë në orën një”. (Lençe Ristovska, prokurore në PSP, 30.03.2016)

  • Fakt: njeriu është kërkuar, mirëpo ai nuk ka qenë i kapshëm.
  • Fakt: e ka ditur se e kërkojnë, mirëpo është paraqitur atëherë kur ai e ka vlerësuar, gjoja kur “e ka kuptuar” se është i kërkuar.
  • Fakt: është respektuar procedura ligjore, për të cilën gjë flasin edhe hapat e ardhshëm që i ndërmorri gjykata kompetente.

Këto momente kyçe për gjithë ngjarjen në tekst janë “turbulluar”, mirëpo siç thotë fjala e popullit “nëse dhia rren, brinjtë nuk rrejnë”.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja