verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Statistika e painterpretuar saktë sjell vetëm manipulim

on 2 - 09 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “70% e foshnjave të lindura në Shkup janë shqiptar, maqedonasit vdesin”]

Kur ndodhesh përballë një lajmi të mbushur me lëshime dhe gabime të cilat edhe vërehet që janë të qëllimshme nga ana e gazetarit, je i vetëdijshëm që janë bërë shkejlje të të drejtës së lexuesit për t’u informuar drejt, pa tendenca manipulative. Tendecat e kësaj natyre, ulin kredibilitetin e medies dhe të vetë gazetarit.

LUME_ZHURNALLinku për te artikulli origjinal: “70% e foshnjave të lindura në Shkup janë shqiptar, maqedonasit vdesin”
Data dhe koha e publikimit: 31.08.2015, 11:57
Data e recensionit: 01.08.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Lajmi që recensojmë fillon me tendencë manipulimi që në titull dhe duke zgjedhur fjalë aspak të përshtatshme për të pasqyruar informacionin që disponon autori i tekstit. Gjithmonë bazuar në të dhënat në shifra mbi numrin e lindjeve që autori pasqyron më posht në tekst, del se nuk është e vërtetë që “70 përqind e foshnjave të lindura në Shkup janë shqiptar”. Për të shmangur gabimet (të qëllimshme ose të pa qëllimshme) ka mjaftuar një matematikë e thjeshtë për të llogaritur që përqindja e foshnjave shqiptare të lindura në Shkup (gjithmonë sipas statistikave me numra që na jep autori në tekst) është rreth 34% që është shumë larg 70%-shit që pretendon autori.
Lindjet ne perqindjeËshtë shumë e pakonceptueshme dhe e vrazhdë për syrin e lexuesit përzgjedhja e fjalëve “maqedonasit vdesin!” në titull. Është fjala për një fenomen natyrorë që në gjuhën e statistikave demografike njihet me termin “mortalitet”, term shkencor, që duhet të qëndronte në vend të fjalëve aspak etike që janë përdorur.

“Maqedonia po tronditet për shkak të lindshmërisë (natalitetit) të vogël të maqedonasve dhe trendin e rritjes tek shqiptarët”. “Tronditje” nuk është fjala e saktë për të përshkruar këtë fenomen natyror.

“Vetëm në Shkup për një vit janë lindur lindur 2240 shqiptar, ndërsa maqedonas mezi 3443 persona foshnja të posalinduara”. Përveç gabimeve gjuhësore, teknike dhe sintaksore të shumta në një fjali të vetme, autori ka përdorur fjalën “mezi” kuptimi i të cilës në këtë rast mbetet i pashpjegueshëm, përveç nëse pranojmë se është përdorur me tendencë degradimi.

Sipas tekstit “Ekspertët alarmojnë se nëse vazhdon kjo tendencë e natalitetit në Shkup, kjo do të ndikojë në karakteristikat demografike në kryeqytet”. Atribuimi i informacionit te ekspertët e bën atë të besueshëm. Por jo nëse këto “ekspertë” nuk identifikohen dhe nuk citohen.

Publiku është i prirur t’u bësojë shumë shifrave si të dhëna më precize. Gazetarët që janë të vëtëdijshëm për këtë, duhet mos të keqpërdorin të dhënat dhe statistikat për të ndryshuar konotacionin e lajmit në bazë të interesave të çfarëdo natyre qofshin ato. Të dhënat e këtilla duhet gjithmonë të pasqyrohen sakt, të ilustruara dhe të vendosura në kontekst të drejtë.

Gazetari duhet të jetë i vetëdijshëm se “të luash” me informacione të këtilla, më shumë se sa t’i bësh “qefin” (të favorizosh) njërës ose tjetrës palë, manipulon publikun me të dhëna jo të sakta të cilat nuk i shërbëjnë askujt.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

jo të gjitha janë të sakta

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante,

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

manipulon me shifrat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

gjuhë e urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

ne titull

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja