verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Të gjithë janë si Zaevi!

on 23 - 02 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Алексов и Заев со ист став за изборите - _ - http___netpress.com.mk_209538-2_ 11

[Recension: Аleksovi dhe Zaevi me qëndrim të njëjtë për zgjedhjet]

Teksti që i nënshtrohet këtij recensioni, qëllimisht vendos shenjë të barazisë ndërmjet qëndrimit të kryetarit të asociacionit qytetar “Most”, Darko Aleksov, dhe liderit të opozitës, Zoran Zaev, në lidhje me kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill. Duke u nisur nga një perceptim i tillë, çdokush që konsideron se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve, sipas definicionit, duhet të barazohet me Zaevin.

Aleksov, recenzijaLinku deri te artikulli origjinal: Аleksovi dhe Zaevi me qëndrim të njëjtë për zgjedhjet

Data dhe koha e publikimit: 17.02.2016

Data e recensionit: 18.02.2016

Recensues: Silvana Zhezhova

NUMRA PAUSHALLË

Në artikull janë shënuar informata të pavërteta, se Aleksovi nuk ka ofruar argument të vlefshëm dhe të qëndrueshëm për shtyrjen e zgjedhjeve.

“Darko Aleksovi i MOST-it sot doli me qëndrim identik sikurse edhe Zoran Zaevi. Ai theksoi se nuk ka kushte për zgjedhje, pa dhënë me këtë rast ndonjë argument të vlefshëm dhe të qëndrueshëm. Аleksovi përfaqësoi qëndrim politik dhe vlerësim identik me atë të LSDM-së, e jo pozitë të argumentuar dhe të qëndrueshëm.”

Mirëpo, Aleksovoi në konferencën për shtyp sqaroi se pse konsideron se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve, me ç’rast u prezantua raporti nga mbikëqyrja e periudhës parazgjedhore prej 1 nëntorit drri më 31 dhjetor të vitit të kaluar. Vetëm se, asgjë nga ajo që është thënë në konferencën për shtyp nuk është transmetuar në këtë material tendencioz dhe komentues, i cili është marrë në tërësi nga një medie tjetër (kjo është theksuar, mirëpo nuk është vënë linku) dhe është plasuar pas asnjë përpunim plotësues.

Në lidhje me pronën dhe me gjendjen financiare të Aleksovit, në tekst nuk ekziston asnjë argument, por vetëm jepen numra në mënyrë paushalle. Nuk janë ofruar dëshmi se ai ka “rrotulluar me 4 milionë euro”, se është “оligark në rritje”, se është investitor. E me qëllim të “nxirrjes” së emrit të Аleksovit dhe diskreditimit të punës së tij, “Most”-i ndërlidher me organizatat “armiqësore” qytetare.

“Kundërshtimi i këtillë i Aleksovit ndaj zgjedhjeve, mund të pritej duke pasur parasysh se Aleksovi është masha në duart e LSDM dhe SOROS-it, të cilët janë financuesit e tij kryesorë. Pas pozitës së tij nuk qëndron vlerësim real, por shuma të mëdha parash. Ose thënë me fjalor popullor, Аleksovi luan sipas notave të LSDM-së dhe parave të SOROS-it.”

Edhe sipas praktikës së deritanishme, për pohimet e bëra nuk ofrohen dëshmi, por ato prezantohen në mënyrë paushalle dhe ofrohen si e vërtetët e qindpërqindtë. Ky artikull i përpiluar me qëllim të caktuar fsheh informata dhe e shtrembëron të vërtetën, me qëllim që tregojë se çdokush që konsideron se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill, është në vijë të njëjtë me Zaevin.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja