verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Tekst gazetaresk apo komunikatë partiake

on 21 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

puls 24

[Recension: Janeva bën ndjekje politike kundër Gruevskit]

Duke e lexuar këtë tekst, në çdo moment prisni se diku shkruan komunikatë partiake. Mirëpo, edhe pse duket sikur është vepër e qendrës për komunikime, të VMRO-DPMNE-së, megjithatë bëhet fjalë për diçka që përpiqet të aktrojë artikullin gazetaresk.

Artikulli është komentues, krejtësisht i njëanshëm dhe ka qëllim manipulues. Sulmohet puna e prokurores speciale publike Katica Janeva, me ç’rast paraqiten teza të paargumentuara.

Пулс 24 Јанева води политичка хајка против ГруевскиLinku deri te artikulli origjinal: Janeva bën ndjekje politike kundër Gruevskit

Data dhe koha e publikimit: 12.06.2016, 12:18

Data e recensionit: 18.06.2016

Recensues: Simona Atanasova

KUTE TË DYFISHTA

“Katica Janeva me konferenca teatrale dhe partiake për shtyp, pa prezantuar asnjë dëshmi, bën ndjekje politike kundër liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski dhe partisë në pushtet. Për shkak se nuk ka argumente dhe dëshmi, Janeva nuk erdhi në gjykatë ta mbrojë tezën e saj se Gruevskit duhet t’i merret pasaporta, por e dërgoi Burim Rushitin që ta mbrojë atë që nuk mund të mbrohet. Mirëpo, PSP-ja nuk ka asnjë dëshmi kundër Nikolla Gruevskit, vetëm dëshirë që kundër tij të zhvillojë luftë në emër të LSDM-së”.

Ky material hashiqare e mbron partinë në pushtet VMRO-DPMNE dhe liderin e saj, Nikolla Gruevski, e njëkohësisht pa asnjë dëshmi, e sulmon prokuroren speciale Janeva se mban konferenca teatrale për shtyp. Kjo nuk është e vërtetë, për shkak se prokurorja Fatime Fetai në konferencën për shtyp të mbajtur me 21 prill prezantoi një sërë dëshmish për rastin “TNT”, ndërsa nga Gjykata themelore Shkup 1 u kërkua t’i merret pasaporta Gruevskit.

Përveç kësaj, pa argumente thuhet se Janeva e ka dërguar prokurorin publik Burim Rustemi (mbiemri i të cili në këtë artikull është shënuar gabimisht si Rushiti), për shkak se nuk ka pasur dëshmi ta mbrojë tezën, edhe pse sipas Ligjit për PSP, ajo mund ta dërgojë cilin do qoftë prokuror nga ekipi i saj.

Në nenin 9, paragrafi 3 i Ligjit për prokurorinë publike për ndjekjen e veprave penale që janë të ndërlidhura dhe që dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve, thuhet se:

“Prokurorët publikë e këtij neni nuk kanë të drejtë të sjellin urdhëra dhe akuza, mirëpo kanë të drejtë ta përfaqësojnë prokurorin publik që udhëheq me Prokurorinë publike para gjykatës kompetente”.

PA DISTANCË PROFESIONALE

Gjatë gjithë tekstit gjerësisht tregohet se çka ka ndodhur në gjykatë, çka kanë thënë prokurorët, çka ka thënë mbrojtja. Mirëpo, në atë që është shkruar mungon vërtetimi se kjo me të vërtetë është kështu, se ndoshta, nuk bëhet fjalë për detaje të trilluara.

Në tekst shumë shpesh përdoret shprehja “siç marrim vesh”, mirëpo mungon informata se prej kujt merret vesh. Gazetari ka të drejtë ta mbrojë identitetin e burimit të tij, mirëpo duhet të ofrojë vërtetim minimal se burimi me të vërtetë ekziston. Pa një konfirmim të tillë, ajo që është shkruar nuk le përshtypje se është e saktë dhe e vërtetë dhe nuk e arrin besimin që duhet ta ketë publiku.

Për atë që është shkruar nuk ka as vërtetim nga persona zyrtarë nga gjykata, e as nga avokatët e mbrojtjes, e as që është kërkuar qëndrim nga prokurorët publikë të Prokurorisë speciale të publike.

Pastaj në tekst paraqitet edhe një situatë hipotetike shikuar nën dioprinë e partisë në pushtet.

“Paramendoni, VMRO-DPMNE-ja pa asnjë dëshmi të dorëzojë 10 padi penale kundër Zoran Zaevit, për vepra si p.sh. vrasje dhe vjedhje të rënda, dhe prokuroria të duhet të kërkojë masa të kujdesit pa asnjë dëshmi për shkak se: Dënimi potencial për këtë vepër penale është i larë, dhe ai mund të frikësohet dhe të ikë dhe se do të ketë edhe padi të tjera penale dhe kjo poashtu mund ta frikësojë dhe të ikë”.

Sipas Kodit të gazetarëve të Maqedonisë, në procedurat gjyqësore duhet të respektohet parimi i supozimit të pafajësisë, të raportohet për të gjitha palët e përfshira në kontest dhe të mos sugjerohet aktgjykimi, ndërsa gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike.

Poashtu, Kodi parasheh që nëse informata nuk mund të konfirmohet (sikurse në rastin e artikullit të analizuar) ose nëse bëhet fjalë për supozim, gjegjësisht spekulim, kjo duhet të tregohet dhe të publikohet.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare, anonime

nuk mund të përcaktohet

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja