verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Verifikimi televiziv i fakteve – pse politikanët gënjejnë

on 21 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Në kuadër të konferencës së sivjetme POINT 5.0 të sektorit joqeveritar nga Ballkani Perëndimor, që u mbajt në Sarajevë nga fundi i muajit maj, u organizua edhe punëtoria ndërkombëtare për verifikimin e fakteve në televizion (TV Factchecking). Kjo veprimtari është duke u rritur me shpejtësi dhe tani në botë ka rreth 100 operacione për verifikimin e fakteve të shprehura në publik, para së gjithash nga ana e politikanëve, në më shumë se 40 vende të botës.

Në punëtori ishin të pranishëm përfaqësuesit e Fondacionit “Metamorfozis”: Vlladimir Petreski, redaktor i “Shërbimit për verifikimin e fakteve në media”, Теоfil Bllazhevski, redaktor/gazetar në “Vërtetmatësi” dhe Simona Atanasova, gazetare në Agjencinë “Meta”.

Shikojeni video-inçizimin nga punëtoria, të përgatitur nga kolegët e shërbimit boshnjak istinomjer.ba:

Abonohuni për lajmet më të reja