verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Tekst njollosës dhe nxitës

on 2 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

pres 24

[Recension: KURIR: Ish-këshilltari i Oliver Spasovskit me skenar ukrainas]

Para nesh kemi një konstruksion të përgatitur me qëllim spinues, që si cak e një përfaqësues të strukturave udhëheqëse të partisë më të madhe opozitare. Njëkohësisht, ky publikim tendencioz dhe manipulues, i cili ka elemente të mosdurimit, madje edhe të animozitetit ndaj socialdemokratit Edmon Ademi, e shqetëson publikun duke e frikësuar me gjoja skenar ukrainas.

edmond ademiLinku deri te artikulli origjinal: KURIR: Ish-këshilltari i Oliver Spasovskit me skenar ukrainas

Data dhe koha e publikimit: 29.05.2016, 11:24

Data e recensionit: 31.05.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

SPINIM ME PUBLIKIME TË VJETRA NË FACEBOOK

Artikulli nuk i ka elementet e nevojshme të një produkti korrekt gazetaresk – vërtetësinë, përmbajtësinë, objektivitetin. Nga statuset e vjetra në “Facebook” bëhet një tregim tendencioz për Ademin dhe me këtë rast bëhen akuza qëllimkëqija, mirëpo edhe të rrezikshme se ai bën thirrje për dhunë:

Аdemin, i cili është anëtar i Këshillit ekzekutiv dhe Qendror të LSDM-së, publiku e njoftoi nëpërmjet thirrjes së tij në Facebook për derdhje të gjakut nëpër rrugë.

Përndryshe, ky status i Ademi është publikuar në janar të vitit 2015, është shkruar në një situatë të tendosur politike, në kohë kur në organizimin e Plenumit studentor mbaheshin protesta kundër reformave në arsimin e lartë. Kur Gjykata e Apelit më në fund e publikoi aktgjykimin e pritur gjatë, sipas të cilit gazetari Tomisllav Kezharovski u dënua me dy vjet burg (gjegjësisht e zvogëloi aktgjykimin e shkallës së parë prej 4,6 vitesh burg në dy vjet), për gjoja zbulimin e identitetit të dëshmitarit të mbrojtur. Nuk kaluan as 24 orë pasi u publikua vendimi i Gjykatës së Apelit, Kezharovski me polici dhe me pranga në duar u dërgua në burgun hetimor në Shuto Orizare, për plotësimin e dënimit me burg prej tre muajsh e dhjetë ditë. Në shenjë revolti organizatat e gazetarëve dhe sektori joqeveritar organizuan protestë para Gjykatës së Apelit për ta liruar Kezharovskin.

Kështu që, publikimi i Ademit në Facebook është i inspiruar nga atmosfera e përgjithshme politike në vend dhe paraqet një përgjigje personale, emotive për atë se si praktikohet demokracia dhe si ndahet drejtësia. Porosia e tij është retorike dhe ai, aludon në atë se pa protesta masovike dhe të ashpra nuk mund të rrëzohet kjo garniturë në pushtet. E jo siç thuhet në tekstin që e recensojmë, se ai, gjoja bën thirrje ose provokon dhunëа.

“FUNDI I BOTËS”!

Теksti spinon edhe me një status tjetër të Ademit në Facebook të 7 majit të këtij viti, i nxitur nga zgjedhja e “kryetarit të  parë musliman të Londrës“, e që është vënë në kontekst të realitetit tonë politik dhe me theks në (mos)disponimin e partisë në pushtet për opcionin “kryeministër shqiptar”. Përveç asaj që angazhimin e Ademit për kryeministër shqiptar tekstin e paraqet si “kataklizmë” ose si “fundi i botës”, në të plasohet edhe e pavërteta se Ademi angazhohet për federalizim.

Pasi u shpërblye për qëndrimet e këtilla nga shefat e tij partiakë, ai vazhdi në drejtimin e njëjtë. Edhe pse merrte para nga shteti, Ademi vazhdoi t’i promovojë politikat partiake të LSDM-së dhe të angazhohet për federalizim dhe kryeministër shqiptar.

Përndryshe, Ademi është cak i sulmeve edhe për shkak se ishte i punësuar në kabinetin e ministrit teknik për punë të brendshme, Oliver Spasovski. Dhe pavarësisht nga ajo se për angazhimin e tij ka marrë kompensim – rrogë, sikurse edhe të gjithë të punësuarit e tjerë të ministrive, në artikull thuhet se ai qenka “shpërblyer”. Vetëm se, sipas kësaj logjike, del se dhe të gjithë këshilltarët e tjerë të ministrive dhe të qeverisë janë të “shpërblyer”.

PALA E DYTË ËSHTË INJORUAR

E kur dikush sulmohet, është korrekte të kërkohet deklaratë – qëndrim prej tij – në rastin konkret nga Ademi. Mirëpo, këtu pala e dytë është injoruar totalisht. Mirëpo, me konstruksione nuk bëhet tekst. Kjo nuk ka lidhje me parimet e gazetarisë profesionale, por i ngjan materialit për përdorim politik-partiak.

Në këtë material tepër të anshëm janë shkelur disa nene të Kodit të gazetarëve.

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente…

…Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur.  (neni 1)

Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit.  (neni 13)  

Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike. (neni 14)

Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për t’i qëruar hesapet me persona të ndryshëm, duke i përfshirë këtu edhe kolegët e tij. (neni 16)

Përndryshe, ky tekst njollosës është marrë plotësisht nga një portal tjetër (së bashku me titullin, fotografitë dhe videon), dhe kjo është shënuar me shkronja më të errëta dhe duket sikur ka link, mirëpo ai nuk është aktiv, që poashtu, paraqet lëshim.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë (lajm agjencie)

është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja