verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Tekst që nxit dhunë

on 19 - 07 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

kurir

[Recension: LSDM-ja e dëshpëruar: Tallet me vktimat në Turqi dhe bën thirrje për përledhje të përgjakshmе me armë në Maqedoni]

Teksti që i nënshtrohet këtij recensioni nxit dhunë, duke e akuzuar pa bazë partinë më të madhe opozitare se bën thirrje për “përleshje të përgjakshme në Maqedoni dhe fotografi të njëjtë sikur në Turqi”. Njëkohësisht, LSDM-ja akuzohet se edhe “tallet me viktimat”, duke aluduar se të njëjtën ia dëshiron edhe popullit të vet.

Titulli, sikurse edhe nëntitulli, nuk ofron asnjë dëshmi në këtë drejtum, përveç statuseve të personave aktivp në rrjetet sociale, të cilat janë interpretuar më mënyrë të qëllimshme dhe paushalle (përndryshe disa edhe nuk janë anëtarë të kësaj partie). Përveç kësaj, statuset e tyre individuale, pa marrë parasysh se disa prej tyre kanë përkatësi partiake, nuk e paraqesin qëndrimin zyrtar të partisë.

statusi SDSMLinku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja e dëshpëruar: Tallet me vktimat në Turqi dhe bën thirrje për përledhje të përgjakshmе me armë në Maqedoni

Data dhe koha e publikimit: 16.07.2016

Data e recensionit: 18.07.2016

Recensues: Silvana Zhezhova

KONSTRUKSION I QËLLIMSHËM

Artikulli fillon me statusin e deputetes Lidija Dimova në Facebook dhe bën konstruksion të qëllimshëm se ajo bën thirrje për dhunë, pa marrë parasysh se mu edhe në statusin e Dimovës ajo potencon: “vetëm se pa gjuajtje, ju lutem”.

“Deputetja e LSDM-së, Lidija Dimova, e cila në vend që të angazhohet për interesat e qytetarëve të Maqedonisë dhe jetë më të mirë për ta, ajo nëpërmjet rrjeteve sociale dëshiron që Turqia të na ndodhë “edhe në kokën tonë”.

Sa i përket deklaratës së saj, ka njëanshmëri në interpretim, për shkak se nuk është marrë parasysh komenti i Dimovës për televizionin “Sitel“, ku ajo sqaron se “nuk është e saktë se ajo bën thirrje për dhunë”, duke potencuar se është “grua që nuk dëshiron që djemtë e saj të vriten.”

Materiali që e recensojmë e transmeton edhe statusin në Facebook të njëfarë L Ki, për të cilin media thotë se është polic, i cili, gjoja, qenka “avancuar nga ministri teknik Оliver Spaskovski” (për Spasovskin fare nuk është përmendur resori – punë të brendshme). Për të nuk ofrohet asnjë dëshmi se është polic, e aq më pak se është avancuar. Në një koment të integruar në tekst, thuhet se avancimi, gjoja, është meritë partiake, e çka edhe një herë aludohet se pjesëtarët partiakë të LSDM-së janë ata që bënë thirrje për derdhje të gjakut.

Теksti që e kemi para nesh nuk ofron asnjë dëshmi se LSDM-ja i dëshiron Maqedonisë skenar të njëjtë sikurse grushtshteti që ndodhi në Turqi, e aq më pak që ai të jetë i përgjakshëm. Partia më e madhe opozitare nuk doli me qëndrim për përpjekjen për grushshtet në Turqi, për dallim nga institucionet qeveritare të cilat nëpërmjet komunikatave shprehën mbështetje për “qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike në atë vend”.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

pjesërisht

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

më tepër burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

nuk ka

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja