verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Ja pse kanë rëndësi objektiviteti dhe faktet

on 19 - 07 - 2016       
Овој напис го има и на: MaqedonishtTetova sot - Ja pse Nevzat Bejta eshte kunder BDI-se dhe Ali Ahmetit 1

[Recension: “Ja pse Nevzat Bejta është kundër BDI-së dhe Ali Ahmetit”]

Tema e zgjedhur për trajtim në këtë tekst është më se e rëndësishme. Problemi i deponisë për qytetet e Gostivarit dhe Tetovës është shumë i vjetër dhe e prek interesin publik, kurse  lidhur me të gjithmonë mund të bëhen lajme profesionale, qoftë edhe vetëm me anketa nga banorët që shqetësohen nga kjo gjendje. Por shënjestra e përmbajtjes është një individ, kurse mënyra e informimit është sulmuese, pa pasur “armët” e nevojshme – faktet.

Tetova sot - Ja pse Nevzat Bejta eshte kunder BDI-se dhe Ali Ahmetit 1Linku deri te artikulli origjinal: “Ja pse Nevzat Bejta është kundër BDI-së dhe Ali Ahmetit”

Data e publikimit: 14.07.2016

Data e recensionit: 17.07.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Është bërë një lidhje e palogjikshme mes dy gjërave për të nxjerrë një konkluzion po aq të palogjikshëm, i cili është thënë edhe në titull. Një titull që fillon me “Ja…” sugjeron mendjen e lexuesit të besojë se teksti shpalos fakte, deklarata dhe të dhëna që tregojnë qartë pse Nevzat Bejta është kundër BDI-së dhe Ali Ahmetit. Por, arsyeja që flet për këtë urrejtje, sipas përmbajtjes, është bllokimi i mbeturinave nga komuna e Tetovës për t’u transportuar në deponinë “Rusino” në Gostivar. Sipas autorit, kjo nuk duheshka të ndodhë, sepse, selia e BDI-së ndodhet në Reçicë të Vogël. Pra, Bejta nuk pranoka mbeturinat e selisë së BDI-së, andaj i bie që ai të jetë kundër BDI-së.

“Kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta pas bllokimit të mbeturinave të komunës së Tetovës de fakto është kundër partisë së tij dhe liderit Ali Ahmetit.

Siç dihet selia e BDI-së ndodhet në Reçicë të Vogël ku edhe mbeturinat e kësaj selie Nevzat Bejta i ka ndaluar që të hudhen në deponin Rusino një deponi regjionale.” 

Kur ka ardhur në këtë përfundim, autori nuk e ka marrë në konsideratë qëndrimin e Bejtës të pasqyruar edhe në tekst dhe arsyet që ka shpalosur ai përpara banorëve që jetojnë afër deponisë. Nuk janë trajtuar as shqetësimet e banorëve të shkaktuara nga kjo deponi, por është pasqyruar vetëm njëra anë e storjes, ajo se: “… komunës së Tetovës i kushton shumë shtrenjt hudhja e mbeturinave në Drislla të Shkupit.”, pa thënë fare as për çfarë shume bëhet fjalë.

Vazhdimisht është nxjerrë në pah përkatësia politike e krerëve të komunave dhe kjo nuk është e rastësishme.

“… mund të përshkallzohet konflikti mes dy komunave shqiptare dhe të njetës parti.

… në vitin 2009 ish kryetari i komunës së Gostivarit Rufi Osmani pas bllokimit të mbeturinave të komunës së Tetovës shtriu dorën e pajtimit ku komuna e Tetovës vazhdoi të hedh mbeturina në Rusino edhe pse dy kryetarët ishin në parti të ndryshme.”

Mungon edhe prononcimi i Komunës së Tetovës, për të konfirmuar ose hedhur poshtë skenaret e mundshme të cekuras në përmbajtje. Nevzat Bejta është sulmuar në mënyrë shumë direkte për deponinë, duke lënë anash informimin e balancuar dhe duke përzgjedhur vetëm anët e storjes, të nevojshme që teksti të arrijë “qëllimin”.

Zgjedhja e fakteve patjetër të sigurojë informacion objektiv duke pasur parasysh të gjitha apektet e rëndësishme të temës që trajtohet.shkruan në Kodin Etik të gazetarëve.

Duke theksuar disa herë përkatësinë politike dhe duke mos u marrë aspak më rendësinë që ka ekzistenca e një deponie afër vendbanimeve, autori ka përfunduar me një tekst nxitës dhe tendencioz, i cili nuk kontribuon esencialisht në qartësimin e problemit dhe ofrimin e zgjidhjes së mundshme.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja