Teksti pa dy standardet kryesore mund të jetë vetëm “i verdhë”
Published in Recensione
on 7 - 10 - 2016 Author: Владо Ѓорчев
Edhe pse standardi profesional për theksimin e burimit/eve në mediet e Maqedonisë është miratuar para shumë vitesh, akoma hasim artikuj pa asnjë burim të informatave dhe të tillë në të cilët burimet nuk emërtohen ose përcaktohen gabimisht që të mashtrohet lexuesi. Mirëpo, një problem tjetër serioz është edhe shfrytëzimi i një burimi ose burimeve të ngjashm, pa e respektuar obligimin etik që të dëgjohet edhe pala e dytë. I tillë është edhe ky artikull i njëanshëm me shumë pikëpyetje, e edhe më shumë pohime të paargumentuara dhe të paverifikuara dhe e gjithë kjo pa burime.
Linku deri te artikulli origjinal: Ministri Cvetkov është nervozuar dhe ka ndaluar që t’i japin kafe zëvendësit të tij Nikollovski, për shkak se nuk e paska merituar
Data dhe koha e publikimit: 4.10.2016, 18:45
Data e recensionit: 06.10.2016
Recensues: Vllado Gjorçev
Është e vërtetë se teksti ka titull interesant, mirëëo ai është përpunuar në mënyrë shumë të keqe dhe të njëanshme. Qasja është tepër joprofesionale, me një dozë të pakontestueshme njollosëse:
Në takimin në të cilin kanë marrë pjesë bashkëpunëtorët e Nikollovskit, si dhe të punësuar në shërbimin juridik, Cvetkovi ka filluar të bërtasë, dhe më pas i ka dhënë urdhër gruas edhe ka sjellë kafe për mysafirët, që të mos i japë kafe Nikollovskit, për shkak se, siç ka thënë, nuk e ka merituar. Pasi që ajo, megjithatë i ka dhënë kafe edhe Nikollovskit, Cvetkovi e ka larguar atë prej tij duke i thënë se nuk ka bërë asgjë për bujqit dhe nuk ka për të pirë kafe në kabinetin e tij, kupton Libertas.
Me zbatimin konsekuent të parimit të theksimit të burimeve, gazetari e “ndërton” vërtetësinë e fakteve që i komunikon dhe e fiton besimin e lexuesve. Artikujt në të cilët nuk respektohet ky parim, e që ndonjëherë përmbajnë edhe akuza të rënda, vështirë se mund të konsiderohen si të besueshëm.
Gjëja e parë që bie në sy kur lexohet ky tekst është mungesa e fakteve të mjaftueshme, mungesa e burimeve që janë shfrytëzuar (së paku të ishin theksuar përafërsisht), praktikisht ka mungesë të lajmit. Për shkak se nuk është lajm ajo se ministri dhe zëvendësi i tij nuk raporte shumë të mira, siç ndodh edhe në ministritë e tjera, të cilat iu nënshtruan rregullave të reja dhe ligjit të ri për qeverinë.
Nëse qëllimi i tekstit ka qenë të jepen detaje se deri ku mund të shkojë ky mospajtim, si kuriozitet, dhe kjo do ishte e pranueshme, mirëpo gjatë kësaj është dashur t’i kushtohet kujdes konfirmimit të plotë të ngjarjes, duke e përdorur parimin e palës së dytë – siç është paraparë me nenin 1 të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë dhe duke i përcaktuar burimet, ashtu siç parasheh neni 4 i këtij Kodi.
Kur një produkt gazetaresk e përdor shrehjen “siç kuptojmë”, dhe asgjë më tepër, menjëherë lind dyshimi për vërtetësinë dhe besueshmërinë e ngjarjes dhe të fakteve.
Një tekst i shkruar në këtë mënyrë me titull senzacionalist dhe pa i respektuar fare standardet profesionale, bën me dije se ka mundësi që ai të jetë shkruar me qëllim që të tërheqë një numër sa më të madh të lexuesve/klikimeve, mirëpo nuk përjashtohet mundësia që qëllimi të ketë qenë të diskreditohet një person i caktuar, e nëpërmjet tij edhe opcioni i tij politik, duke e paraqitur palën tjetër si viktimë të cilësi nuk i japin as kafe të pijë.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
EXTENSIVENESS
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e