Thirrje publike për furnizim të shërbimit: Ueb-aplikacion për arkivim të përmbajtjeve mediatike
Published in Aktivitete
on 20 - 07 - 2015 Author: AdministratorFondacioni “Metamorfozis” shpall thirrje publike për furnizim të shërbimit: ueb-aplikacion për arkivim të përmbajtjeve mediatike. Thirrja bëhet në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediave në Maqedoni – Komponenta “Shërbimi për verifikimin e fakteve në media”, që implementohet nga “Metamorfozis”. Projekti ka për qëllim t’u mundësojë qytetarëve të Maqedonisë të kërkojnë më tepër llogari nga mediet, si dhe t’u ndihmojë gazetarëve në zbatimin e standardeve të tyre profesionale, duke u ofruar vegla në internet dhe resurse për edukim publik dhe për ngritjen e vetëdijes publike.
Qëllimi i furnizimit është përgatitja e ueb-aplikacionit për arkivimin e përmbajtjeve nga mediet që do të mundësojë ruajtjen e përmbajtjeve të ueb-faqeve që janë zgjedhur nga shfrytëzuesit dhe ueb-faqeve të zgjedhura automatikisht, si dhe përpunimin e tyre automatik.
Komunikimi zyrtar në lidhje me thirrjen mund të bëhet në gjuhën maqedonase ose angleze.
Dokumentet për shkarkim | Lloj i dokumentit | |
Thirrja e plotë për furnizim | .docx | .odt |
Udhëzime për furnizuesit | .docx | .odt |
Kontrata për furnizim të shërbimeve | .docx | .odt |
Përshkrimi i shërbimit | .docx | .odt |
Formulari për ofertë teknike | .docx | .odt |
Formulari për ofertë financiare | .docx | .odt |
Tabela për vlerësim | .docx | .odt |