verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Titull për klikime

on 29 - 01 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Пронајдена исчезнатата жена од Куманов_ - http___press24.mk_pronajdena-ische 11

[Gjendet gruaja e humbur nga Kumanova – çka i ka ndodhur]

Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni është propozim i një lexuesit tonë, i cili thotë: “Vendosin çka të duan si titull të “artikulli” dhe nuk u bën syri tërr. Ajo që pastaj në tekst nuk kanë asnjë informatë rreth asaj që e paralajmërojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë, nuk ua ndien fare”. Lexuesi ka plotësisht të drejtë.

Пронајдена исчезнатата жена од Куманово што и се случило Press24Linku deri te artikulli origjinal: Gjendet gruaja e humbur nga Kumanova – çka i ka ndodhur

Data dhe koha e publikimit: 25.01.2016

Data e recensionit: 27.01.2016

Recensuese: Аna Anastasovska

MIRËPО, ÇKA I KA NDODHUR KUMANOVARES?

Në fakt, titulli i artikullit, përveç që vërteton se është gjetur në grua nga Kumanova e cila ka humbur, poashtu, paralajmëron se do të na zbulojë edhe se çka i ka ndodhur. Mirëpo, një gjë të tillë në tekst nuk ka. Informatat që i përmban ky lajm gazetaresk është se gruaja është gjetur, kush, kur dhe ku e ka gjetur.

“Pjesëtarët e SPB-së së Kumanovës, mbrëmë rreth orës 23 në zonën qendrore të qytetit e gjetën 33-vjeçaren e humbur, banore e fshatit Novo Sellë të Kumanovës.”  

Në material ka edhe informata për atë se kur familja e ka paraqitur si të humbur, si dhe për atë se kushërinjtë e saj kanë kërkuar ndihmë nga mediet.

“Gruaja nga anëtarët e familjes së saj është paraqitur si e humbur më 23 janar.

…anëtarët e familjes nëpërmjet medieve kërkuan ndihmë edhe nga qytetarët për gjetjen e gruas.”

Mirëpo, në pjesën përmbajtësore të këtij publikimi nuk ka asnjë përgjigje për atë se çka i ka ndodhur kumanovares. Faktikisht, ajo që gjendet në titull, mungon në tekst. Titulli provokativ është vënë vetëm për tërheqjen e vëmendjes, e jo për informim. Është e qartë se është bërë zgjedhja e tillë e konstruksioni të titullit vetëm me qëllim që të mblidhen sa më shumë klikime. Kjo është joprofesionale, mirëpo edhe jokorrekte ndaj lexuesve.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja