Në anën e kundërt të profesionalizmit
Published in Recensione
on 29 - 01 - 2016 Author: Симона Атанасова[LSDM-ja qëllimisht e rrënon Listën zgjedhore]
Teksti që i nënshtrohet këtij recensioni është komentues, manipulues, joobjektiv dhe bën konstatime të pasakta. Qëllimi i këtij publikimi është diskreditimi i opozitës dhe nxitja e lexuesit që të dyshojë në neutralitetin e Komisionit shtetëror zgjedhor. Në rastin konkret krejtësisht është injoruar pala e dytë në tregim.
Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja qëllimisht e rrënon Listën zgjedhore
Data dhe koha e publikimit: 22.01.2016, 17:01
Data e recensionit: 26.01.2016
Recensues: Simona Atanasova
BURIMET TË PAEMËRTUARA DHE AKUZA PAUSHALLE
Kemi pohim se anëtarët e LSDM-së në KSHZ nuk lejojnë që të fillojë pastrimi i Listës zgjedhore dhe për çdo ditë e pengojnë punën. Poashtu ka edhe koment se qëllimi i LSDM-së, gjoja, qenka të shtyhen zgjedhjet për shkak të rejtingut të dobët të partisë, e jo pastrimi i Listës zgjedhore.
Nuk është e qartë se si është nxjerrë përfundimi i këtillë që i shtrembëron edhe qëndrimet e opozitës edhe të kryetarit të KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski. Në tekst si mbështetje për qëndrimet e shprehura është vënë deklarata e parafrazuar nga “burimet”, që janë të paemërtuara dhe jokredibile, që do të thotë se mund të jetë kushdo qoftë, ose askush.
Pas qëndrimit të publikuar manipulativ, në tekst gjerësisht është sqaruar takimi i kryeministrit të përkohshëm Emil Dimitriev me anëtarët e KSHZ-së dhe plotësisht është transmetuar deklarata e tij. Kjo pjesë e tesktit nuk ka asnjë lidhje me qëndrimin e shprehur më parë të se LSDM-ja qëllimisht e rrënon Listën zgjedhore.
Pas transmetimit të detajuar të deklaratës së Dimitrievit, artikulli përsëri i rikthehet konstatimit të dhënë në hyrje se LSDM-ja frikësohet nga zgjedhjet.
Me akuza tendencioze dhe paushalle, të fshehura pas formulimit “burime nga KSHZ-ja” bëhet një konstruksion spinues
…se kryetari Aleksandar Çiçakovski dhe anëtarët e LSDM-së nuk lejojnë të fillojë pastrimi i Listës zgjedhore dhe për çdo ditë e pengojnë punën. Burimet e njëjta thonë se misioni i Çiçakovskit është të krijojë alibi për kërkesat e LSDM-së që të shtyhen zgjedhjet, edhe pse esenca e këtyre kërkesave nuk është Lista zgjedhore por rejtingu i dobët i partisë.
E me këtë rast nuk transmetohet deklarata e krytearit të KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski (i cili është ekspert, e jo anëtar i partisë), që të munden lexuesit vetë të binden në atë se çka në të vërtetë ka thënë ai.
Në pyetjen se a mund të realizohen zgjedhjet më 24 prill, përgjigja ime është se teknikisht zgjedhjet mund të realizohen, mirëpo kontrollimi dhe pastrimi i listës zgjedhore nuk mund të realizohet, që do të thotë se nuk mund të sigurohet listë zgjedhore në të cilën do të kenë besim të gjithë – thuhet në deklaratën me shkrim të Çiçakovskit.
Kështu që, me anashkalimin e kësaj deklarate, mirëpo edhe nëpërmjet spinimit, manipulimit me faktet, në publik imponohet perceptimi se Lista zgjedhore është alibi e opozitës për t’i shtyrë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të paralajmëruara për 24 prill. Kështu, i shkruar dhe i plasuar në këtë mënyrë, artikulli me titull: “LSDM-ja qëllimisht e rrënon Listën zgjedhore”, në fakt, i rrënon standardet e gazetarisë profesionale.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pjesërisht
pjesërisht
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare, anonime
relevante, jorelevante
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e