verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Titull që e mohon vërtetësinë e “dëshmive”

on 27 - 10 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

По 1000 денари плус такси за протестот на средношколците Сител Телевизија-crop-resize

[Recension: Nga 1.000 denarë plus taksi për protestën e nxënësve të shkollave të mesme?!]

Disa shkolla të mesme në Shkup të enjten aguan me porosi të pahijshme të shkruara nëpër mure. Cak ishin ata që kishin marrë pjesë në protestën që u mbajt nëpër rrugët e Shkupit dhe para Ministrisë për Arsim dhe me to akuzoheshin se kanë fituar para të cilat u janë premtuar nëse do të marrin pjesë në tubim!? Bazë për këtë ishte teksti (kronika) në televizionin Sitel, i cili pastaj ishte marrë nga shumica e medieve proqeveritare për këtë temë – këta nxënës gjoja kanë pasur transport falas me taksi, e bile paskan marrë edhe nga 1.000 denarë “para xhepi”. Kush nuk do të shkonte, apo jo?!

По 1000 денари плус такси за протестот на средношколците Сител ТелевизијаLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Nga 1.000 denarë plus taksi për protestën e nxënësve të shkollave të mesme?!

Data dhe koha e publikimit: 21.10.2015 15:51

Data e recensionit: 23.10.2015

Recensues: Ljubomir Kostovski

Ajo që është gjithnjë e më e qartë është se pas këtyre plenumeve qëndron keqpërdorimi politik i të rinjve, gjegjësisht Plenumet bëhen dorë e zgjatur e partisë më të madhe opozitare LSDM, të financuara nga organizata të afërta me SOROS-in. Dëshmi për këtë është edhe komunikimi ndërmjet LSDM-së dhe anëtarësisë së saj për organizimin e protestës. Që skandali të jetë edhe më i madh, disa lexues na e dërguan edhe komunikimin në “Viber” për organizimin e protestave, sipas të cilit, pjesëmarrësit për pjesëmarrje kanë marrë nga 1.000 denarë.

Shkurtimisht, është ofruar komunikimi i pretenduar nëpërmjet Viberit ndërmjet njeriut të parë të Komitetit komunal të LSDM-së në Aerodrom dhe ndonjërit nga organizatorët në nivel më të ulët ku është “përshkruar shpërblimi” me konstatimin se ka para dhe të mos mërzitet për pagesën.

ga ana tjetër, vetë kronika konstaton se ka pasur numër të vogël të pjesëmarrësve (300 deri në 400 persona) që është në kundërshtim të plotë me përmendjen e parave të xhepit. Për ato para, që janë të barabarta me mëditjen e një muratori, të themi, në tubim do të kishte me mijëra pjesëmarrës! Sidomos nëse ka para të mjaftueshme, siç thotë televizioni…

Të mos e zgjasim – këto dëshmi të ashtuquajtura do të mund të bëheshin me çdo program për përpunim të fotografive (Photoshop) dhe gjithsesi kemi të drejtë të dyshojmë në atë që është ofruar. Që është në kundërshtim me situatën në terren. Kursim i LSDM-së? Apo i Sorosit?

Pastaj, konstatimi se në tubim ka pasur shumë pensionistë dhe njerëz të vjetër që duhet të dëshmohet nëpërmjet disa fotografive të ofruara – që janë vënë në portalin e televizionit – as që flet për shumë njerëz të asaj moshe, e aq më pak për njerëz të moshuar, aq më tepër pasi për disa prej atyre që kanë qenë në tubim u tregua se janë profesorë, të cilët ishin me nxënësit e tyre dhe flisnin para ministrisë ose jepnin deklarata për mediet!

Vijmë deri te konstatimi kryesor – televizioni as që është përpjekur t’i “ballafaqojë” aktivitetet e përmendura me “dëshmitë” e veta, e as në terren nuk i ka pyetur të rriturit e pranishëm se kush janë dhe pse kanë ardhur. Nga media që ka fotografi dhe zë, presim që t’i shfrytëzojë potencialet e saj, e jo të dyshohet për manipulime me “photoshop”. Të cilat, siç e shohim, bëjnë presion plotësues mbi nxënësit nëpërmjet porosive “që kanë mbirë” nëpër mure.

Në kronikë nuk ka asnjë fjalë për atë se shkilen të drejtat e nxënësve dhe se sipas Kushtetutës ata kanë të drejtë ta kenë mendimin e tyre dhe atë ta shprehin publikisht edhe nëpërmjet protestës. Nuk ka fotografi me dyert e mbyllura të shkollave të mesme, me drejtorë të zemëruar, nxënës të ndëshkuar… Kjo është një kronikë e shtrembëruar krejtësisht në funksion të atyre që thonë se jemi “më të mirët në botë”.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

kreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

Teksti i diskrediton ata që e mbrojnë të drejtën për protesta

nuk ka gjuhë të urrejtjes

Teksti shkakton dhunë verbale nëpërmjet akuzave nëpër mure

diskriminon

diskriminim social, diskriminim politik

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja