verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Titull tendencioz që nuk korrespondon me përmbajtjen e ofruar

on 24 - 04 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

puls-24-09876-0987-crop-resize

 

[Recension: Gjuajtje në Studeniçan: Persona me unfiorma të maskuara sulmojnë në rrethinën e Shkupit]

 

Bëhet fjalë për përpjekje që nga një buletin klasik policor të bëhet artikull senzacionalist, i cili mund, e ndoshta edhe ka pasur për qëllim, të shkaktojë shqetësim, e madje edhe panik te një pjesë e publikut. Problemi kryesor është te titulli, i cili nuk është aspak adekuat. Ky është një shembull për titull tendencioz që nuk korrespondon me përmbajtjen e ofruar.

puls 24Linku deri te artikulli origjinal: Gjuajtje në Studeniçan: Persona me unfiorma të maskuara sulmojnë në rrethinën e Shkupit

Data dhe koha e publikimit: 17.04.2015, 07:12

Data e recensionit: 20.04.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

SENTACIONALIZËM QË DUHET TË SHESË SULM TË ARMATOSUR NGA BULETINI POLICOR

Senzacionalizëm: (Veçanërisht në gazetari) është prezantimi i tregimit, ngjarjes në mënyrë që ka për qëllim të provokojë interesim të publikut ose еmocionim në llogari të precizitetit: senzacionalizëm mediatik.

Pikërisht këtë e kemi në rastin konkret – të shkaktohet interesim i shtuar i publikut, mirëpo në llogari të saktësisë. Po, është e vërtetë se ka pasur ngjarje në afërsi të Shkupit ku disa persona të maskuar kanë ndaluar dhe kanë plaçkitur një grup emigrantësh nga Siria. Domethënë, bëhet fjalë për plaçkitje klasike,e jo për, siç sugjeron titulli, vepër të mundshme rebeluese ose terroriste. Konkretisht, dikush ka dashur të përfitojë në mjerimin e emigrantëve edhe ashtu të rraskapitur nga Lindja e Afërt, të cilët transitojnë nëpër vend dhe t’ua “mbledhë” edhe ato pak para që u kanë mbetur në rrugën drejt vendeve perëndimore. Mirëpo, punët kanë shkuar keq për sulmuesit, për shkak se viktimat kanë reaguar dhe kanë arritur të mbrohen. Domethënë, në aspekt përmbajtësor materiali nuk ka problem. Mangësia kryesore është konstruksioni i titulli, i cili më tepër i karakterizohet me senzacionalizëm se sa me vërtetësi, informim dhe precizitet. Thënë thjesht, është përdorur titull që nuk ka lidhje me tekstin. Në teorinë gazetareske titulli ka disa funksione: të informojë, shkurtimisht te tregojë qëllimin e përmbajtjes, t’i tërheqë lexuesit dhe t’i fusë në një lloj “avanture” të leximit dhe të mendimit. Mirëpo, në këtë rast, duket sikur qëllimi ka qenë publikut tepër të futet në “avanturë”, dhe nga plaçkitja e zakonshme ngjarja është shndërruar në “sulme në rrethin e Shkupit”. Është e vërtetë se titulli i konstruksionit ndonjëherë duhet të “zbukurohet” që teksti të shitet më lehtë, mirëpo kjo assesi nuk guxon të bëhet në llogari të së vërtetës.

Thënë të vërtetën ky material është pastër “copy-paste”, ose më saktë “vjedhje” e lajmit me “titull jashtëzakonisht të keq”, mirëpo kjo assesi nuk e zvogëlon fajin e atij që ka vendosur thjesht ta përcjellë informatën me një titull jashtëzakonisht tendencioz dhe joadekuat. Ja se si e kanë bërë këtë një pjesë e mediave, në përputhje me standardet e vendosura:

“Plaçkitës kanë sulmuar sirianë në Studeniçan të Shkupit e pastaj janë mposhtur”

“Emrigrantët e kanë rrahur plaçkitësin që ka gjuajtur ndaj tyre”

Titulli, sa mund ta përmirësojë, aq mund edhe ta prishë përshtypjen e përgjithshme për një artikull, diçka që i ka ndodhur pikërisht këtij teksti.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

ka, nëpërmjet titullit jo të saktë

nuk ka informata të rrejshme

është i balancuar

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja