verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Titulli intrigon, përmbajtja dëshpëron

on 13 - 12 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Paraqiten “bomba” të reja për BDI-në, ja çka përmbajnë (Video)”]

Teksti fillon me një titull mashtrues, ku paralajmërohet diçka që nuk ofrohet në tekst. Kjo bëhet vetëm për të tërhequr vëmendjen e lexuesit dhe më shumë klikime, por në mënyrë profesionalisht të pandershme .

almakos-paraqiten-bomba-te-reja-per-bdi-ne-ja-cka-permajne-1Linku deri te artikulli origjinal: “Paraqiten “bomba” të reja për BDI-në, ja çka përmbajnë (Video)”

Data e publikimit: 29.11.2016

Data e recensionit: 04.12.2016

Recension: Fatlume Dervishi

Çfarë paralajmëron titulli? 

Ajo që e tërheq lexuesin që në titull është njoftimi për “bomba” të reja, gjegjësisht materiale të reja të përgjuara që komprometojnë një subjekt politik. Kujtesa automatikisht e dërgon lexuesin te përgjimet që bënë aq shumë bujë, madje që çuan në formimin e një prokurorie të veçantë që do të merret vetëm me ato, përshkak të materialeve që ata përmbajnë dhe që hapin dyshime për vepra penale nga funksionarët shtetërorë.

Çfarë ofron teksti?

Teksti, përveç që është i mbushur me komente e që është mangësia më evidente e tij, nuk mbështetet nga asnjë burim relevant. Shfrytëzimi i një burimi anonim, në këtë rast, nuk të krijon përshtypjen e të qënit i besueshëm. Ai përmend një aspekt shumë të ndjeshëm si “shkëmbimi i fjalëve jo të mira për familjarët e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës” në këto përgjime të reja.

Pretendime kontraverse 

Përmbajtja fiillon me pretendimin se “Në rrjetet sociale janë paraqitur bomba të reja të cilat kanë shkaktuar “tërmet” të vërtetë në degët e BDI-së në Kumanovë e Likovë” por më tej bën të ditur se autori nuk i ka dëgjuar vetë përgjimet, nuk ka njohuri nëse ato janë publikuar diku (në rrjetet sociale) dhe nuk di me siguri nëse publiku i ka dëgjuar (pavarësisht se në fillim pretendon për një “tërmet” të shkaktuar nga ato).

Ata (burimet) thonë se tek “bombat” më të reja, dy udhëheqës të lartë të BDI-së dëgjohen duke u tallur me kuadrot e propozuara nga degët e kurse fjalë jo të mira shkëmbejnë edhe për familjarë të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës. Këto burime kanë refuzuar të na tregojnë nëse “bombat” janë publikuar në “facebook” ose në “youtube”, por thonë se me të madhe po dëgjohen në rajonin e Likovës dhe Kumanovës. Për këtë arsye, në prag të zgjedhjeve priten ikje të reja nga BDI-ja në Kumanovë e Likovë.

Ky burim, nëse do të ishte serioz, do t’i siguronte medias këto materiale të përgjuara ose të paktën do t’i tregonte se ku mund t’i gjente ato. Ky do të ishte fakti dhe ky do të ishte lajmi.  Pa pasur as dëshminë më të vogël për atë që thotë, ky burim (nëse vërtetë ekziston) as nuk do të duhej të ishte marrë parasysh nga një gazetar profesionist.  Video regjistrimi që paralajmërohet në titull, është në fakt një nga përgjimet tashmë të dëgjuara .

“Në pamundësi për të publikuar “bombat” e reja, ju sjellim edhe njëherë bombën numër 38.”

KODI ETIK:

  • Nëse gazetari vlerëson se informacioni i paprovuar është me interes publik, është i obliguar ta publikojë, por duke saktësuar se bëhet fjalë për informacion të pakonfirmuar.

  • Gazetari mund të publikojë diçka për të cilën nuk ka edhe aq dëshmi, por për të cilën ka mjaft indikacione se është i vërtetet, respektivisht diçka për të cilën ekziston dyshim i bazuar. Dyshimi i bazuar nënkupton prezentimin e argumenteve që janë të arsyeshëm dhe që janë indikacion se diçka është e vërtet, pa pasur dëshmi konkrete për vërtetësinë.

Në tekst mund të shfrytëzoheshin edhe forma të tjera të verfikimit të informacionit të marrë, të kërkoheshin burime nga vendbanimet e përmendura, të kërkohej një qëndrim zyrtar i subjektit që përmendet dhe t’i sigurohej publikut një informacion që nuk do të ishte tendencioz, por gjithëpërfshirës dhe me fakte të besueshme.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

anonime

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja