verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Vija e kuqe e privatësisë dhe interesi publik

on 12 - 12 - 2016       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht
 Податоците за малолетните лица, жртви на полов напад не треба да бидат објавувани дури и кога постои претпоставена согласност од нивниот родител Фото: www.gettyimages.com Принтскрин
Të dhëna për të miturit që janë viktima të sulmit seksual nuk duhet të publikohen madje edhe kur ka pëlqim të supozuar nga prindërit e tyre. Foto: www.gettyimages.com, Printscreen

Edhe pse në rregullativën ndërkombëtare për mbrojtjen e privatësisë është futur parimi i “të drejtës që të na harrojnë në internet”, largimi i të dhënave që janë pjesë e lajmeve dhe e kronikave të mediave praktikisht është i pamundur. Prandaj, duhet të merret parasysh fakti nëse viktima e mitur kur do të rritet a do të konsiderojë se informacionet dhe të dhënat e publikuara në emër të interesit publik e shkelin privatësinë e saj dhe ndikojnë në jetën e saj.

Shkruan: Еlena Stojanovska

Publikimi i emrit dhe i mbiemrit, fotografisë, lidhjeve familjare, lidhja me orientimin politik të të dyshuarit për sulmin seksual ndaj të miturit, hapin një sërë çështjesh dhe dilemash që e nxisin debatin publik për këtë dukuri sociale, mirëpo në të njëjtën kohë e kalojnë kufirin e respektimit të privatësisë (të viktimës që është e mitur dhe të autorit në procedurën paraprake, në përputhje me  Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale) dhe supozimin e pafajësisë në përputhje me Kodin penal të Republikës së Maqedonisë.

Zbulimi i identitetit – personat e mitur

Të dhënat personale të personave të mitur nuk guxojnë të publikohen pa mbrojtjen e duhur, gjegjësisht mjegullimin e fytyrës, ndryshimin e zëri dhe përdorimin e inicialeve. Të miturit janë persona me aftësi të kufizuar mendore, dhe për këtë arsye ata nuk mund vetë të japin pëlqim për atë se ndonjë informacion në lidhje me ta a do të jetë publik apo jo. Pëlqim për publikimin e të dhënave personale të të miturve duhet të kërkohet nga prindërit e tyre, kujdestarët apo përfaqësuesit ligjorë, por edhe kur do të sigurohet ajo, duhet të merren parasysh implikimet e ardhshme nga publikimi i të dhënave personale të të miturit.

Zbulimi i identitetit – personat e dyshuar

Publikimi i të dhënave për personat kundër të cilëve zhvillohet procedurë gjyqësore ose administrative është në kundërshtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, sidomos nëse merret parasysh edhe mosrespektimi i parimit të supozimit të pafajësisë. Interesi publik për aksionet hetimore dhe për proceset gjyqësore është i madhi dhe i arsyeshëm, por në çdo rast mediat duhet të sigurojnë anonimizim adekuat të personave që janë të përfshirë drejtpërdrejt në procedurat të cilat janë në realizim e sipër.

“Facebook”-u – burim i informatave

Në informacionet e para për ngjarjen u publikua vendi dhe mosha e të dyshuarit për veprën dhe mosha e viktimës së mitur. Pasi në “Facebook” familja e viktimës filloi të publikojë informata për ngjarjen, mediet, duke konsideruar se vetë publikimi në “Facebook” do të thotë edhe dhënie të pëlqimit që informacionit të jetë publik, filluan të publikojnë detaje në mesin e të cilave edhe identietin e autorit dhe të viktimës. Mirëpo, çka harruan mediet kur “Facebook”-u u bë burimi i tyre  informatave?

  • Меdiet duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë privatësisë së të miturve, që janë viktima të sulmeve sekuale. Ata nuk e humbin të drejtën e tyre për privatësi vetëm për faktin se prindërit e tyre janë të njohur për publikun, dhe me vetë këtë janë më të ndjekur nga publiku, ose për shkak të asaj se zbulimi i krimit vetëvetiu është me interes të madh për publikun;

  • Të dhënat për të miturit që janë viktima të sulmeve seksuale, nuk duhet të publikohen madje edhe atëherë kur ka pëlqim të supozuar nga prindi i tyre, kujdestari apo ndonjë person tjetër i rritur nga familja.

 INTERNETI NUK HARRON

A është e arsyeshme që të dhënat nga Regjistri për personat e dënuar për vepra penale për keqpërdorim seksual të të miturve dhe për pedofili të jenë publike dhe të shërbejnë si burim i informatave?!

Nëse analizohet mirë Ligji për regjistrin e veçantë për personat e dënuar për vepra penale për keqpërdorim seksual të të miturve dhe për pedofili, mund të përfundohet se qëllimi i përpunimit të të dhënave personale është ofrimi i mbrojtjes së fëmijëve nga keqpërdorimi seksual, pedofilia dhe tregtia me të mitur, duke i vënë në dispozicion informatat për personat që jetojnë në rrethinën e tyre, e të cilët janë të dënuar për vepra të tilla penale.

Qëllimi i vendosur në këtë mënyrë nuk është në përputhje me parimet e mbrojtjes së të dhënave personale nga aspekti i vënies në dispozicion të informacioneve. Praktika e vendeve ku ka regjistër të këtillë është që qasja në të të jetë e kufizuar, gjegjësisht qasje në të të kenë çerdhet, shkollat, konviktet për fëmijë, internatet, prindërit që do të drejtohen në stacionin policor.

Sasia e të dhëna që gjenden në regjistër do të ishte adekuate në qoftë se qasja do të ishte e kufizuar. Në këtë rast, kur regjistri është në dispozicion publik, duhet të zvogëlohet sasia e të dhënave personale (iniciale, datëlindja e saktë, adresa e saktë e vendbanimit). Si do që të jetë, fakti që ky regjistër ka status të bazës publike të të dhënave nuk do të thotë se këto të dhëna mund të publikohen nga mediet.

Edhe pse në rregullativën ndërkombëtare për mbrojtjen e privatësisë është futur parimi i “të drejtës që të na harrojnë në internet”, largimi i të dhënave që janë pjesë e lajmeve dhe e kronikave të mediave praktikisht është i pamundur. Prandaj, duhet të merret parasysh fakti nëse viktima e mitur kur do të rritet a do të konsiderojë se informacionet dhe të dhënat e publikuara në emër të interesit publik e shkelin privatësinë e saj dhe ndikojnë në jetën e saj.


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Abonohuni për lajmet më të reja