verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Tre gabime në një titull

on 12 - 04 - 2016       
Zhurnal - Thaci behet burre, nuk shkon ne zgjedhjet e 5 qershorit te cilet tenton ti falsifikon Gruevski

[Recension: “Thaçi bëhet burrë, nuk shkon në zgjedhjet e 5 qershorit të cilët tenton ti falsifikon Gruevski?!”]

Me një retorikë populiste dhe patriotike, tentohet që më lehtë të arrihet te lexuesi. Përderisa nuk respektohen standardet, kjo nuk është e këshillueshme për lajme, sepse, tek e fundit, kjo formë e të shprehurit është tejet subjektive.

Zhurnal - Thaci behet burre, nuk shkon ne zgjedhjet e 5 qershorit te cilet tenton ti falsifikon GruevskiLinku deri te artikulli origjinal: Thaçi bëhet burrë, nuk shkon në zgjedhjet e 5 qershorit të cilët tenton ti falsifikon Gruevski?!”

Data dhe koha e publikimit: 05.04.2016

Data e recensionit: 07.04.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

“Thaçi bëhet burrë…” thotë pjesa e parë e titullit. Kjo është një shprehje e përditshme, një simbolikë që nuk i shkon një lajmi, sepse e shikuar nga këndvështrimi objektiv që duhet të ketë një lajm, është mjaftë kontradiktore dhe e palogjikshme.

Më tej, autori pretendon se kryetari i opozitës shqiptare, Thaçi dhe partia e tij, nuk do të garojë në zgjedhjet e 5 qershorit. Një pohim të këtillë (të paktën në mënyrë aq të prerë si e prezanton autori) nuk e gjejmë në deklaratë. Në asnjë moment të deklaratës që pasqyrohet, Thaçi nuk ka thënë një gjë të këtillë por gjithçka është nën opsionin “nëse”. Madje edhe deri në momentin që ky recension po shkruhet, PDSH-ja nuk ka mohuar pjesëmarrjen në zgjedhje.

Në titull, vendoset theksi edhe te Gruevski si falsifikator i zgjedhjeve dhe autori len të kuptohet që këtë e ka thënë vetë Thaçi si arsye e “mospjesëmarrjes” së partisë së tij në zgjedhje. As kjo akuzë, nuk është pjesë e citatit të Thaçit që është zbardhur.

“Në takim me mikun Kristian Danielson diskutuam shumë çështje. Për ta tejkaluar krizën duhet zgjedhje fer dhe demokratike. Duhet të punojnë edhe partitë politike edhe institucionet që të përmbushen kushtet. Unë nuk do të përmendi datë. Për datën e 5 qershorit ne kemi qenë të përmbajtur. Për çfarëdo date duhet të krijohen kushte fer dhe demokratike, në të kundërtën gjithçka rrënohet. Kështu është shprehur kreu i PDSH, Menduh Thaçi pas takimit me drejtorin e Drejtorisë për zgjerim në Komisionin Evropian, Kristian Danielson i cili sot po qëndron në Shkup.”

Me shumë gjasë, në fund lexuesi mbetet konfuz nga ajo që lexon në titull dhe ajo që lexon në tekst. Mes këtyre të dyjave, nuk ka aspak harmoni dhe lindin dyshime serioze se titulli është shpikje apo vlerësim personal i autorit, i cili ka treguar papërgjegjshmëri gjatë raportimit, akt ky i cili sanksionohet sipas rregullave profesionale. 

Locimi i gabuar i burimeve ose shpikja e burimeve për të prezentuar informacione të pasakta, të gjymta dhe jo sa duhet të provuara, trajtohet si shkelje e rëndë e standardeve profesionale. – shkruan në Kodin Etik të Gazetarëve të Maqedonisë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante,

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja