verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Urimet për liderët s’janë lajme

on 11 - 01 - 2016       

 

[Recension: “Komandanti i UÇK-së, Ali Ahmeti mbush 57 vjet”]

 

Në periudhën e monizmit në shtete të ndryshme të botës, ekzistonte byro speciale për kontrollin e plotë të të gjitha informacioneve përpara se të botoheshin në shtyp. Bëheshin kontrolle rigoroze mbi shkrimet e gazetarëve të cilët në asnjë moment nuk u lejohej të ishin jashtë filozofisë së regjimit dhe në as më të voglën mundësi nuk kishin të drejtën e kritikës, në të kundërtën, ata akuzoheshin për agjitacion dhe propagandë kundër shtetit ku pasonin dënime nga më të ndryshmet, duke filluar nga internimet, burgosjet e deri te eliminimet fizike. Ka raste kur tekste të caktuara të kujtojnë këtë periudhë me lavdet që ngrejnë për figura të ndryshme, ndërkohë jetojmë në një kohë krejt tjetër.

Screenshot (84)Linku për te artikulli origjinal: “Komandanti i UÇK-së, Ali Ahmeti mbush 57 vjet”

Data dhe koha e publikimit: 04.01.2016, ora: 08:42

Data e recensionit: 06.01.2016

Recensues: Agron Vrangalla

Me ardhjen e sistemit të ri politik në vendet ballkanike, gjërat kanë ndryshuar, por ka raste kur disa gjeste apo mendime, flasin për një dëshirë rikthimi në kohën e monizmit. Kjo mund të vërehet edhe nga ana e modelit të liderëve që qëndrojnë në pushtet, por edhe nga ana e modelit të shtypit dhe stilit të të shkruarit. Është shumë e vështirë ndonjëherë të bësh ndarjen për të kuptuar se ku fillon dhe ku mbaron politika, ku fillon dhe ku mbaron gazetaria e kështu me radhë. Edhe përkundër këtij sistemi tejet hibrid, duhet pasur një lloj segmentimi të fushave profesionale me qëllim që të krijohet shumëngjyrshmëria e një shoqërie pluraliste.

Teksti që është marrë në analizë, buron nga një media e cila të njëjtin tenton ta shesë si të jetë një lajm. Në fakt ky tekst më tepër i ngjan një minimonografie se sa një lajmi. Nëse do të merrej si interes publik jetëpërshkrimi i një lideri në ditën e lindjes së tij në një anë, në anën tjetër është kurajo e madhe rrëfimi i veprimtarisë së tij vetëm me lavde. Teksti kështu i bën liderit të BDIsë një “dhuratë” të vogël duke i kujtuar publikut vetëm anët e mira të veprimtarisë së Ali Ahmetit. Nëse do të vendosej që ditëlindja e një lideri të ishte si shkak për përshkrimin e punës së tij, atëhere për të qenë korrekte do të duhej të përmenden edhe kritikat dhe dështimet. Sepse nuk ka njeri që mos të ketë gabuar e aq më shumë në politikë, që mos të ketë sjellë vendime që më së paku janë të diskutueshme.
Ku është lajmi në këtë tekst? Bazuar në karakteristikat e zhanreve mediatike, ky tekst nuk bën pjesë as te reportazhi, as te komenti, as te opinioni dhe as te ndonjë zhanër tjetër gazetaresk.

Në pikën e 6-të të Kodit Etik të Gazetarëve të Maqedonisë thuhet:

“Gazetari nuk guxon të përdorë median për publikimin apo për fshehjen e informacioneve për përfitime personale…”

“Çdo lloj publikimi komercial, si dhe propagandë politike që nuk janë të veçuara sakt vlerësohen si shkelje e rëndë e standardeve profesionale.”

Që teksti të jetë edhe më problematik, në fund të tij na paraqitet një urim drejtuar liderit të BDI-së nga ana e redaksië që thotë: “shfrytëzon nga rasti që liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (Ali Ahmeti), të ua uroj ditëlindjen me uratat për shëndet, fat dhe suksese”.

Tekste të tilla dalin jashtë standardeve gazetareske për informim dhe marrin nuanca të tjera. Kalojnë në propagandë, që nuk i shërben informimit të duhur por dhe profesionit të gazetarit.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk ka burime

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

:

nuk ka informata të rrejshme

mban anën e një pale

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

nuk jane te ndara

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostTITLE QUALITY

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja