verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Afirmuesi proqeveritar – ekspert për gjithçka

on 24 - 03 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Untitled

[Recension: EKSPERTËT PËR LLOGARIDHËNIEN E VMRO-DPMNE-së: Veprimi i këtillë është kulmi i transparencës ndaj qytetarëve]

Ashtu siç “një dallëndyshe nuk e sjell pranverën”, ashtu edhe mendimi i një njeriu nuk do të thotë edhe ekspertiz e përgjithshme dhe absolute për ndonjë çështje të caktuar. Në këtë rast, na ofrohet një tekst që paralajmëron еkspertë, e në fakt, na ofrohet vetëm një qëndrim edhe atë i njeriut që në publik njohet si afirmues i zellshëm i politikave të pushtetit aktual dhe i veprimeve të kryetarit të partisë në pushtet.

Linku deri te artikulli origjinal 11111: ЕKSPERTËT PËR LLOGARIDHËNIEN E VMRO-DPMNE-së: Veprimi i këtillë është kulmi i transparencës ndaj qytetarëve

Data dhe koha e publikimit: 21.3.2016 , 12:38

Data e recensionit: 23.03.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

NJË DALLËNDYSHE NUK E SJELL PRANVERËN!

Është e qartë se ky tekst është përgatitur për ra aktualizuar sa më shumë që është e mundur ngjarjen në të cilën VMRO-DPMNE-ja dha llogari për punën e bërë deri tani. Qëllimi i këtij artikulli, mirëpo edhe të një sërë artikujsh të tjerë të ngjashëm, është që publikut t’i “derdhen” epitete për aktin e partisë në pushtet si kulm i trnsparaencës.

Përshtypja gjatë leximit të materialit është se qëllimi primar ka qenë të përsëriten deklaratat e Nikolla Gruevskit, ndërsa me rëndësi sekondare janë qëndrimet e ekspertit. Domethënë, qëllimi është, parea së gjithash, përsëri ta dëgjojmë kryetarin e VMRO-DPMNE-së, e pastaj të shohim se çka mendojnë njohësit e rrethanave. Mirëpo, mu këtu qëndron problemi më i madh i këtij teksti.

Në fakt, ka qëndrim vetëm të një njeriu, edhe pse titulli lavëdorhet me еkspertë dhe, siç theksuam tashmë, nuk mund në bazë të vetëm një mendimi të bëhet përgjithësim. Plus, deklarata është dhënë nga një ish-diplomat, i njohur për atë se komenton gjithçka, duke filluar nga politika e brendshme e deri te çështjet gjeostrategjike, prej Amerikës nëpërmjet Shkupit dhe Athinës, deri n Vlladivostok, dhe pothuajse gjithmonë është i prirur për t’i lavdëruar veprimet e pushtetit aktual. Kjo na çon te thelbi i problemit se teksti me të vërtetë ka qasje të njëanshe për shkak se konsultohet mendimi i njeriut, ja le të jetë edhe ekspert, qëndrimet e të cilit pothuajse gjithmonë janë në vijë të njëjtë me ato të partisë në pushtet.

Nëse është vendosur që të bashkëbisedohet me të, atëherë patjetër është dashur të bisedohet edhe me dikë tjetër për të pasur balanc në material. Mirëpo angazhimi ka përfunduar vetëm me një burim të informatave, i cili nuk duhet të konsultohet për gjithçka dhe nuk mund të lihet i vetëm në përmbajtjen e cila është përgatitur vetëm në konotacion afirmues.

Kur do të lexohet:

“Sipas njohësve të rrethanave, partitë e tjera duhet ta ndjekin këtë shembull edhe me vepra, e jo vetëm me fjalë, të tregojnë se çka kanë punuar në interes të qytetarëve”,

me të vërtetë pritet se do të pasojë diçka më tepër nga:

“Ish-diplomati, Risto Nikovski, thekson se këtë që e bëri VMRO-DPMNE-ja, me gjasë nuk e bën askush dhe duhet të përshëndetet.”

Nëse ashtu thotë ai, “me siguri” ka të drejtë, apo jo?!

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pjesërisht

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare, jozyrtare

relevante

2 burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja