verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Akuzat duan fakte!

on 30 - 11 - 2015       

[Recension: “SKANDAL: BDI kërcënon ata që marrin pjesë në organizimet opozitare!”]

Gazetarët fillojnë shkrimet e tyre, të bindur se kanë të drejtë të akuzojnë dhe me një bindje edhe më të madhe se akuzat që bëjnë janë të vërteta. Akuzat të cilët nuk dëshmohen me burime relevante dhe faktet e nevojshme, mbeten shpifje. Dyshimet që hidhen duhet saktësuar, me qëllim që gazetari të jetë objektiv dhe mos të lejë përshtypje për njëanshmëri.

SKANDAL BDI kërcënon screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “SKANDAL: BDI kërcënon ata që marrin pjesë në organizimet opozitare!”

Data dhe koha e publikimit: 24.11.2015

Data e recensionit: 25.11.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Në artikullin që po recensojmë, gazetari ka komentuar ngjarjet. Ai vetë pohon se fushata zgjedhore “po e alarmon me të madhe partinë shqiptare në pushtet” duke mos i thënë lexuesit se si e ka konstatuar këtë. Më pas në tekst ai u është bashkëngjitur dyshimeve të ngritura mbi këtë subjekt politik, madje përfshirë edhe afera të pakonfirmuara. Në lajmin që po recensojmë, gazetari jep qëndrime dhe konstatime duke akuzuar dhe njëkohësisht duke luajtur rolin e njohësit të rrethanave.

Duket se fushata zgjedhore tashmë po alarmon me të madhe partinë shqiptare në pushtet, BDI-në sidomos pas skandaleve të njëpasnjëshme që i kanë plasur si me “Bombat”, po ashtu edhe me rastin e fundit të “Telekom-it” ku akuzohen direkt Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi për mitmarrje prej 5 milion euro.

Thirrja në burime të tjera dhe mos konfirmimi i tyre, bën që publiku të krijojë hamendje në vërtetësinë e lajmit. Kriteri bazë i gazetarisë profesionale është thirrja në së paku tre burime. Neni 4 i Kodit Etik thotë: Gazetari do ta bëje të ditur burimin e informacionit, por nëse burimi kërkon të mbetet anonim, gazetari do ta mbrojë”Ndërkaq, pika dy e po të njëjtit nen, saktëson: Locimi i gabuar i burimeve ose shpikja e burimeve për të prezentuar informacione të pasakta, të gjymta dhe jo sa duhet të provuara, trajtohet si shkelje e rëndë e standardeve profesionale”.

Autori përmend se “BDI tetë muaj para zgjedhjeve formoi shtabin zgjedhor, ku në krye të saj zgjodhi si udhëheqës Ministrin Bekim Nezirin, dhe kjo hapi shumë dilema se përse u formua kaq herët një shtab i tillë…” por në asnjë vend në tekst nuk thotë se ka tentuar të pyesë ndonjë person kompetentë për të sqaruar dilemat e tij, që njëkohësisht i përcjellë edhe si dilema publike.

Në paragrafin tjetër, pa pritur, autorit i vjen një ide në mendje dhe aty dilemat zgjidhen. “Megjithëkëtë, sa vijnë e qartësohen gjërat, ky shtab zgjedhor siç merr vesh ekskluzivisht Almakos ndër të tjera në disa raste është në funksion edhe të asaj që të kushtëzojë persona të caktuar që mos marrin pjesë në tubimet opozitare…”

“…një ndër këto raste është trysnia për mosprezencën e aktivistëv të LR – PDSH dhe RDK-së për festën e 22 Nëntorit, që e organizuan bashkërisht në Tetovë.”

Nëse autori donte të trajtonte rastin e personit të përmendur me inicialet D.I., aktivist i lëvizjes BESA nga Tetova për të cilin thotë se është kërcënuar nga BDI që të mos merr më pjesë në aktivitete opozitare, duhet të trajtonte prononcimin e burimit me po aq dyshim sa ka trajtuar gjendjen politike të BDI-së aktualisht. Prononcimi zyrtar i BDI-së është i patjetërsueshëm në këtë rast. Edhe po të refuzonin, autori duhet të kryente obligimin e tij profesional duke tentuar.

Kurse, rasti i fundit thotë një burim i sigurtë për Almakos që janë kërcënuar për pjesëmarrjen e tyre është shënimi i përvjetorit të Lëvizjes BESA. Me këtë rast, personit me inicialiet D.I aktivist i Lëvizjes BESA nga Tetova, i janë lajmëruar sipas tij nga shtabi zedhor i BDI-së, dhe e kanë kërcënuar që më asnjëherë mos merr pjesë në organizime të tilla opozitare.

Deklaratat anonime ndonjëherë janë diskutabile për besueshmërinë e lexuesve ndaj artikullit. Të njëjtat duhet përcjellë me citat me qëllim që të kenë ndikim efektiv në opinion. Në tekst thuhet se “thotë një burim i sigurt”, mirëpo gazetari nuk është ai i cili përcakton me fjalë saktësinë dhe forcën e burimit. Atë duhet ta vërtetojë përmes dëshmive të cilat duhet t’i sjellë.

Gazetaria profesionale funksionon me parimin e paanshmërisë, ndërsa artikulli në fjalë është shembulli konkret për një gazetari joprofesionale.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

Nuk përjashtohet

Nuk përjashtohet

mban anën e një pale

anshmëri politike, anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja