verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Akuzat e paargumentuara janë shpifje

on 21 - 04 - 2016       

[Recension: Emri i Hadi Osmanit i përfshirë në skandalin financiar”Panama Papers”]

Sot është shumë lehtë të bësh lajme sensacionale, portalet nuk japin përgjegjësi para askujt, edhe pse shumë prej ligjeve vlejnë edhe për ta. Bëjnë lajme si duan vetë, pa e lodhur kokën për pasojat e lajmeve që plasojnë. Mirëpo, edhe po të mos kishte ligj për shpifje, që merret edhe me përmbajtjet e portaleve, një gazetar i ndërgjegjshëm do të kishte parasysh Kodin etik të gazetarisë dhe standardet profesionale gazetareske.

download (1)Linku deri te artikulli origjinal: “Emri i Hadi Osmanit i përfshirë në skandalin financiar”Panama Papers”

Data dhe koha e publikimit: 09.03.2016

Data e recensionit: 19.04.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Teksti që po e recensojmë tregon për emra të përfshirë në skandalin financiar botëror “Panama Papers”, pa ia paraqitur publikut së paku një dokument ku figuron emri të cilin ai e përmend si të implikuar në skandal.

“Sipas të dhënave të deritanishme të publikuara nga konsociriumi ndërkombëtare i gazetarëve investigativë janë dy kompani, tre përfitues dhe 22 aksionerë shqiptarë në rradhët e emrave që janë gjetur në dokumentat e firmës “Mosak fonseka” nga kanë dalë këto materiale. Mes tyre gjendet edhe emri i kandidatit të pavarur për deputet shqiptarit që vepron në Zvicër, Hadi Osmani.”

Në përmbajtje përmenden “disa të dhëna”, megjithatë lexuesi brenda në tekst nuk mund t’i gjejë askund. Gazetari duhet që të jetë i saktë dhe preciz në atë prezanton. Jo vetëm të përcjellë të dhëna, por edhe t’i argumentojë të njëjtat. Në rastin tonë, as të dhënat nuk i kemi. Dhe, në vend se t’i ngjaje një produkti gazetaresk, teksti të jep përshtypjen se je duke dëgjuar ndonjë muhabet në kafene. Gazetari tekstin duhet ta bazojë në dy e më shumë argumente apo burime.

Nga ana tjetër, personi i apostrofuar në tekst nuk është marrur për prononcim për ta vërtetuar apo demantuar atë që po shkruhet për të. Pa palën tjetër, teksti mbetet i cunguar, jo i plotë dhe aspak profesional.

Sipas Kodit Etik Gazetaresk: “Gazetari duhet të sigurojë “palën e dytë”, respektivisht t’u jep mundësi të dy palëve të interesuara të produktit gazetaresk ta shprehin qëndrimin e tyre. Kjo edhe më tepër vije në shprehje kur gazetari shpreh dyshime ose akuza ose kur dikush është objekt i sulmit apo kritikës.”


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja