Analistja përfaqësuese!
Published in Recensione
on 15 - 10 - 2016 Author: Valon[Recension: A luan opozita lojë të rrezikshme duke tentuar për herë të tretë të ikë nga zgjedhjet?]
Çështja e balancimit është njëra nga çështjet që është elaboruar më së miri në tekstet e teorisë së gazetarisë dhe praktikimit të tij. Thjesht, nuk është etike, e as profesionale, të prezantohen informata, e aq më pak qëndrime, gjegjësisht mendime të njëanshme, e për pasojë edhe favorizuese.
Aq më tepër, edhe më joprofesionale është që kjo anshmëri dhe këto veprime të “mbulohen” me – analistë. Аnalistët, në parim, duhet të jenë profesionistë që posedojnë njohuri të analizojnë procese të caktuara pa përkrahur ndonjë anë. Kjo është ajo pozitë e ftohtë akademike.
Mirëpo, për shkak se ajo që në botë është rregull, te ne është përjashtim, e ajo që në botë është përjashtim, te ne është rregull, është situata kur keni analistë të pozicionuar – në anën e pozitës apo opozitës politike.
Mirëpo, edhe atëherë mediet duhet të balancojnë. Të ballafaqojnë, të krahasojnë dhe t’i paraqesin para publikut analistët e të dyja palëve.
Kjo në rastin e përmbajtjes mediatike që e recensojmë – nuk është bërë.
Linku deri te artikulli origjinal: A luan opozita lojë të rrezikshme duke tentuar për herë të tretë të ikë nga zgjedhjet?
Data dhe koha e publikimit: 13.10.2016 , 12:50
Data e recensionit: 14.10.2016
Recensues: Zoran Bojarovski
VETËM NJËRA ANË
Kemi përmbajtje e cila thelbin dhe porosinë e tij e formon në bazë të qëndrimit, mendimit të vetëm një analisteje. E drejtë e analistes është të përcaktohet se cilën anë të spektrit politik, dhe aq më tepër, cilin opcion politik do ta përfaqësojë privatisht. Mirëpo, kur këtë e bën publikisht, ajo më nuk është analiste, në kuptimon e vërtetë të fjalës, por bëhet përfaqësuese/avokate.
Gjithsesi, duhet theksuar se edhe në situatën e tillë, ajo nuk është “fajtore”. Përcaktimin e saj duhet ta dallojë media, e cila nëse dëshiron të jetë objektive dhe e paanshme, përveç këtij, duhet ta ofrojë edhe opcionin tjetër, në emër të interesit publik. Për shkak se nëse nuk e bën këtë, e shkel parimin e nenit 5 të Kоdit të gazetarëve, i cili thotë:
Gazetari do t’i respektojë ligjet e shtetit, mirëpo nuk do të publikojë e as nuk do të fshehë diçka që është në kundërshtim me interesin publik.
Prej këtu del edhe shkelja e një neni tjetër të Kodit, nenit 14, që e trajton paanshmërinë dhe distancën profesionale:
Raportimi për proceset politike, veçanërisht zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pohime të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
gjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
plotësisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
nuk aplikohet
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
kopje të plotë
TITLE QUALITY
informon
kreativ
senzacionalist
adekuat
i qartë
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
manipulon
është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
gjuhë e urrejtjes
nxit për përdorimin e dhunës
diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e