verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Anshmëria nuk e ka vendin në gazetari

on 4 - 08 - 2016       
Tetova news - Ja cilet jane bashkepunetoret e Fetulla Gylenit nga Maqedonia (1)

[Recension: “Ja cilët janë bashkëpunëtorët e Fethullah Gülen-it nga Maqedonia”]

Trajtimi i njëanshëm i temave është një gabim i madh profesional në gazetari, sidomos kur teksti përmban akuza dhe kritika. Në lajmin që është përzgjedhur, në mes tjerash janë përmendur disa organizata dhe biznese, për të cilat nuk është përmendur asnjë fakt dhe asnjë dëshmi, për akuzat apo pohimet që janë bërë në adresë të tyre.

Tetova news - Ja cilet jane bashkepunetoret e Fetulla Gylenit nga Maqedonia 1Linku deri te artikulli origjinal: “Ja cilët janë bashkëpunëtorët e Fethullah Gülen-it nga Maqedonia”

Data e publikimit: 31.08.2016

Data e recensionit: 03.08.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

E para që duhej t’i sqaronte përmbajtja publikut është përzgjedhja e fjalës “terroriste” për organizatën Fetullahçi (FETÖ) dhe pse kjo organizatë është në dëm të qytetarëve të vendit, meqë si e tillë është trajtuar ajo, si dhe të gjithë organizatat tjera të përmendura, ose, siç thuhet në tekst, “bashkëpunëtorët e saj”.

Agjencia e lajmeve “Anadolu Agency” ka publikuar një tekst në të cilin shkruan për influencën e, ashtu siç e quan ajo, organizatës terroriste Fetullahçı (FETÖ) në vendet e Ballkanit.

Lista e organizatave dhe bizneseve të përmendura është e gjatë, por asnjëra prej tyre nuk është trajtuar si “palë e dytë” dhe me të drejtë të pakontestueshme për të shprehur qëndrimin e tyre për pohimet e bëra.

  • Shkollat “Yahya Kemal”,
  • Gazeta “Makedonya Zaman”,
  • Zinxhiri i marketeve “EVAR”,
  • Kurset “Sedef”,
  • Agjencia turistike “Bashak”,
  • Firmat e transportit “Rainboë”;
  • Unionin e Biznesmenëve të Maqedonisë (MIBA),
  • Fondacioni “Tolerans dhe Shafak”,
  • Shoqata “Horizontet” – me anë të së cilës administron konviktet dhe shtëpitë studentore si në Shkup ashtu edhe në qytete të tjera,
  • Qendra analitike e titulluar “analyticamk.org/en/”.

Rregulla e Kodit etik të gazetarëve për “palën e dytë” është e qartë:

  • Gazetari duhet të sigurojë “palën e dytë”, respektivisht t’u japë mundësi të dy palëve të interesuara të produktit gazetaresk ta shprehin qëndrimin e tyre. Kjo edhe më tepër vjen në shprehje kur gazetari shpreh dyshime ose akuza ose kur dikush është objekt i sulmit apo kritikës.
  • Zgjedhja e fakteve patjetër duhet të sigurojë informacion objektiv duke pasur parasysh të gjitha aspektet e rëndësishme të temës që trajtohet.

Në tekst nuk është respektuar as ky parim, ndërsa gjatë trajtimit të temës nuk janë marrë parasysh të gjitha aspektet e rëndësishme, madje nuk është sqaruar as se si ka ardhur redaksia deri te këto informacione. Nuk mjafton vetëm citimi ose atribuimi i medias që e ka transmetuar e para informacionin.

Në fund, përmendet një çështje, e cila assesi nuk duhet të ishte lënë me kaq, por është dashur të hulumtohej në vazhdimësi, pikërisht për shkak të rëndësisë së madhe që ka.
“Nga ana tjetër organizata me fillimin e mbledhjes së zekatit dhe sadakasë në Maqedoni, u bë objekt diskutimesh dhe konfliktesh pasi në këtë vend sadakanë dhe zekatin e mblidhte vetëm Komuniteti Musliman.”

Në këtë paragraf, teksti ka ngritur disa pikëpyetje, por i ka lënë ato pa përgjigjet e nevojshme. A bëhet fjalë për keqpërdorim (vjedhje) parash të disa qytetarëve që i takojnë një komuniteti fetar, kush ka njohuri dhe kush duhet të japë llogari për këtë peqpërdorim?! Përgjigje nuk kemi.

Duke pasur parasysh ndikimin që ka aktualisht kjo temë te lexuesit në vend, përmbajtja pa të drejtë (ose pa fakte dhe sqarime) mund të ketë dëmtuar organizatat dhe bizneset e përmendura.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

asnje burim

asnjera pale

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja