verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Postimet individuale të zyrtarëve në Facebook nuk janë qëndrime zyrtare!

on 3 - 08 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Nuhiu: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Avokatin e popullit për maltretimet e mundshme ndaj grupit të Kumanovës]

Në mungesë të një qëndrimi zyrtar dhe më të zbërthyer rreth çështjes në fjalë, redaksia ka bërë lajm tekstin që po e recensojmë. Megjithatë, pjesë e fajit për këtë (ndoshta me gabim) mund të shihet edhe te vetë redaksia,  sepse në tekst nuk thuhet nëse për këtë qëndrim është tentuar të merret ndonjë konfirmim zyrtar apo jo.

Ka raste të shumta kur mediat marrin për bazë lajmi qëndrimet e palëve të përfshira në tekst, duke i shkëputur ato nga rrjetet sociale. Mirëpo, problemi qëndron në faktin se qëndrimi në fjalë mund të mos jetë dedikuar në opinion si qëndrim institucional, por privat.

Teksti që po recensojmë ka interes publik, dhe duke pasur parasysh faktin që Nuhiu nuk ka pasur një qëndrim zyrtar më të detajuar për këtë rast, redaksia me të drejtë e ka marrë si qëndrim të tij publik shkrimin e tij në rrjetin social Facebook. Por kjo nuk mjafton për një lajm gjithpërfshirës.

Zv.Ministri i Policisë Agim Nuhiu, i ka komentuar ankesat e fundit për maltretimet e të akuzuarve për rastin e Kumanovës. Sipas tij doemos duhet të sundoj drejtësia, dhe nuk përjashton mundësinë që ndonjë pjestarë i MPB-së ti tejkalon kompetencat.

Nuhiu Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Nuhiu: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Avokatin e popullit për maltretimet e mundshme ndaj grupit të Kumanovës
Data dhe koha e publikimit: 29.07.2016
Data e recensionit: 30.07.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Në shumë raste, rrjetet sociale shfrytëzohen si mekanizëm (me qëllim) për t’iu shmangur pyetjeve të gazetarëve. Kjo nuk do të thotë se gazetarët duhet të ndalojnë këtë. Bazuar dhe referuar Kodit etik të gazetarëve, ata bile janë të obliguar të shfrytëzojnë të gjitha mënyrat profesionale për të arritur deri tek qëndrimi sa më relevant. Mundësia për të parashtruar pyetje – është arma më e fortë e çdo gazetari.

Për opinionin e gjërë po e përsërisë nuk e di për të satën herë qëndrimin tim në lidhje me ankesat për maltretimet e të akuzuarëve për rastin e Kumanovës. Ne mbështesim fuqishëm sa konceptin për sigurinë në vend po aq edhe konceptin për dinjitet njerëzor. Nuk mund të goditen shkelësit e ligjit me degradimin e tyre, por me masa institucionale adekuate, sikundër që nuk mbrohet siguria e vendit me shkeljen e të drejtave të njeriut, por me veprime operative të ligjshme. Funksionimi i shtetit të së drejtës dhe sundimi i drejtësisë është një sfidë e madhe.

Vështruar në aspektin profesional, për të qenë një lajm gjithpërfshirës, i mungojnë sfondi dhe informacione më të detajuara rreth keqtrajtimit të grupit të Kumanovës, si dhe rikjutim për qëndrimet apo mungesën e qëndrimeve lidhur me keqtrajtimet për të cilat pretendohet nga ana e MPB – së. Kuptohet, në këtë plan mungojnë edhe qëndrimet e palëve tjera të prekura apo kompetente në këtë çështje, si pala mbrojtëse, Ministria e Drejtësisë e cila ka kompetenca për sigurimin e të burgosurve apo të pandehurve, Avokati Popullit, si dhe familjarët e të akuzuarve.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

:

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

:

infoVistinitostBIAS

:

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

josenzancionalist

adekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja