verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Truqet e vogla të mjeshtërve të gjahut për klikime

on 5 - 08 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Publikohet “bombë” e re për punësimet në administratë me ryshfet]

Gazetari, kur vendos që një informacion ta bëjë lajm, duhet t’i marrë parasysh pyetjet e bazë të profesionit që bëhen:  në këto raste: Kush? Kur? Ku? Si? Çka? Pse? Këto informata patjetër duhet të jenë pjesë e tekstit të një lajmi, edhe atë që në fillim të tij. Në të kundërtën, lajmi nuk është i plotë dhe krijohet hapësirë për keqinterpretim dhe dezinformim.

Publikohet “bombë” e re screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Publikohet “bombë” e re për punësimet në administratë me ryshfet
Data dhe koha e publikimit: 01.08.2016
Data e recensionit: 02.08.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Teksti që po recensojmë është kopje e plotë nga një portal i një shteti fqinj. Ajo që e dallon këtë tekst nga artikulli origjinal është titulli, i cili nga redaksia vendase është sajuar në këtë formë me qëllim të arritjes së më shumë klikimeve nga online shfletuesit e vendit. Ai është vendosur në atë mënyrë që lexuesi të krijojë përshtypjen se një skandal si ai i një viti më parë, apo vazhdim i tij, ka shpërthyer përsëri në Maqedoni, duke bërë një manipulim profesionalisht të pandershëm me kurreshtjen e lexuesit, gjë që më tepër është karakteristikë e shtypit rozë.

Njeriu që mban gjallë fuqinë në prapaskenë të PDK-së së pushtetshme është Adem Grabovci. Koordinon të gjitha aktivitet e paligjshme të partisë. I luten të gjithë për kryerjen e favoreve. Ai iu nënshtrohet vetëm dy vetave: Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Në tekst nuk ka strukturë lajmi, e ajo që është më me rëndësi, as në titull e as në tekst nuk është lokalizuar lajmi (ngjarja). Teksti që është pagëzuar si lajm, në fakt është një paralajmërim, ndërsa në kontekst është më shumë mendim personal ose i redaksisë amë që e ka publikuar, se sa lajm i redaksisë vendase. Nuk duhet harruar fakti që lexuesit duhet t’i mundësohet lajm që kuptohet nga të gjitha moshat. Ai duhet thjeshtësuar që të kuptohet prej lexuesit që me leximin e parë, që të mund ai ta interpretojë pa hamendje tek të tjerët.

Adem Grabovcin të gjithë e thërrasin “shef”. I tillë është me veprime kur është fjala për të shpërdoruar autoritetin zyrtar.

Teksti nuk ka një sfond dhe nuk citon burimin. Nga artikulli “Dosja e Shefave: Shteti në dorë të nëntokës” në portalin kosovar insajderi.com, është shkëputur pjesa hyrëse e tekstit dhe është bërë lajm. Tekstit i është mbivendosur një fotografi e huazuar nga interneti, ndërsa i është bashkëngjitur edhe video, përmes së cilës portali kosovar paralajmëron tematikën e bisedave të përgjuara, të cilat i publikon përmes videos.

Duke mos dashur të hyjmë në përgjegjësinë e portalit insajderi.com, kujtojmë që portali vendas ina-online.net, përveç mangësive që cekëm më sipër, në një mënyrë ka shkelur edhe prezumimin e pafajësisë, pasi që ende nuk është përcaktuar autenticiteti i bisedave të publikuara, e në tekst nuk shihet tentativa që nga pala e akuzuar të kërkohet spjegim ose t’i jepet hapësirë për t’u prononcuar lidhur me akuzat.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

:

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Jo

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

manipulon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

E shtyn lexuesin të interpretojë gabimisht

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja