verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Југослава Дуковска

Recension: MPB-ja franceze paralajmëroi takim ndërmjet Fabiusit dhe Poposkit në Paris

на 27. 11. 2013 | | mk
Lajmi i agjencisë MIA për takimin e paralajmëruar të ministrit maqedonas për punë të brendshme, Nikolla Poposki me kolegun e tij francez këtu është transmetuar, kryesisht duke i plotësuar standradet e nevojshme gazetareske. Por, gjatë kësaj janë bërë edhe gabime. I pari, që bie në sy, për shkak se gjendet në fjalinë hyrëse dhe kryesore të lajmit, është se si zëdhënës i MPJ-së franceze ëshë theksuar Kej d’Orsej, që, në fakt, është lokacioni në Paris ku gjendet ky institucion. Kej d’Orsej është metonim për këtë ministri franceze, ngjashëm sikurse emri Pentagon, gjegjësisht selia e Ministrisë për mbrojtje të SHBA-ve shpesh përdoret si zëvendësim për emrin e plotë të këtij institucioni. Me këtë rast, po të shihet lajmi origjinal i MIA-s

Recension: E gjithë Qendra tregtare e qytetit u qesh me këtë vajzë

на 29. 10. 2013 | | mk
Në rubrikat e tyre të titulluara si Zbavitje, Kuriozitete e të ngjashme, të cilat zakonisht sjellin përmbajtje “më të lehta”, tema që trajtohen sikur në tabloide, kushtimisht thënë, mediat më serioze, shpesh harrojnë se ku janë kufinjtë e shijes së mir, humorit dhe etikës, kështu që ndodh që materiali të cilin e publikojnë të jetë trillim i pjesërishëm, e madje edhe i plotë. Një shembull i qartë i praktikës së këtillë është foto-lajmi për vajzën, me të cilën, gjoja, është qeshur e gjitha Qendra tregtare e qytetit në Shkup për shkak të zgjedhjes së veshjes, e cila ka zbuluar veshjen e saj të brendshme. Edhe shikimi sipërfaqësor i fotografisë së publikuar mjafton që të konstatohet se lokacioni nuk është i

Recension: Më së paku gazetarë, më së shumti njerëz “të infiltruar” në protestën e sotme

на 29. 10. 2013 | | mk
Teksti gazetaresk kundër aktgjykimit për dënimin me burg të kolegut Kezharovski, që u mbajt para platosë së Muzeut të luftës revolucionare më 23 tetor, ishte ngjarje publike, që u zhvillua në pikë të ditës, para shumë dëshmitarëve, kështu që përpjekja e këtij teksti për t’i damkosur demonstrantët dhe opozitën dhe për ta heshtur ashpërsinë e policisë ndaj pjesëmarrësve në protestë, nëpërmjet këtij artikulli, i cili me ndryshime të vogla, u publikua në shumë media të proviniencës së ngjashme, nuk u tregua si veprim i mirë. Teza kryesore e artikullit është se në protestë ka pasur më së pakur gazetarë, mezi pesëdhjetë prej tyrem dhe se “numri më i madh i protestuesve ishin “të infiltruar” nga ata që u konvenojnë trazira

Recension: Nga tenderët në Strumicë është mbushur llogaria e LSDM-së

на 18. 10. 2013 | | mk
Teksti përpiqet të bëjë ngjarje për keqpërdorim dhe kriminalitet me paratë e qytetarëve nga ana e Zoran Zaevit, kryetar i LSDM-së dhe kryetar i komunës së Strumicës, por i mungojnë dëshmi kyçe. Disa emra të personave që janë të afërt me Zaevin, që kanë fituar tenderë në komunën e Strumicës, gjenden edhe në listën e donatorëve të LSDM-së dhe artikulli spekulon me mundësinë që në atë mënyrë të kenë kaluar paratë prej komunës në parti. Artikulli askund nuk sqaron se tenderët janë fituar nëpërmjet procedurës legale, e cila nuk është kontestuar nga pjesëmarrësit e tjerë në tender, e as, se donacionet janë legale dhe të dhënat për to janë në dispozicion të publikut. Por, në përpjekjen për të krijuar rast,

Recension: LSDM-ja me Alastair Campbell-in do ta fitojë VMRO-DPMNE-në!?

на 29. 09. 2013 | | mk
EL Spekulimi i MAKTEL-it për kyçjen e gazetarit të njohur britanik dhe ekspertit të fuqishëm për PR, Alastair Campbell, në ekipin e LSDM-së opozitare, qartazi ishte një provokim atraktiv që ky lajm të transmetohet në tërësi edhe në këtë portal, edhe pse bëhej fjalë për spekulim nga vetëm një burim edhe atë nga partia kundërshtare e VMRO-DPMNE-së. Spekulimi i paverifikuar dhe i pabazë me një titull sugjestiv “LSDM-ja me Alastair Campbell-in do ta fitojë VMRO-DPMNE-në!?” së shpejti u demantua nga ana e vetë personit për të cilin bëhet fjalë, e me këtë vihet në dyshim edhe kredibiliteti i medies që publikon informata të paverifikuara dhe shfrytëzon burime jorelevante. Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja me Alastair Campbell-in do ta fitojë

Recension: Ka pasur seks me qenin përderisa burri e ka inçizuar

на 23. 09. 2013 | | mk
Duke e ndjekur trendin e një pjese të konsiderueshme të mediave perëndimore për publikimin e lajmeve bizare me përmbajtjet shqetësuese, edhe një pjesë e mediave informative të vendit e transmetuan lajmin se është arrestuar një çift i ri nga Karolina Veriore, SHBA, të cilët seksualisht i kanë keqpërdorur qentë e tyre dhe inçizimet i kanë publikuar në internet. Lajmi është publikuar në formë shumë të shkurtër, me një fotografi të gruas e cila është akuzuar për sodomi. Ashtu siç është përmbledhur dhe plasuar ky lajm, është e qartë se qëllimi nuk ka qenë të bëhet informimi i detajuar i publikut për këtë rast, për shkak se në të mungojnë detaje dhe elemente të shumta, të cilat mediat e tjera botërore

Recension: A ka filluar Radmilla Sheqerinska të pijë cigare?

на 18. 09. 2013 | | mk
Ky foto-lajm është shembull ilustrues i lajmit kuazi-gazetaresk, i cili, nën arsyetimin se e informon lexuesin për informata relevante nga sfera e interesit publik, në fakt, është në funksion të diskreditimit të personit, grupacionit ose opcionit të caktuar politik. Artikulli ka dy dimensione – parashtrimin e dilemës se a ka filluar të pijë cigare nënkryetarja e Lidhjes Socialdemokratike, Radmilla Sheqerinska, si dhe atë se a pi cigare në kundërshtim me ligjin, në hapësira publike, ndërsa pyetjet bazohen në fotografinë në të cilën Sheqerinska është e ulur në tavolinë ku ka edhe kuti me cigare. Në të dyja pyetjet që parashtrohen në artikull nuk është dhënë përgjigje, por, nga ana tjetër problematizohet edhe sinqeriteti i saj dhe respektimi i ligjeve ekzistuese

Recension: Cila bjonde e uli çmimin e ajvarit?

на 18. 09. 2013 | | mk
Në serinë e artikujve që merrren me “personalitetin dhe veprën” e ministreshës kosovare të tregtisë, Mimoza Kusari, në një kohë kur akoma është aktuale tendosja e marrëdhënieve tregtare ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, u paraqit edhe një artikull në titullin e së cilës ministresha është quajtur “bjonde” dhe që merret me seksipilitetin e saj, afinitetin ndaj modës së lartë dhe me atë se kush e do atë e kush jo. Pa marrë parasysh se bëhet fjaë për material që është vendosur në rubrikën JETA, trajtimi i këtillë i një politikaneje të vendit fqinj është manifestim i pashijes dhe seksizmit, që vështirë se mund të arsyetohet me trajtimin jo shumë serioz të temave në këtë rubrikë. Potencimi i karakteristikave të saja fizike

Recension: Gjenocid në Maqedoni: Abortohen 1 milionë foshnje prej vitit 1977 deri më sot

на 12. 09. 2013 | | mk, en
Kur në një titull do të gjendet edhe fjala “gjenocid” edhe fjala “foshnje”, vëmendja e publikut lexues është tërhequr sigurisht. Edhe titulli edhe pjesa më e madhe e përmbajtjes së tekstit janë konceptuar ashtu që nuk lënë hapësirë për dyshim se cili është qëndrimi i autorit dhe i redaksisë sa i përket ndryshimeve në Ligjin për abort, që gjatë verës ishte temë e nxehtë në publikun e vendit. Viti që përmendet në titull, 1977, është vit kur është sjellë Ligji për abort, dispozitat e të cilit ishin subjekt i ndryshimeve me kërkesën për ndryshime me procedurë të shpejtë, nga ana e qeverisë së RM-së. Por, lidhja e kualifikimit të rëndë “gjenocid” me realizimin e të drejtës legale të gruas për

Abonohuni për lajmet më të reja