verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Југослава Дуковска

Recension: Ilaçet për të gjitha sëmundjet qenkan te Bibla?!

на 15. 05. 2014 | | mk
E gjerë është lista dhe diapazoni i mënyrave në të cilat mjekët popullorë, magjistarët, fallxhorët dhe të ashtuquajturit mjekë alternativë mund t’u bëjnë dëm të sëmurëve, e edhe më e gjatë është lista e artikujve, të cilët, në garë pas senzacionit dhe rritjes së tirazhit në kurriz të të sëmurëve, u ndihmojnë në këtë. Me një simbiozë të këtillë, të gjithë së bashku bëjnë një dëm të madh: ekonomik, psikologjik dhe social… Teksti që e recensojmë, për fat të keq, te ata të cilët nuk e njohin dhe nuk kanë dëgjuar për të, i ka bërë dëm të madh edhe reputacionit të dr. Riçard Shulcit. E dëm mund t’u bëjë edhe lexuesve, në qoftë se artikullin e marrin “si të

Recension: Zhernovski ia kthen shpinën Zaevit?

на 13. 05. 2014 | | mk
  Subjekt i recensionit është një artikull tipik me spin politik, i bazuar në një spekulim të plasuar në një medie tjetër, e pastaj ai spekulim në mënyrë magjike merr peshën e faktit, me të cilin lexuesve u krijohet një storje joekzistuese për përçarje në taborin e opozitës. Menjëherë të nesërmen pas publikimit të kësaj informate të pakonfirmuar dhe të pasaktë, ngjarjet e demantojnë atë. Mirëpo, me gjasë, qëllimi as që ka qenë informimi i saktë dhe në kohë i lexuesve për ndodhitë në taborin e opozitës, por mu e kundërta – turbullimi i ujit, plasimi i të pavërtetave, shtrembërimi i të vërtetës, me çka publiku duhet të fitojë përshtypje se fronti opozitar është i përçarë dhe po shkatërrohet, si

Recension: A përgatit LSDM-ja shok të ri për përkrahësit – Sheqerinska për kryeministre!

на 11. 04. 2014 | | mk
Kontributi televiziv dhe artikulli i plasuar në portal nuk mund të vendosen në asnjë kategori të produktit gazetaresk – bëhet fjalë për një kompilacion të spekulimeve pa burime konkrete, me vetëm një bashkëbisedues anonim, i cili prezantohet si “një nga ekspertët”, të cilët e zhvillojnë tezën për dështimin e radhës të partisë më të madhe politike opozitare, për shkak të zgjidhjeve të këqia kadrovike. Spini politik është i qartë, ndërsa ky tekst dhe kontributi televiziv, të vëna në kontekst të ambientit parazgjedhor, kanë vlerë konkrete të përdorimit, jo si mënyrë për ta përcjellë një informatë, por si mjet për të plasuar propagandë politike dhe për të ndikuar mbi atë se si votuesit e perceptojnë LSDM-në dhe nënkryetaren Radmilla Sheqerinska. Janë

Recension: Pendarovski kapet me falsifikim, LSDM-ja blen përkrahje të rrejshme

на 28. 03. 2014 | | mk
Vetë titulli “Pendarovski kapet me falsifikim, LSDM-ja blen përkrahje të rrejshme” flet për karakterin e artikullit – diskreditues, me kualifikime të fuqishme negative. Teksti, në fakt, thotë se përkrahja në Facebook për profilin zyrtar të kandidatit për kryetar të LSDM-së (like) është “pasuruar” duke shtuar “like” nga faqe dhe profile të tjera në Facebook, që paraprakisht nuk kanë pasur lidhje me Stevo Pendarovskin, por, pastaj ato faqe janë riemërtuar dhe janë “ngjitur” me faqen zyrtare të Pendarovskit dhe like-t që kanë qenë aty, janë derdhur në llogarinë e kandidatit të socialdemokratëve. “Ngjitja” e faqeve, të cilat fillimisht kanë pasur qëllim tjetër, riemërtimi i tyre në faqe për përkrahjen e ndonjë politikani, sipas rregullave të rrjetit social në Facebook, mundëson që

Recension: Sevastopol: Nuk ka ushtarë maqedonas në aeroport

на 8. 03. 2014 | | mk
Një lajm, kryesisht i shkruar në mënyrë korrekte, për ngjarjet në Ukrainë, ku janë dhënë të gjitha elementet e nevojshme për një informatë të plotë, përmban dy gabime serioze, të cilat prej saj bënë një shembull shkollor se si nuk guxon të bëhet një lajm. Që në shikim të parë vërehet titulli i lajmit: “Sevastopol: Nuk ka ushtarë maqedonas në aeroport“, e menjëherë në vazhdim tërheq vëmendje edhe ilustrimi i tekstit – ushtarë të ARM-së të stolisur me flamuj maqedonas, të reshtuar para autoriteteve të larta. Duke pasur parasysh se mediat botërore në kohën e publikimit të informatës ishin të mbushura me informata nga konflikti në Ukrainë, vështirë se mund të gjendej, bile edhe ndonjë njeri mesatarisht i

Recension: Pronarët e “Netpres”-it të humbur në relacionin SHBA-Qipro, “Republika” në Karaibe

на 12. 02. 2014 | | mk
Hulumtimi,që është pjesë e punimit të përbashkët të tre gazetarëve për pronësinë e internet portaleve në Republikën e Maqedonisë, paraqet një tregim atraktiv. Edhe pse bëhet fjalë për pjesën e parë të hulumtimit, artikulli „vlon” me të dhëna për lidhshmërinë e emrave të personave politikë dhe personave nga komuniteti i biznesit, me firma, pjesë të pronësisë në disa internet –mediume, me qëndrime radikale kritike ndaj opozitës. Mjaft i ilustruar, i mbështetur me pamje grafike për t’i kuptuar më lehtë relacionet e komplikuara politike-afariste-mediatike, për të cilat bëhet fjalë, artikulli paraqet një shembull të mirë të gazetarisë hulumtuese. Kuptohet, pasqyra e plotë për gjithë hulumtimin do të fitohet, pasi të publikohen edhe pjesët tjera. Linku deri te artikulli origjinal: Pronarët

Recesion: Branko Gerovski – gazetar policor në gazetën e Fërçkos

на 5. 02. 2014 | | mk
Njëri nga tekstet e shumta që kanë për qëllim kryesor diskreditimin e gazetarit Branko Geroski është objekt i këtij recensioni. Shkrimi jep vetëm një fakt të saktë, që Gerovski ka qenë anëtar në publikimin profesional BEZDEDNOST, që e publikonte Ministria e Punëve të Brendshme të RM-së. Nga ky fakt, autori që edhe kësaj radhe është i panjohur, bën një konstruksion të ndërtuar nga gjysmë të vërteta dhe krejtësisht të pavërteta, spekulime dhe insinuata – me qëllim që ta bëjë publikun të besojë se Gerovski ka punuar për policinë, gjegjësisht ka qenë informator i policisë. Megjithatë, ilustrimet – faksimilet nga revista, me të cila tentohet ta dëshmohet “rasti” janë në favor të së vërtetës, gjegjësisht tregojnë se në bordin redaktues të

Recension: Pse “Fokus” nuk kundërshtoi kur i pagoi Crvenkovskit 30.000 euro për shpifje?

на 29. 01. 2014 | | mk
Bëhet fjalë për komentim politikisht të anshëm të redaksisë, i kamufluar si “informacion”, sipas të cilit, e përjavshmja “FOKUS” ka pasur kritere të ndryshme kundrejt dy dënimeve me para për shkak të procesit të humbur gjyqësor në bazë të padive për shpifje – dënimi tprej € 6000 në rastin e drejtorit të DZK-së. Sasho Mijallkovi ka kundërshtuar, ndërsa për kompensimin shumë më të lartë prej  30.000 eurosh, që i është  paguar Cërvenkovskit – jo. Ky pretendim, mbi të cilin është ndërtuar ky “informacion” është i pavërtetë. Vetëm një hulumtim sipërfaqësor i arkivave gazetareske tregon se për rastin “llogaritë bankare zvicerane”, pronari i “Fokusit”, i ndjeri Nikolla Mlladenov, ka ngritur kundërpadi në të cilën kërkonte 100.000 euro dëmshpërblim  nga Cërvenkovski, kurse

Recension: Në rrethin e Tetovës: Një amerikan e hulumton bombarduesin e rrëzuar amerikan

на 20. 01. 2014 | | mk
Reportazhi për kërkimin e mbetjeve nga bombarduesi i rrëzuar amerikan gjatë Luftës së Dytë Botërore në rrethin e Tetovës dhe tregimi që lidhet me atë ngjarje dhe njerëzit që kanë marrë pjesë në të, paraqet një freskim të vërtetë në hapësirën edhe ashtu monotone mediatike në Maqedoni. Përveç që bëhet fjalë për zhanr të reportazhit, që shumëë rall hset në faqet e gazetave të shtypura, tema është përpunuar në mënyrë të shkëlqyer. Reportazhi është përplot me të dhëna interesante, deklarata të njohësve të çështjes, fotografi ekskluzive, është përmbledhur bukur dhe është i lehtë për t’u lexuar. Është e qartë përpjekja e autorit, që është dhënë vetëm me inicale, që temën ta hulumtojë në mënyrë të detajuar, kështu që produkti final

Recension: Ajri i ndotur: Mbrëmë Karposhi thyente rekorde (FOTO)

на 26. 12. 2013 | | mk
Tema e ndotjes së ajrit ditët e fundit ishte njëra nga më aktualet në vend. Do të mund të thuhej se ky artikull e trajton këtë temë në mënyrë relativisht të pranueshme, sikur të mos ishte bërë një gabim i madh – gabimisht është interpretuar grafiku i publikuar në ueb-faqen e Ministrisë për mjedis jetësor, ku vlerat e matura janë ilustruar me ngjyra të ndryshme të lakoreve. Thënë të vërtetën, grafiku me të vërtetë mund të interpretohet gabimisht, për shkak se janë zgjedhur ngjyra të ngjashme me të cilat janë shënuar vlerat e dy komunave me ndotje më të madhe – Qendër dhe Karposh. Përveç këtij lëshimi të madh, i cili ka rezultuar me përfundim të gabuar edhe në titull

Abonohuni për lajmet më të reja