verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Autorë të padukshëm: Tekste fantom për shkak të frikës, apo turpit?!

on 15 - 03 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Чиј глас се слуша преку анонимните текстови? Фото: HonestReporting.org, 2014
Zëri i kujt dëgjohet përmes teksteve anonime? Fotoо: HonestReporting.org, 2014

 

Gazetari e ndërton emrin e vet si një „brend” nga i cili jeton. Por kjo nuk u nevojitet atyre gazetarëve, të cilët vullnetarisht kanë vendosur që të jenë „të padukshëm”.

 

Shkruan: Vllade Gjorçev

 

Si asnjëherë më parë, gjithnjë e më shumë po shënon rritje fenomeni i publikimit të teksteve pas të cilave nuk qëndron autori, por përgjegjësinë e merr rubrika ose redaksia. Kjo praktikë po praktikohet posaçërisht në raste kur duhet të sulmohet ndonjë institucion (Prokuroria Speciale Publike, për shembull) ose të ofendohet ose të nënçmohet ndonjë funksionar i lartë i ndonjë partie politike opozitare

 

MUNGESË GUXIMI

Megjithatë, për tekstin është shumë me rëndësi që të ketë pajisje të mirë, me çka edhe më së shumti tërhiqet vëmendja e lexuesve. Por, kur lexohet një tekst i nënshkruar nga redaksia, gjithmonë paraqitet dyshimi nëse ai tekst është i besueshëm?

Mungesa e guximit për ta shkruar emrin në fund të një teksti – pamfleti, flet për depersonalizimin shumëvjeçar dhe sistematik të gazetarisë në Maqedoni, ku nuk ka rëndësi se kush do ta nënshkruajë tekstin, me rëndësi është që të mos bëhet gabim edhe tek „mendimi i tij gazetaresk” dhe të sillet në pikëpyetje pagabueshmëria e pushtetit. Kështu, çdokush që do të përpiqet që ta prishë ose shtrembërojë pasqyrën idilike për Maqedoninë, të cilën pushteti e klasifikon si „vendi më i bukur për jetesë, vendi më pak në borxhe në Evropë, vendi me subvencionet më të mëdha për bujqit, vendi ku demokracia dhe liria e shtypit përjetojnë një lulëzim të paparë…”, dhe do ta tregojë realitetin e shoqërisë së Maqedonisë në të cilën ndodhin arrestime, represione, mbyllje të medieve opozitare, bllokim i mendimeve kritik, shpallje e tradhtarëve, armiqve të shtetit dhe mercenarëve te jashtëm.

zarko jordanovski

Sipas Zharko Jordanovski, gazetar shumëvjeçar dhe zëvendës i redaktorit kryesor dhe përgjegjës së „Slloboden Peçat”, mosnënshkrimi i një teksti të publikuar bëhet për arsye të ndryshme.

„Një arsye është kur duam të depersonalizojmë një qëndrim të caktuar, gjegjësisht t’i jepet rëndësia se pas atij qëndrimi është kolektivi, redaksia. Shkrimet e tilla mund të nënshkruhet si qëndrim ose vepër e redaksisë, me iniciale të redaksisë, e të ngjashme. Shkrime të tilla janë kërkesat për faljet, demantet, disklejmerët, shpalljet për rregullat parazgjedhore të sjelljes, ose komente të rëndësishme të redaksisë që i publikon media për tema të caktuara, dhe ndonjëherë edhe për tema ose storie në të cilat është e përfshirë vetë  media.
Gjithashtu, mund të jenë komente ditore të panënshkruara për tema të ndryshme, kemi pasur të tilla në shumë gazeta në të cilat kam punuar, e të cilat konsiderohserxcaen si qëndrim i redaksisë. Qëllimi i kësaj forme të anonimitetit është t’i jepet rëndësi më e madhe një qëndrimi, ai të tregohet si një politikë e përbashkët redaktuese ose biznesore dhe të evitohet lidhja e tij me një person konkret. Ekzistojnë edhe gazeta të tëra, kryesisht shkencore, fanzine, ekonomike ose broshura politike, tekstet e të cilave janë krejtësisht të panënshkruara që të theksohet një ideologji e caktuar dhe të evitohen kurthet e shfaqjes personale”, thotë Jordanovski

 

TRADITË

I tillë është rasti me revistën angleze „Еconomist“,

e cila gjithashtu publikon tekste të cilat nuk janë të nënshkruara nga autori, por këtu bëhet fjalë për një traditë nga shekulli i XIX, kur në fuqi kanë qenë rregulla të tjera dhe kur është shkuar më shumë kah modestia në pajtim me ligjet e asaj kohe. Mirëpo, për dallim nga praktika e tashme tek ne, kur mosnënshkrimi bëhet që të fshihet autori dhe ai të mbesë i panjohur, tek „Economist” autori është i njohur për të gjithë redaksinë, dhe me kërkesë mund të merret vesh se kush është ai. Kjo nuk është problem. Mosnënshkrimi ka mbetur vetëm sa për tu ruajtur tradita.

„Do të thoja se ky është një zbatim i kuptueshëm dhe i arsyeshëm i një teksti të panënshkruar gazetaresk. Zbatim i anonimitetit në rast tjetër mund të bëhet edhe që të evitohet përgjegjësia gjyqësore, gazetareske apo cilado tjetër për një tekst të shkruar gazetaresk, me një përmbajtje skajshëm të dyshimtë. Thjesht, kjo bëhet për gjysëmfabrikate gazetareske, shpifje të cilat dikush dëshiron t’i liferojë tek publiku, por askush nuk dëshiron që t’i mbështesë me emrin dhe mbiemrine vet. Jemi dëshmitarë të kësaj dukurie në Maqedoni, posaçërisht me paraqitjen e internetit. Kjo është një nëntokë intelektuale, e cila vegjeton në margjinat e jetës publike gazetareske, dhe jam i sigurt që financohet nga qendrat politike korruptive që kanë interes këto përmbajtje të dyshimta të hyjnë në qarkullim publik. Njerëzit që punojnë nëpër këto medie as që duan tja dinë së çka është puna gazetareske e ndershme dhe profesionale, nuk i intereson as e vërteta, as gjendja faktike, e aq më pak rregullat e bontonit ose shkrimit të bukur, gramatike e të ngjashme, dhe as që kanë ndërmend të merren ndonjëherë me këtë”, thotë Jordanovski.

marina tunevaNënshkrimi i teksteve nga redaksia ose rubrika ndonjëherë përdoret edhe në rrethana kur bëhet fjalë për pyetje ose temë për të cilën redaksia dëshiron të flasë në një zë, ose kur raportohet për ndonjë ngjarje të madhe të një rëndësie të veçantë, thotë drejtori gjeneral i Këshillit për etikën e medieve në Maqedoni, Marina Tuneva.

Mirëpo, kjo sipas meje, duhet të behet në situata shumë të veçanta, shumë me kujdes dhe në konsultim me redaktorët. Nëse hidhet hap i tillë, duhet të mendohet mirë se si do jemi transparent e të përgjegjshëm ndaj publikut. Për shembull, në revistën e njohur në të gjithë botën „Economist„ ekziston një praktikë e anonimitetit në shkrimin e disa teksteve, por kjo argumentohet me qëndrimin se ajo që është e shkruar është shumë më e rëndësishme se autori. Ose, sipas fjalëve të Xhofri Krauter, anonimiteti nuk e bën redaktorin mbret, por shërbëtor të diçkaje që është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme se vetë ai… dhe i mundëson gazetës që të qëndrojë me një qëndrim dhe parim të fuqishëm. Për fat të keq, në ditët e sotme, gazetaria tek ne, në thelb është shumë larg kësaj praktike. Shpeshherë problemi me mosnënshkrimin e teksteve lidhet me raportim të njëanshëm, selektivitet dhe anshmëri në përpunimin e informacioneve, propagandë, spekulime… ” thotë Tuneva.

Sipas Tunevës, shkrimi nën pseudonim  ndodh edhe në rrethana ku është e rrezikuar siguria e gazetarëve. Por, nëse me të vërtetë konsiderohet se dikujt i nevojitet mbrojtje, atëherë kjo duhet të bëhet në mënyrë më të sigurt. Fshehja e emrit nuk do ta arrijë këtë efekt.

„Transparenca është dimension i domosdoshëm në raportin që e kanë gazetarët dhe redaksitë me publikun e tyre. Transparenca është e lidhur edhe me përgjegjësinë. Gazetarët dhe redaksitë duhet të jenë etik njësoj si bartësit e profesioneve të tjera – mjekët, avokatët dhe profesionistët e tjerë. Gazetarët dhe redaksitë janë ato që duhet të përcaktojnë a është i dobishëm anonimiteti në llogari të efekteve negative që do t’i shkaktojë fshehja e identitetit. Puna e medieve nuk guxon të mistifikohet dhe të raportohen informacionet nën petkun e identitetit të fshehur, ose të rremë. Çdo gazetar duhet të mbajë përgjegjësi për përzgjedhjen e informacioneve dhe fakteve dhe të jetë përgjegjës për jokorrektësinë në raportim. Tekstet e panënshkruara nuk guxojnë të jenë mbrojtje dhe ikje nga përgjegjësia”, mendon Tuneva.

 

EMRI ËSHTË BRENDI I GAZETARIT

Bashkëfolësit tonë mendojnë se duhet të merret parasysh se praktika e anonimitetit në shkrime krijon një hapësirë „gri” për etikën. Praktika e tillë nuk guxon të keqpërdoret në llogari të standardeve profesionale, të cilat duhet të respektohen gjithmonë.

Hiç më pak e dëmshme nuk është edhe kur gazetarët nënshkruajnë tekste autorë të së cilave nuk janë ato, por janë nën „dirigjimin” e dikujt që e kontrollon punën e tyre.

Standardet gjithmonë duhet të respektohen, por ato mund të jenë të mira vetëm nëse zbatohen. Nëse anonimiteti përdoret për raportim joprofesional, të pandershëm dhe të njëanshëm, kjo na çon drejt një mëkati kardinal në gazetari dhe shkelje absolute të Kodit të gazetarëve.

Gazetari e ndërton emrin e vet si një „brend” prej të cilit jeton. Mirëpo, atyre gazetarëve të cilët kanë vendosur vullnetarisht që të jenë „të padukshëm”, kjo nuk u duhet. Kjo është pjesë e luftës propaganduese të partive dhe këtu mbaron roli i tyre i cili është që në interes të mentorëve të tyre të shpërndajnë të pavërteta për një parti politike dhe të qëndrojnë hapur në anën e një opsioni tjetër politik. Atyre u bashkëngjitet edhe ushtria e „luftëtarëve” dixhitalë që operojnë nëpër rrjetet sociale me profile të rrejshme, të shpikura e të ngjashme. Kjo është një gjysmëbotë e fëlliqur, e cila gradualisht penetron dhe e bren opinionin e mirëfilltë gazetaresk, e me këtë kufiri ndërmjet këtyre sferave bëhet gjithnjë e më i zbehtë.

 


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja