verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Nëse nëna jote të thotë se të do, verifikoje

on 15 - 03 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Фото: Qairin Qusyairi via photopin (license)
Foto: Qairin Qusyairi via photopin (license)

Legjenda thotë se në redaksinë e „City News Bureau” në Çikago ka pasur një shenjë të madhe me shkronja të plota që ka shkruar „Nëse nëna jote të thotë se të do, verifiko.” Kjo zyrë ka qenë e formuar kah fundi i shekullit XIX si një nga serviset e para të përbashkëta të dhjetë gazetave ditore për lajme nga kronika e zezë. Zyra ka punuar 24 orë dhe ka mbuluar kryesisht tema lidhur me kriminalitetin dhe policinë. Ka qenë e njohur për precizitetin dhe saktësinë e fakteve dhe trajnimin rigoroz  të gazetarëve të rinj. 

 

Shkruan: Goran Rizaov

 

Kjo moto është më se e dobishme për gazetarët e sotëm modern të Maqedonisë, por edhe për aktivistët dhe luftëtarët për të drejtat e njeriut, si dhe për të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale. Posaçërisht në kohë kur çdo ditë paraqiten shembuj të shembujdokumenteve të falsifikuara, fotografive të punuara me fotoshop, video regjistrime të prezantuara rrejshëm, ilustrime të vjetra me përfundime dhe tekste mashtruese.

 

Лажното фотошопирано решение на судијката Софија Лаличиќ, кое медиумите го преземаа без да го проверат (Фото: Twitter)
Vendimi i rremë i punuar me fotoshop i gjykatëses Sofija Laliçiq, të cilin mediet e morën pa e verifikuar (Foto: Twitter)

 

THELBI I GAZETARISË

Gazetari i njohur amerikan Stiv Batri në hyrjen e Doracakut për verifikim thotë se kjo fjali legjendare ende vlen, por ajo „nuk u tregon gazetarëve dhe punëtorëve humanitarë se si ta verifikojnë informacionin.”

„Verifikimi është thelbi i gazetarisë, por ai, gjithashtu i tregon edhe vështirësitë dhe nevojën për standarde të larta në gazetari: rruga drejt verifikimit mund të jetë e ndryshme për çdo deklaratë. Në thelbin e verifikimit gjendet pyetja: „Si e dini këtë?””, thotë Batri.

Këtë pyetje, sipas Batrit, gazetarët doemos duhet t’ua parashtrojnë burimeve të informacionit; redaktorët t’ua parashtrojnë gazetarëve dhe të njëjtën duhet ta parashtrojnë të gjithë të transmetojnë diçka nga burime që nuk janë në dispozicion.

Doracaku thotë se për verifikim nevojitet kombinim i tre faktorëve, edhe atë:

  1. Gjindshmëri, këmbëngulje, skepticizëm dhe aftësi;

  2. Njohuri, besueshmëri dhe sinqeritet i burimit, si dhe numri, laramania dhe besueshmëria e burimeve të ndryshme që mund t’i gjeni dhe t’i bindni që të bisedojnë me ju;

  3. Dokumentim.

Për të arritur deri tek nevoja për verifikim të ndonjë deklarate/pretendimi, fotografie ose përmbajtjeje në internet, gazetari duhet të niset nga supozimi i thjeshtë së burimet nuk kanë të drejtë.

Skepticizmi duhet të ekzistojë te çdo gazetar. Burimet ndoshta gënjejnë me qëllim, mbase vetëm në mënyrë naive transmetojnë informacione të gabuara. Mbase kanë memorie të dobët ose u mungon konteksti i plotë dhe kuptimi i temës. Mbase janë në rrezik dhe nuk mund të thonë çdo gjë që dinë ose nuk mund ta shohin fotografinë e plotë të ngjarjeve që ndodhin.

 

„Puna jonë nuk është që ta përsërisim në mënyrë të verbër atë që do ta tregojnë burimet ose që shkruan nëpër materialet që do të na i shpërndajnë, por t’i sjellim ato nën pikëpyetje, ta krahasojmë atë që e flasin me burime të tjera të besueshme dhe të verifikojmë se çka është e vërtetë, e me këtë t’i heqim nga tregimi i jonë (para se ta publikojmë) informacionet e pasakta ose të pa verifikuara deri në fund,” thotë Batri.

Është fakt se teknologjia e ndryshoi mënyrën nëpërmjet së cilës arrijmë deri tek burimet e informacionit. Duke e ditur se sot pjesëmarrësit dhe dëshmitarët e ngjarjeve e shpërndajnë atë që e kanë parë nëpërmjet përshkrimit, fotografisë ose video regjistrimit nëpër mediet sociale dhe blogjet, gazetarët munden që me mjete dixhitale për kërkim dhe crowdsourcing t’i gjejnë më shpejt njerëzit që personalisht kanë marrë pjesë nëpër ngjarje dhe me shpejt të kontaktojnë me to.

Zbulimi i tregimeve, fotografive dhe video regjistrimeve të rrejshme madje është bërë një temë e veçantë në të cilën punojnë gazetarë të caktuar, punë e vetme e të cilëve është të gjuajnë lajmërime dhe t’i korrigjojnë në tekstet e tyre.

Për shkak të shembujve gjithnjë e më të shpeshta të fotografive të rrejshme dhe të falsifikuara në mediet maqedonase, të cilave u besojnë medie të caktuara dhe të cilat shpesh plasohen që të tërhiqet vëmendja e opinionit nga pyetjet thelbësore, në këtë leksion gazetarie do të koncentrohemi tek verifikimi i fotografive.

Doracaku për verifikim, të cilin mund ta merrni falas në më shumë gjuhë, midis të cilave edhe në gjuhën kroate, thotë se „edhepse teknologjia vazhdon të ndryshojë – si dhe mjetet që i përdorim – principet themelore të verifikimit të fotografive mbeten të njëjta”:

  1. Përcaktoni se kush është autori/burimi i fotografisë;

  2. Vërtetoni vendin, datën dhe kohën e përafërt kur është bërë ajo fotografi;

  3. Vërtetoni se fotografia e tregon atë që teksti e pretendon/sugjeron;

  4. Merrni leje nga autori/burimi për përdorimin e fotografisë.

 

KUSH ËSHTË AUTORI/BURIMI I FOTOGRAFISË

Mënyra më efikase dhe më evidente për tu bërë kjo gjë është të kontaktohet personi që e ka vënë fotografinë në internet dhe të pyetet nëse autori është ai. Hapi i parë është kontakti me personin që e ka publikuar fotografinë nëpërmjet të profilit të tij në rrjete sociale ose e ka dërguar nëpërmjet postës elektronike, por është me rëndësi që të përcaktohen sa më shumë detaje për atë. Këto detaje mund të na ndihmojnë që të përcaktojmë nëse ai person është me të vërtetë burimi origjinal i fotografisë.

Gjetja e burimit fillon me personin që e ka vendosur në internet, por shpesh përfundon me një person tjetër, i cili ne fakt, e ka bërë fotografinë.

Hap i rëndësishëm, dhe më së shpeshti i përdorur në raste të këtilla, është shërbimi për kërkim retrograd të fotografive në servisin Google ose TinEye. Bëni copy-paste të URL-së e fotografisë ose kopjoni në cilëndo prej këtyre dy serviseve dhe ato do ta skanojnë internetin në kërkim të fotografisë së njëjtë. Nëse në rezultate paraqiten më shumë linqe, klikoni tek „kërkim për madhësi të tjera” për një kërkim më të detajuar.

Zakonisht, fotografia me rezolucion më të madh është burimi origjinal. Këtë rezultat më pas mund ta krahasoni me fotografinë që e keni dhe të verifikoni se si duket burimi autentik.

Kur raportoni për lajmet e fundit, fotografitë nga njerëz të caktuar që u duhen për ta ilustruar tregimin nuk do i keni në dispozicion. Kështu, mund të verifikoni nëse fotografia që e keni prej një personi  e tregon me të vërtetë atë person, dhe jo dikë me emër dhe mbiemër të njëjtë.

Në këtë rast, ueb faqja Pipl.com është posaçërisht e dobishme sepse i shfaq emrat, emrat përdorues, adresat elektronike dhe numrat e telefonit të njerëzve. Për kërkime ndërkombëtare, mund të ndihmojë WebMii, por edhe LinkedIn është treguar si një nga mënyrat më të mira për verifikimin e identitetit të njerëzve dhe shpesh ofrojnë informacione plotësuese nëpërmjet të cilave mund të kontaktoni me dikë (nëpërmjet kompanive/organizatave ku ato kanë punuar ose punojnë për momentin).

recenzija-jahta-sekerinska-crop-rezise
Foto nga jahti që mendohet se është i nënkryetares së LSDM, Radmilla Shekerinska (Foto: Skrinshot)

 

VENDI, DATA DHE KOHA E PËRAFËRT KUR ËSHTË BËRË FOTOGRAFIA

Ekzistojnë disa teknika dhe mënyra të dobishme gazetareske për përcaktimin e datës, VENDIT dhe detajeve të tjera të rëndësishme. Një nga mënyrat themelore të grumbullimit të këtij lloji të të dhënave është biseda me personin që e ka krijuar/vendosur fotografinë në internet. Këto pesë pyetje janë kyçe në një moment të tillë:

  • Kush janë?

  • Ku janë?

  • Кur kanë arritur atje?

  • Çfarë shohin (dhe çfarë tregon fotografia e tyre)?

  • Përse janë atje?

Kur tashmë një herë do të merrni informacion për atë se si është bërë fotografia, punoni për mbështetjen e këtij informacioni. Ekzistojnë dy metoda primare që përdoren për hulumtimin e përmbajtjes së vetë fotografisë, të cilën mund ta krahasoni me atë që ua ka thënë burimi.

Së pari, kontrolloni nëse fotografia ka meta të dhëna (metadata). Meta të dhënat, të cilat ndryshe emërtohen edhe të dhëna EXIF, kur bëhet fjalë për fotografi dixhitale, janë të dhënat që e shoqërojnë fotografinë. Nëse ajo është origjinale, ka shumë gjasa që të mund t’i shihni të informacionet për llojin dhe modelin e kamerës, kohën kur është bërë fotografia (këtu duhet të keni kujdes – nëse fotografia ka „vulë” kohore, koha ka gjasa që të jetë e vendosur automatikisht në rregullimet origjinale të prodhuesit, ose, të jetë në zonë tjetër kohore) dhe dimensionet e fotografisë origjinale.

Për verifikim të meta të dhënave, mund të përdorni edhe programe si Photoshop, ku do t’i shqyrtoni të dhënat për dokumentin, ose të përdorni mjete interneti falas si Fotoforensics.com ose Findexif.com, të cilat do t’u japin raport EXIF për fotografinë. Një raport të detajuar EXIF mund ta merrni edhe nëpërmjet Jeffrey’s Exif Viewer.

Mund ta përdorni edhe servisin e izitru.com, i cili e analizon fotografinë dhe tregon nëse ajo është përpunuar në „photoshop” ose është ndryshuar në çfarëdo mënyre. Funksion të ngjashëm ka edhe mjeti Image Edited, ndërsa mund ta përdorni edhe shtojcën për kërkuesin Elog.io, e cila ofron qasje në 22 milionë fotografi në bazën e Wikimedia Commons.

Një pjesë e këtyre të dhënave do të jenë të dobishme për ato që dinë më shumë për anën teknike të fotografisë dixhitale. Por, për njeriun e thjeshtë, ndonjëherë mjaftojnë të dhënat për atë se kur është bërë fotografia ose lloji i kamerës që është përdorur, për ta zbuluar burimin e rrejshëm.

Për fat të keq, një numër më i madh i rrjeteve sociale në të cilat vendosen fotografi, si „Twitter”, „Facebook”, „Instagram”, automatikisht i fshijnë pjesën më të madhe të meta të dhënave gjatë vendosjes së fotografive (përjashtim është „Flickr”).

Pastaj, krahasoni fotografitë me burime të tjera. Shpesh do të gjeni gjurmë që mund t’u dërgojnë deri tek verifikimi i vendit dhe kohës së fotografimit:

  • tabela e regjistrimit të makinave

  • kushtet atmosferike

  • ndërtime të rëndësishme

  • lloji i veshjes

  • shenja/mbishkrime

  • terreni/mjedisi

 

Онлајн алатката fotoforensics.com која се користи за проверка на метаподатоци (Фото: скриншот)
Internet-mjeti fotoforensics.com i cili përdoret për verifikimin e meta të dhënave (Foto: skrinshot)

 

A E PREZANTON FOTOGRAFIA ATË QË E THOTË/SUGJERON TEKSTI?

Përveç verifikimit të datës, kohës dhe vendit të përafërt, është me rëndësi të përcaktohet nëse e tregon ajo atë që thuhet se e tregon. Fotografi autentike mund të vendoset në kontekst të rrejshëm.

Që ta përcaktoni vendin, mund t’i përdorni shërbimet Google Maps, Bing Maps ose Wikimapia. Fotografitë që i dërgojnë përdoruesit janë shpesh të „taguara” në këto shërbime dhe mund të japin informacion dhe pamje nga një kënd tjetër të vendeve që i hulumtoni.

Ueb faqet për parashikimin e motit mund t’u japin të dhëna të sakta për kushtet klimatike në vende të ndryshme në një datë të caktuar – përdorni ato që të vërtetoni nëse kushtet klimatike në fotografi përputhen me realitetin në kohën e dhënë. Për verifikim të këtillë burim i mirë është mjeti Wolfram Alpha.

Nëse në fotografi është shfaqur ndonjë shenjë ose mbishkrim në gjuhë tjetër, mund ta përdorni Google Translate që të verifikoni nëse ka informacione plotësuese për vendin. Mjeti për lexim optik të shenjave free-ocr.com com mund t’u ndihmojë që ta merrni tekstin nga fotografi – të cilin më pas do ta kaloni tek mjeti i internetit për përkthim.

 Ndihmë të madhe për përcaktimin e vendit mund të japin edhe shërbimet e internetit Geofeedia dhe Ban.jo,që përdoren për pozicionim gjeografik të përmbajtjeve nga rrjetet sociale. Këto shërbime i përdorin të dhënat GPS satelitore nga telefonat celularë nëpërmjet të cilëve është vendosur fotografia në internet.

Përveç këtyre teknikave dhe mjeteve, është e dobishme që të verifikoni nëse shpërndajnë fotografi të ngjashme medie dhe agjenci të tjera. A publikojnë të tjerët fotografi në rrjete sociale nga vendi i njëjtë. Nëse fotografitë tregojnë skenë të ngjashme nga ndonjë kënd tjetër, kjo gjithashtu mund të ndihmojë për verifikimin e tyre.

Në fund, nëse bëhet fjalë për një tregim të madh, nëse keni fotografi me të vërtetë të fortë, ja vlen të verifikohet nëse shfaqet ajo në Snopes, ueb faqen e specializuar për verifikim të legjendave urbane dhe informacioneve jo të sakta që qarkullojnë nëpër internet.

Прирачник за верификација (Фото: скриншот)
Doracaku për verifikim (foto: skrinshot)

 

LEJE NGA AUTORI/BURIMI PËR PËRDORIM TË FOTOGRAFISË

Gjithmonë është më së miri të kërkoni leje për publikim nga personi që i ka të drejtat e autorit. Ligjet për të drejtat e autorit në shumë shtete qartë e përcaktojnë se pronari i fotografisë mund të kërkojë kompensim nëse nuk është kërkuar apo dhënë leje për publikimin e saj.

Normat dhe kushtet për përdorimin e përmbajtjeve që janë të vendosura nëpër rrjetet sociale ndryshojnë nga një shërbim në tjetrin. Disa, si për shembull Flickr, krah fotografisë, qartë e shënojnë nëse fotografi i rezervon të drejtat, apo lejon përdorim nën licencat „Creative Commons”.

Kur kërkoni leje, është me rëndësi të keni parasysh disa detaje:

  • Tregoni qartë se cilën/at fotografi dëshironi ta/i përdorni;
  • Sqaroni se si do të përdoren;
  • Pyeteni fotografin se si dëshiron të jetë i prezantuar (emër, emër përdoruesi etj, dhe kini parasysh se ndonjëherë fotografët duan të mbeten anonimи).

Nëse dëshironi të përdorni fotografi që janë të mbrojtura vetëm me licencat „Creative Commons” dhe janë të hapura për përdorim me shënim të burimit, atëherë baza e photopin është zgjidhja më e mirë.

Dhe, më me rëndësi, mbani mend se nëse i keni kaluar të gjithë hapat dhe proceset e shënuara dhe nëse edhe më tej keni dyshime – mos e përdorni atë fotografi!

SKEPTICIZMI SI UDHËRRËFYES

Posaçërisht interesant është shembulli i vitit 2013 me kopertinën e photoshopuar të një gazete ditore Argjentinase „La Capital”. Ishte vendosur fotografi me vetura policie dhe ndihmë të shpejtë, dhe në shpjegim qëndronte se bashkëshortët Atanasoski, pronarët e kompanisë „Platina”, që janë të dënuar me 15 burg në Maqedoni, ja gjetur të vrarë me armë zjarri në një apartament në Mar dela Plata, Buenos Aires.

Лажната насловна страница на аргентинскиот дневен весник „Ла капитал“ (Фото: скриншот)
Faqja e parë e rreme e gazetës ditore argjentinase „La Capital“ (Foto: skrinshot)

 

Dhjetëra medie në Maqedoni e publikuan lajmin, pa u munduar fare që të verifikojnë atë. Disa ditë më vonë, pasi u kontaktuan gazetarët nga „La Capitali”, u zbulua gabimi dhe një pjesë e medieve publikuan demante.

Sa i përket dashurisë së nënës, për dallim nga mediet e vendit, Stiv Batri është nisur që ta verifikojë burimin e legjendës se në redaksinë në Çikago ka ekzistuar mbishkrimi „Nëse nëna jote të thotë se të do, verifikoje”. Ai ka dashur që të gjejë prova se atë fjali me të vërtetë e ka thënë redaktori i mëparshëm i asaj medie, Arnold Dornfild.

Batri ka gjetur disa burime: Chicago Tribune, AJR и The New York Times  në të cilat vërtetohet pretendimi se citimi është i të famshmit Dornie. Mirëpo, në artikullin e publikuar në Baltimore Sun në vitin 1999 shkruan se vetë Dornie thotë se një redaktor tjetër që ka punuar aty, me emrin Ed Eulenberg e ka thënë i pari këtë fjali të njohur.

Në fund, Batri konstaton se edhepse nëna juaj me siguri ju do, siç edhe thotë, me të vërtetë nuk është keq që ta verifikoni këtë.

„Nëna juaj me siguri ju do, siç thotë ai. Këtë mund ta verifikoni ashtu që do ta intervistoni shoqërinë e saj, familjen, do të gjeni fotografi dhe video regjistrime ku ajo e tregon dhe e shpreh dashurinë e saj. Do të gjeni letra dhe statuse në facebook në të cilat ajo e shpreh përkushtimin e saj. Do t’i dokumentoni dhuratat dhe veprimet të cilat e tregojnë dashurinë e saj. Dhe, pastaj të njëjtën gjë do ta bëni edhe me çdo tekst, ngjarje apo projekt në të cilin do të punoni, thotë ai.”

Ky pohim është supozimi nga i cili duhet të niset çdo gazetar, aktivist, luftëtar për të drejtat e njeriut i cili do të jetë i besueshëm, kredibil dhe preciz dhe ta mbajë vëmendjen e publikut.

 


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja