verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Çka është kontestuese në tabelën dygjuhësore në Çair?

on 13 - 10 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

sitel

[Recension: Selia partiake e LSDM-së në Çair sot në mëngjes fitoi tabelë dygjuhësore]

Recensojmë një tekst jokorrekt dhe tendencioz, që i mohon dispozitat kushtetuese dhe ligjore për përdorimin e gjuhëve të nacionaliteteve në Republikën e Maqedonisë dhe në këtë mënyrë i konteston të drejtat e njeriut që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës amtare. E gjithë kjo bëhet me një qëllim të vetëm: të diskreditohet lideri i opozitës, Zoran Zaev, dhe të paraqitet në dritë negative para zgjedhjeve të caktuara për më 11 dhjetor.

fireshot-screen-capture-181-partiskoto-sedishte-na-sdsm-vo-chair-utrinava-dobi-dvojazichna-tabla-i-sitel-televizija-sLinu deri te artikulli origjinal: Selia partiake e LSDM-së në Çair sot në mëngjes fitoi tabelë dygjuhësoreа

Data dhe koha e publikimit: 09.10.2016, 16:54

Data e recensionit: 10.10.2016

Recensues: Аleksandar Pisarev

ÇKA THOTË KUSHTETUTA DHE LIGJI

Kronika është e motivuar politikisht dhe tendencioze, që shihet që në titull:

“Selia partiake e LSDM-së në Çair sot në mëngjes fitoi tabelë dygjuhësore”.

Që nga fillimi i këtij materiali radhiten akuza të paqëndrueshme në llogari të liderit të opozitës:

“LSDM-ja u rinovua. Sot në selinë partiake të Organizatës partiake të LSDM-së u vendos tabela dygjuhësore. Shtrohet pyetja se a është kjo pjesë e paralajmërimit të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev për futjen e dygjuhësisë në Maqedoni.
Me propozimin e këtillë të Zaevit pajtohet edhe diaspora shqiptare, e cila nuk e fsheh se është për federalizimin e Maqedonisë”.

Mirëpo, ç’ka kontestuese nëse LSDM-ja ka vendosur tabelë dygjuhësore në selinë partiake në Çair?! Të gjitha institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike në këtë komunë (dhe jo vetëm në të) kanë tabela dygjuhësore. Kjo është paraparë me nenin 7 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe me nenin 2 të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Republikën e Maqedonisë.

Në njësitë e vetëqeverisjes lokale në të cilat si shumicë jetojnë pjesëtarët e nacionaliteteve, në përdorim zyrtar, përveç gjuhës maqedonase dhe shkrimit cirilik, janë edhe gjuhët dhe shkrimet e nacionaliteteve në mënyrë të përcaktuar me ligj. (neni 7)

Gjuha që e flasin që paku 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë përdoret në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë; komunikimi i qytetarëve me ministritë, procedurat gjyqësore; zbatimin e sanskioneve; Avoktin e popullit, procesin zgjedhor; gjatë deklarimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve; gjatë lëshimit të dokumenteve personale të qytetarëve; gjatë mbajtjes së evidensës së amzës; zbatimin e autorizimeve policore; në veprimtarinë radiodifuzive; objektet e infrastrukturës; vetëqeverisjen lokale; financat; ekonomi; arsim dhe shkencë; kulturë dhe në fushat dhe institucionet tjera në përputhje me këtë ligj. (Neni 2)

FEDERALIZIM?!

Gjatë shkruarjes së tekstit është dashur të merren parasysh këto fakte. Mohimi i tyre, i rrezikon të drejta dhe liritë e njeriut në Republikën e Maqedonisë sa i përket përdorimit të gjuhës amtare.

“Futja e dygjuhësisë nuk është e panjohur për socialdemokratët. Ata në disa raste, deri te mediet që raportojnë në gjuhën shqipe dërgojnë e-mail të shkruar ë gjuhën shqipe nga adresa partiake”. 

Në tekst nuk ka asnjë argument me të cilin do të konfirmohej konstatimi i bërë se në këtë mënyrë Zaevi e fut dygjuhësinë, për shkak se ajo tashmë është futur me ligj në mjedise të caktuara në vend. Në tekst nuk është sqaruar se a ka bërë Zaevi me vendosjen e tabelës dygjuhësore në selinë partiake diçka që nuk është në përputhje me ligjet e Republikës së Maqedonisë dhe nëse po, çka, sikurse që nuk ka asnjë fakt me të cilin do të vërtetohej qëllimi i Zaevit për federalizimin e Maqedonisë.
Është bërë edhe një kompilim i ngathtë i dofarë reagimeve nga diaspora dhe deklaratave, të cilat nuk janë në kontekst të ngjarjes dhe nuk kanë asnjë lidhje me hapjen e selisë partiake të LSDM-së në lagjen Çair.
Me mënyrën e këtillë të shkrimit dhe të plasimit të informatave, janë shkelur dispozitat themelore të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë, të cilat thonë se:

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente. (Neni 1)

Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut. (Neni 10)

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

nuk ka

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim gjuhësor

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja