verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Deklarata e dhënë në orën 4 të mëngjesit, është komentuar me bashkëbisedues në orën 8

on 26 - 10 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

222-09876-0980909-crop-resize

[Recension: Marrëveshje nuk ka, Zaevit nuk i vijnë mendtë]

Dikush e ka gjetur “fajtorin”, mirëpo shtrohet pyetja duke u bazuar në çka?

222Linku deri te artikulli origjinal: Marrëveshje nuk ka, Zaevit nuk i vijnë mendtë

Data dhe koha e publikimit: 20.10.2015, 08:26

Data e recensionit: 21.10.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

FAJTORI I RREGULLT LE TA NGREJË DORËN!!!

Do të isha i befasuar edhe atë pozitivisht, nëse disa medie, njësoj sikurse edhe ajo tekstin e të cilës e recensojmë, do të arrinin që një herë, së paku një pjesë të përgjegjësisë për kakafoninë politike ta gjejnë në ndonjë vend tjetër, e jo vetëm te opozita dhe lideri i saj. Pothuajse për çdo gjë në vend, duke filluar nga bora e vjetshme, kaosi i trafikut në kryeqytet, tubimet e nxënësve të shkollave të mesme, protestat studentore, amviset nervoze në prag të periudhës së zahireve të dimrit, diplomatët e hidhëruar, taksistët e nervozuar dhe krizën e refugjatëve fajtorë janë “ata të këqinjtë” në rrugën e famshe të “Bihaqit”. Kujton se ata janë në pushtet gjatë 9 viteve të kaluara, e jo përbërja aktuale. Domethënë, praktikë standarde, njerëzit akoma të pazgjuar “bombardohen” me informata se pikërisht kah Zoran Zaevi duhet bërë me gisht për debaklin e Përzhinos, e jo te ndonjë tjetër.

Kini kujdes, deklarata e kryetarit të LSDM-së është dhënë në orën 4 të mëngjesit, ndërsa në orën 8, në të ashtuquajturën “periudhë e vdekur”, kur është shumë vështirë të gjenden bashkëbisedues, burime, të bëhet verifikimi i fakteve, është arritur deri te lajmi se “nuk ka marrëveshje dhe se Zaevit nuk i vijnë mendtë”. Më saktë, nëse analizohet me kujdes teksti i shkurtër do të shihet se në të nuk ka asnjë burim tjetër të informatave, përveç deklaratës së liderit të opozitës, të cilën dikush e ka interrpetuar si “Zaevi përsëri në stilin e tij me akuza dhe sulme, në vend të punës”. Dhe ja kështu, në bazë të argumenteve joekzistuese, së paku për ne si lexues, të cilatr nuk janë ofruar, është përgatitur një akuzë dhe është shqiptuar aktgjykimi – fajtor është Zaevi. Fakti se nuk ka burime plotësuese apo bashkëbisedues që janë të theksuar në mënyrë të qartë, e as fakte të qëndrueshme, e megjithatë janë nxjerrë përfundime të forta, pothuajse si njëfarë forme e të vërtetës absolute,  flet mjaftë për shkallën e anshmërisë. Poashtu, është transmetuar vetëm një segment nga deklarata e njeriut të parë të LSDM-së që, flet teksti ka edhe qasje selektive. Prandaj, është joreale të pritet që për përmbajtësinë të jepet notë e lartë. Ndoshta, kalimtare.

Marrë në përgjithësi, një produkt i shkurtër, që në mënyrë joobjektive plason informatë jo të plotë për një ngjarje kyçe politike dhe njëkohësisht ndan aktpadi pa asnjë argument të ofruar. I ngjan urdhër-arrestit partiak për “fajtorin kujdestar”.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

të evidentuara, mirëpo të shtrembëruara

zyrtare

relevante

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

me gjasë po

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

me gjasë është origjinal

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja