verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Pa të dhëna zyrtare, s’ka lajm

on 27 - 10 - 2015       

[Recension: Largohen 7 shqiptar nga Njësiti për Intervenim të Shpejt (EBR). Zemri Qamili dhe BDI në gjumë!]

Referimi në të dhëna dhe prononcime zyrtare, e përcakton vërtetësinë e lajmit. Pyetjet e parashtruara për cilën do çështje, duhet drejtuar tek organet kompetente. Rasti në fjalë, jep informacione dhe thirret në burime anonime, ndërsa për shifrat e shpalosura, nuk ka të dhëna zyrtare të cilat konfirmojnë ose demantojnë ato.

Largohen 7 shqipëtar nga Njësiti për Intervenim të Shpejt EBR . Zemri Qamili dhe BDI në gjumë screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Largohen 7 shqiptar nga Njësiti për Intervenim të Shpejt (EBR). Zemri Qamili dhe BDI në gjumë!”

Data dhe koha e publikimit: 20.10.2015

Data e recensionit: 21.10.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Informacionet që jepen që në fillim të lajmit janë të rëndësishme, ku flitet për  pretendimet për largim nga detyra të 7 anëtarëve të njësitit special dhe transferimi i tyre diku tjetër pa asnjë arsye. Në fakt, mënyra se si është shkruar teksti të len të kuptosh që shkak për largimin e tyre është përkatësie e tyre etnike.

Siç mëson FAKTE.Net , në tre ditët e fundit me vendim të ministrit të brendshëm në largim Mitko Çavkov , janë larguar 7 shqiptarë nga Njësiti për Intervenim të Shpejt (EBR), pa asnjë arsyetim. Që të jetë edhe më tragjike tre prej tyre edhe pse të premten kanë marrë vendim për të mbetur në këtë njësit sot janë njoftuar se duhet të marrin vendim të ri , gjegjësisht se do largohen nga ky njësit elitar në polici dhe se do transferohen në vend tjetër pune. 7 shqiptarët e larguar nga ky njësit policor kanë shërbyer aty për 10 vite.

Një burim i patjetërsueshëm që ky të ishte një lajm i mirë duhet të ishin personat për të cilët thuhet se janë larguar nga detyra. Duhet verifikim nga ana e tyre nëse vërtetë janë larguar nga puna dhe cilat kanë qenë arsyet sipas tyre. Çështja e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në baza etnike është çështje për të cilën duhet raportuar bazuar në raportet zyrtare, në të kundërt edhe nëse e vërtetë, e gjitha mbetet vetëm dyshim. Të dhënat e pakonfirmuara sjellin hamendje për lexuesin.

Ndryshe ky njësit policor numëron mes 500 dhe 600 pjesëtarë prej të cilëve jo më shumë se 50 janë shqiptarë. Dmth përfaqësimi i shqiptarëve në këtë njësit, nuk ka qenë më i lartë se 10%, ndërsa me largimin e 7 shqiptarëve, tani kjo përqindje shënon rënie të dukshme. Pyesim publikisht zyrtarët e BDI-së a është ky “FILLIMI” apo vazhdimi i nëpërkëmbjes së shqiptarëve në Maqedoni?….

Autori, nëse gjente mjaftueshëm tregues për këtë çështje, duhej që t’i bënte pyetje personalisht siç do bënte një gazetar profesionist. Ndryshe, pa të dhëna të mjaftueshme për të konfirmuar hamendjet e tij, teksti dhe pyetje që janë bërë “publikisht” në fund, mbeten pyetje pa përgjigje.

Elementet e komentimit në tekst janë çështje më vete.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

Duke iu referuar të dhënave zyrtare

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

anonime

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

senzacionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja