verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Dyftyrësia e gazetarisë dhe mungesa e fakteve e zhgënjen publikun!

on 1 - 03 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Dyftyrësia e Zaevit, dhe shqiptarët e zhgënjyer prej tij]

Politikanët nuk  është çudi të të zhgënjejnë. Por, kur të zhgënjen gazetaria, atëherë duhet reflektuar, sidomos përbrenda redaksive, pasi diçka nuk shkon. Duket se komentimi përbrenda lajmeve është bërë aq i thjeshtë dhe i zakonshëm në shumë prej mediave të Maqedonisë, saqë ka filluar të merret si e drejtë legjitime, e jo si diçka që nuk e ka vendin në tekstet informative.

Dyftyrësia e Zaevit dhe shqiptarët e zhgënjyer prej tij – Tetova SotLinku për te artikulli origjinal: Dyftyrësia e Zaevit, dhe shqiptarët e zhgënjyer prej tij

Data dhe koha e publikimit:  19.02.2017

Data e recensionit: 22.02.2017

Recensuese: Ferikan Iljazi

Ky tekst i është dedikuar një politikani, por e gjithë “informata” është bazuar në bindjet personale të autorit. Prej ku kjo e drejtë? Në tekst janë shtruar shumë teza legjitime në kuadër të lajmit, por ajo që ia ka prishur “për pak” imazhin, është fakti që në të nuk janë përdorur burime ose deklarata analistësh, ekspertësh apo njohësish të situatës, ose qytetarësh për të mbuluar tezën, por janë shfrytëzuar vetëm bindjet e atij që ka shkruar përmbajtjen. E në tekste informative, kjo kështu nuk shkon!

“Lideri i LSDM-së Zoran Zaev  në një emision debativ në TV21 Maqedoni gjatë fushatës zgjedhore kur i duheshin votat shqiptare, përballë disa analistëve shqiptarë, theksoi se do të ndryshojë Kushtetutën nëse është nevoja që të përmbushë premtimet e tij për realizimin e dygjuhësisë në Maqedoni. Ai edhe gjatë fushatës mundohej që ti mashtrojë shqiptarët se nëse ai do të jetë kryeministër do të bëjë gjuhën shqipe gjuhë zyrtare, por kur ai gjendej para maqedonaseve e mohonte një gjë të tillë dhe thoshte se nuk do ta ndërrojë Kushtetutën”

 Me një gjuhë më të butë dhe me pak finesë, ky tekst mund të dukej ndryshe nga kjo. Mirëpo, është përdorur një qasje krejt ndryshe.

“Këtë dyfytyrësi të  tij dhe mashtrimet e LSDM-së sot shqiptarët e ndjejnë në lëkurën e tyre duke e parë se Zoran Zaev është nga pjella e LSDM-së së Çizmes që nuk ngopen duke diskriminuar shqiptarët”

Teksti flet për mashtrim, e nuk jep dëshmi. Më tej, në të bëhen gjeneralizime, duke i futur gjithë shqiptarët në grupin e personave që janë me po të njejtin mendim sikur ai i shtjelluar në tekst, ndërkohë që përmbajtja ofendon dhe komenton, sikur e njeh Zoran Zaevin që nga fëmijëria, e jo nga aktiviteti i tij si politikan.

“Kur presidenti i Maqedonisë Gjorgji Ivanov deklaroi se ai i cili do ti bëjë 61 deputet do të mund të bëjë qeverinë e ardhshme, Zaev nisi me ofertat partive politike shqiptare duke i hasur shara në gozhdë. Ai bëri një propozim ligji për gjuhën shqipe më të poshtër se VMRO-ja duke mos e zyrtarizuar, duke ndaluar që gjuha shqipe të shkruhet në çdo vend, në asnjë para të mos ketë fjalë shqipe si dhe uniformat policore të mos shkruajnë shqip”

Fjalët e rënda, akuzat dhe komentet sa vijnë e shtohen. Në pjesën e theksuar më lartë, është interpretuar se Zaev ka propozuar ligj që “ndalon gjuhën shqipe në çdo vend, në para, dhe në uniformat policore”. Lëre që propozimi i LSDM nuk ka qenë asnjëherë publik, gjë që do të jepte mundësi për të krahasuar dallimet, por, sa është kumtuar dhe bërë e njohur në opinion, ligji është për të shtuar elemente të përdorimit të shqipes e jo për të hequr.

“Këto kanë qenë edhe kërkesat e Ali Ahmetit që gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare të flitet dhe të shkruhet në të gjithë institucionet shtetërore, paratë të jenë në dy gjuhë, uniformat policore dhe ushtarake të jenë në dy gjuhë që lideri mashtrues Zoran Zaev vazhdon ti mohojë këto kërkesa të shqiptarëve”

Prej ku e di autori se Zaevi ua mohon kërkesat shqiptarëve? Me çka mund ta vërtetojë se ai është mashtrues? Ky tekst nuk jep përgjigje në këtë pyetje. Përkundrazi, siç theksuam, përveç komenteve, nuk ofron asgjë si dëshmi.

Gjithmonë kur shkruajmë një lajm ose informatë, duhet patur kujdes se kujt i bëjmë mirë e kujt i bëjmë keq. Nuk ka mundësi që të favorizojmë një palë në kurriz të tjetrës, vetëm për shkak të bindjes ose interesave tona personale. Teksti jonë nuk duhet të pësojë nga anshmëria jonë apo bindjet që kemi në jetën private. Një sërë nenesh nga Kodeksi i Gazetarëve të Maqedonisë mund të jenë pikënisje për tekst ndryshe nga ky që recensuam.


  1. Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë gjer të gjitha burimet e informimit, të cilat janë në interes publik.
    Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale ose të falsifikojë dokumente.
    Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.
    Saktësia e informatës duhet vërtetuar aq sa është e mundur.

  2. Gazetari nuk ka për të krijuar ose përpunuar me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk ka për të folur me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, orientimi seksual…)

  3. Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve.

  4. Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë mediumin e tij për larjen e hesapeve me persona të ndryshëm përfshirë këtu edhe kolegët e tij.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

Jo

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

Gjuhë nxitëse

Përdor gjuhë tël vrazhdë dhe nxitëse

nuk diskriminon

diskriminim nacional, diskriminim politik,

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e