Titull pa “mbulesë”
Published in Recensione
on 28 - 02 - 2017 Author: Владимир Мирчески[Recension: SA NGA SHTETI SHITI ZAEVI: BDI nesër sjell vendim përfundimtar për koalicion me LSDM-në – kërkesat për ridefinim janë pranuar]
Titull i formuluar qëllimisht që të frikësojë, ta shqetësojë publikun. Mirëpo, kur të “gërvishet” më mirë nëpër sipërfaqen e tij do të shihet se ky është vetëm një titull pa mbulesë.
Linku deri te artikulli origjinal: SA NGA SHTETI SHITI ZAEVI: BDI nesër sjell vendim përfundimtar për koalicion me LSDM-në – kërkesat për ridefinim janë pranuar
Data de koha e publikimit: 23.02.2017
Data e recensionit: 27.02.2017
Recensues: Vlladimir Mirçeski
MUNGESË HARMONIE
Ky është një shembull, në dritën më të keqe, për mungesë harmonie ndërmjet titullit dhe vetë artikullit. Më saktë, titulli në këtë rast, dallon nga përmbajtja relativisht korrekte. Karakteristika kryesore e formulimit të përdorur është spini – sugjerohet diçka që mungon në tekst. Prej këtu del edhe orientimi i publikut lexues në drejtim të gabuar:
SA NGA SHTETI SHITI ZAEVI: BDI nesër sjell vendim përfundimtar për koalicion me LSDM-në – kërkesat për ridefinim janë pranuar
Pas titullit të këtillë bombastik njeriu do të mendonte se pason njëfarë shpërthimi me informata të cilat me të vërtetë do ta mbështesnin këtë konstatim… Mirëpo, jo. Përkundrazi, nuk ka asgjë për të lexuar për shitjen, për ridefinimin, etj… Transmetohen qëndrimet partiake dhe deklaratat e përfaqësuesve të BDI-së, pastaj paraqitja e liderit të VMRO-DPMNE-së, siç mund të pritet, LSDM-ja nuk figuron askund, ndërsa akuza që është bërë në titull thotë se Zaevi bën pazar me interesat shtetërore.
Аrgumente nuk ka, dëshmi të vërteta nuk ka, domethënë përhapen spekulime.
Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar – neni 1 i Kodit të gazetarëve.
Nuk është keq të përkujtojmë se si formulohet dhe cilat elemente duhet t’i ketë një titull.
Titulli paraqet një lloj propagande të pjesëve me të cilat ka të bëjë dhe prej të cilave del. (Zhanret e gazetarisë)
Titulli i mirë është informues dhe shprehës, si pjesë më e rëndësishme e tekstit gazetaresk ai duhet të përkojë me tekstin, që do të thotë se duhet të jetë aktual, i rëndësishëm, interesant, i saktë, preciz. (Enciklopedia e gazetarisë, Dushan Gjuriq)
Përputhja ndërmjet titullit dhe tekstit duhet të jetë e shumëfishtë. Nëse titulli është “konstruksioni i kulmit të ndërtesës”, atëherë arkitekti i mirë i faqeve të shtypura nuk do ta mbulojë ndërtesë moderne me beton, me kulm në stilin barok, dhe për këtë arsye titulli caktohet sipas artikullit… (Enciklopedia e gazetarisë, Dushan Gjuriq)
Përkundër këtyre udhëzimeve, në rastin konkret kemi titull me ngjyrim politik-partiak, i cili është krejtësisht i dështuar.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pjesërisht
pjesërisht
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante
më tepër burime
më tepër palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e