verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shërbim për verifikim të fakteve në media

Projekt i USAID-it për forcimin e mediumeve në Maqedoni
USAID Logo

е–GJENERATA: Gjenerata që refuzon të vdesë në tunelin e tranzicionit

on 17 - 08 - 2016       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht, Anglisht
е-Генерација. Фото: Ванчо Џамбаски
е-Gjenerata. Foto: Vanço Xhambaski

Asnjë gjeneratë nuk ka sjellë ndonjë sistem të përkryer, mirëpo gjithsesi, gjithmonë sjellë një sistem më të mirë se ai paraprak. Ky cikël nuk guxon të ndërpritet. Koha është të përballemi me е-Gjeneratën dhe t’i japim të drejtë asaj.

Shkruan: Zoran Bojarovski

Iluzionet e prishura për luftën e Vietnamit, afera Watergate, dorëheqja e Niksonit, njeriut më të fuqishëm të asaj kohe në botë…, ishin ngjarje që e përcaktuan kornizën e kthesës së madhe në historinë e SHBA-ve, ku, në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, lindi epoka e re e gjeneratës së re amerikane: Gjenerata Iks (Х). Gjeneratë e lindur nga dashuria e lirë e gjeneratë e bejbi-bumit. Si pasojë ose si mësim nga joefikasiteti i prindërve hipi, gjenerata Iks mësoi tre gjëra të rëndësishme:

  1. Qeveria definitivisht gënjen ose e fsheh të vërtetën
  2. Mediet janë armë e fuqishme e gënjeshtrës ose të vërtetës
  3. Maska e Niksonit është maskë cool për Hallouin

Nuk është e thënë që gjithmonë lidhja të jetë shkak-pasojë, mirëpo nga dëshira për t’i sistematizuar gjërat dhe për t’i vendosur ato në një kontekst të kuptueshëm, një paralele të ngjashme mund të tërheqim edhe sa i përket gjeneratës së re të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, të cilën i definuan disa procese të rëndësishme dhe përcaktuese në historinë tonë më të re, e ajo është: е-Gjenerata.

GJENERATË E RRITUR NË INTERNET

E lindur nga fundi i dekadës së tetë të shekullit 20 në ish-shtetin e përbashkët të të gjitha kombeve dhe kombësive – Jugosllavi, pjesëtarët e e-gjeneratës janë djem dhe vajza të hipi gjeneratës jugosllave, të cilës i kujtohen ditët e bukura të asaj kohe, mirëpo edhe gjeneratë që ishte dëshmitare e shkatërrimit të mëparshëm ideal.

Lufta në Jugosllavi ishte Vietnami ynë.

е-Gjenerata u rrit në internet, lidhej në mediet e reja dhe shpërndante në rrjetet sociale. Kjo është gjenerata që e artikulon rebelimin në Maqedoni si reagim ndaj sistemit i cili dështoi krejtësisht. Kjo është gjenerata që e kuptoi se u lind dhe se mund të vdesë në tunelin e tranzicionit. Ata refuzojnë ta pranojnë këtë. Ata vendosën që të jenë jashtë ngjarjeve, ta marrin fatin në duart e tyre dhe ta kthejnë fuqinë e vendimmarjes, e cila autentikisht është e tyre.

Asnjë gjeneratë nuk ka sjellë ndonjë sistem të përkryer, mirëpo gjithsesi, gjithmonë sjellë një sistem më të mirë se ai paraprak. Ky cikël nuk guxon të ndërpritet. Në rrugën drejt lirisë

Watergate-i ynë është afera e “Bisedave të përgjuara” ose “Bombat e Zaevit”.

е-GJENERATA E SHKRUAN MANIFESTIN E SAJ

Dhe përderisa disa njerëz, të ngulfatur dhe të humbur në korrupsionin e tyre, e blenë vendin VIP në anën tjetër të parajsës, qytetarët e lirë të e-gjeneratës e shkruajnë manifestin qytetar.

Ata janë njerëz nga i gjithë vendi, të cilët i kthyen të drejtat që vetë të vendosin për fatin e tyre. Ata kujdesen me dashuri dhe përgjegjësi për mjedisin e tyre jetësor, për parqet dhe drurët, për qendrat tregtare dhe për shkollat si vende ku u rritën dhe u dashuruan…

е-Gjenerata e di se jetët tona janë të lidhura me ato të ardhmet, dhe se atë që e bëjnë tani, do të ndikojë në gjeneratat e ardhshme. Këtë e përjetuan në lëkurën e tyre nga vetëpëlqimi, korruptimi dhe lakmia e elitave të gjeneratës maqedonase të tranzicionit. Prandaj e morën përsipër përgjegjësinë për vete, mirëpo edhe për miqtë e tyre dhe qytetarët e gjeneratave të ardhshme. Është shumë e qartë se asnjëherë deri në fund nuk mund të parashihen rezultatet e detajuara të iniciativës së tyre, mirëpo një gjë është e sigurt – e morën përgjegjësinë që ta bëjnë Maqedoninë një vend më të mirë për të jetuar, e jo vend nga i cili më mirë është të largohesh.

е-Gjenerata në Republikën e Maqedonisë refuzon të bëjë dallim në baza etnike, refuzon të jetë vetëm konsumator, klient dhe pranues pasiv i informatave. Kjo gjeneratë bën me dije se asaj i takojnë institucionet, proceset, algoritmet dhe sistemet që e formësojnë jetën e tyre, të cilat u vodhën, u okupuan, u uzurpuan nga elita aktuale politike. E-gjenerata e lidhur dëshiron ta dijë se si dhe pse sillen vendimet nga dora e parë, dhe dëshiron ta realizojë të drejtën e saj për t’i kontrolluar ata të cilët përkohësisht, brenda një mandati zgjedhor, menaxhojnë me resurset që janë në pronësi të qytetarëve. е-Gjenerara dëshiron të jetë e kyçur drejtpërdrejtë në krijimin e ligjeve dhe të procedurave, në punën e institucioneve që janë formuar që t’i mbrojnë dhe t’u shërbejnë qytetarëve, e jo të jenë vegël për pasurim dhe korrupsion të elitave.

Kanë ndryshuar rrethanat dhe pikërisht këto rrethana ia mundësojnë këtë e-gjeneratës. Këtë gjeneratë, për dallim nga elitat e korruptuara, të cilat akoma mendojnë se me shoqërinë duhet të udhëheqin me veglat e shekullit të nëntëmbëdhjetë, i ndan një klik nga bota e informatave dhe e dijes. е-Gjenerata e di si t’i qaset kësaj dijeje, di ta vlerësojë vendin e vet në botën e informatave, di të lexojë, të procesojë dhe të vizualizojë të dhëna, dhe – si kurorë të gjithë kësaj: di të nxjerrë përfundime dhe e di se këtë mund dhe duhet ta bëjë për shkak të ardhmërisë që u takon të gjitha gjeneratave të ardhshme.

ME VEGLA TË SHEKULLIT TË 19, NUK ZGJIDHEN SFIDAT E SHEKULLIT 21

Kur themi se e-gjenerata e di se mundet dhe se duhet të ndërmarrë aksion, përballë e kemi fotografinë e vendosjes aktuale të qeverisë, e cila me strukturë mentale të shekullit të nëntëmbëdhjetë u tregua e paaftë për t’i zgjidhë sfidat e shekullit 21. Para së gjithash, kushtet për jetë të të mirë dhe sigurinë e qytetarëve. Kjo është kështu, në masë të madhe, për shkak se e vërejti, e pastaj, në dalldisjen pas plaçkitjes dhe lakmisë, iu terrua shikimi dhe e humbi kontaktin me е-gjeneratën e re.

Çka nuk mund të shohë mendja e terruar dhe e korruptuar:

  • Qytetarët e e-gjeneratës e humbën besimin në elitat mesjetare dhe thanë se duan të mbajnë përgjegjësi për jetën e tyre, vendet ku jetojnë dhe punojnë dhe të cilat i duan;
  • Fuqia politike nuk mund të jetë pronësi, por në të kanë qasje dhe prej saj përfitojnë të gjithë qytetarët;
  • е-Gjenerata e di se ku duhet t’i fitojë veglat, njohuritë dhe mbështetjen e nevojshme;
  • Për gjeneratën e re vlera më të rëndësishme janë dashamirësia, dialogu dhe besimi;
  • Qytetarët e e-gjeneratës e përshtasin teknologjinë me nevojat e tyre;
  • U ndihmojnë njerëzve në mënyrë të mençur;
  • Parashtrojnë pyetje, dhe pasi t’i parashtrojnë, pyesin edhe më tepër, para se të japin përgjigje;
  • Marrin pjesë në mënyrë aktive në konstatimin e fenomeneve që të sjellin vendime sa më të mira;
  • Punojnë me pasion të sinqertë, modelojnë hipoteza, testojnë shpejtë dhe e dijnë kur duhet të fillojnë përsëri;
  • Nuk heqin dorë përpara sfidave të mëdha;
  • Pa asnjë kushtëzim i shpërndajnë njohuritë, shkathtësitë dhe informatat për shkak se prej tyre dalin vlerat e reja dhe të mirëfillta.
  • E dijnë se kur duhet të kërkohet leje, e kur duhet të kërkohet falje.

е-Gjenerata e re, dëshiron para vetes të shohë qeveri, të cilës do qoftë proviniencë, e cila do të marrë përgjegjësi që të futet në dialog të hapur për riformësim radikal të sistemit.

Për të ofruar përgjigje për sfidat e shekullit të ri, e-gjenerata kërkon të ridefinohen termet “qeveri” dhe “qeverisje”. NE jemi qeveria jonë, porosisin pjesëtarët e kësaj gjenerate. Pa ne, nuk është askush atje. Njerëzit, populli, qytetarët, e bëjnë shoqërinë, e jo anëtarët e partive politike.

е-Gjenerata e di se si bëhet kjo. Me teknologjitë e reja është më lehtë se kurdoherë. Nëse njerëzit dijnë të bëjnë telefona të mençur, televizora të mençur, vetura të mençura, qytete të mençura, pse të mos dijnë të bëjnë edhe shoqëri të mençura.

Këtë e di е-gjenerata, e jo ata të partive të organizuara në baza fisnore.


Kjo kolumnë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Kjo kolumnë është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e kolumnës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Abonohuni për lajmet më të reja

Sorry. No data so far.

Sorry. No data so far.