verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Emrat dhe mbiemrat e plotë të të dyshuarve nuk publikohen

on 12 - 11 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

recenzija-klinika-pukanje-crop-resize

[Recension: Këta janë sulmuesit e Spitalit Klinik – LSDM-së nuk i intereson kjo!]

Ky është një tekst që bën gabim të rëndësishme që janë të papranueshme për gazetarinë. Përveç asaj që me atë dëshirohet të pështyhet opozita, në mënyrë të paargumentuar kërkon njëfarë përgjegjësie nga LSDM-ja. E, pse kjo parti të ketë ndonjëfarë përgjegjësie? Ajo nuk është parti në pushtet! Përveç kësaj, në asnjë moment ky tekst nuk e gjen fajin te ministri për shëndetësi, Nikolla Todorov, i cili ka përgjegjësi morale.

recenzija klinika pukanjeLinku deri te artikulli origjinal: Këta janë sulmuesit e Spitalit Klinik – LSDM-së nuk i intereson kjo!

Data dhe koha e publikimit: 9.11.2015, 15:27

Data e recensionit: 10.11.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

Ky titull, më së paku që mund të thuhet, është i çuditshëm. Çfarë lidhshmërie dhe për çka nuk gajle LSDM-ja? Kjo nuk është theksuar në tekst, edhe pse si konstatim qëndron në titull.  Me gjasë në tekst është harruar të theksohet se “gajle” për këtë rast duhet të ketë ministri për shëndetësi dhe ministri për punë të brendshme. Përndryshe, përveç në titullin e tekstin, asnjëherë nuk është përmendur LSDM-ja, prandaj ky titull është më se i paqartë.

Atë që ky tekst, poashtu, nuk e ka marrë parasysh është Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë. Në nenin 13 shkruan:

Personi i akuzuar për vepër penale, do të konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij  nuk do të vërtetohet me vendim të plotfuqishëm gjyqësor. Personi i privuar nga liria, i paraburgosur në mënyrë të paligjshme, ose i dënuar në mënyrë të paligjshme, ka të drejtën e kompensimit të dëmit dhe të drejta të tjera të përcaktuara me ligj.

Ndërsa këtu, me emër dhe mbiemër janë theksuar të gjithë të dyshuarit sikru tashmë janë autorë të dënuar.

Me këtë bëhet presion publik për gjykim të parahkohshëm të personave të padënuar, e me këtë bëhet edhe presion publik mbi gjyqësinë.

Ndërsa mjekët nga Kirurgjia, në vend që të kërkojnë përgjegjësi për incidentin tek autorët, fajin e shohin te ministri për shëndetësi, Nikolla Todorov, prej të cilit kërkuan dorëheqje urgjente. E në të kundërtën, në qoftë se nuk plotësohet kjo kërkesë e tyre, mjekët u kërcënuan se nuk do të operojnë në klinikat e kirurgjisë.

Ky paragraf, është krejtësisht i pakuptueshëm. Përgjegjësi gjithsesi se do të ketë. Kjo është detyrë e MPBs-ë, si dhe e prokurorisë, po edhe e gjykatës. Mjekët dje kërkuan përgjegjësi, mirëpo ky është obligim i dikujt tjetër. E pse të jetë kontestuese të kërkojnë përgjegjësi nga ministri për shëndetësi? Ai është përgjegjësi i tyre. Në kompetencë të tij është funksionimi i pandërprerë i objekteve shëndetësore. Po të kishte dëshirë për të pasur një tekst serioz, në të duhej të kishte vend edhe për deklaratat e mjekëve, ku janë theksuar qartë qëndrimet e tyre për atë se ku dhe pse e shohin përgjegjësinë.

Poashtu, në tekst është shkelur edhe neni 8 i Kodit të gazetarëve, ku thuhet se:

Mënyra e informimit në raste të fatëkeqësive, katastrofave, luftërave, tragjedive familijare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jetë e çliruar nga senzacionalizimi.

Në proceset gjyqësore duhet të respektohet parimi i supozimit të pafajësisë, të raportohet për të gjithë të involvuarit në kontest dhe të mos sugjerohet vendimi i gjykatës.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja