verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Fishekzjarr bombastik gazetaresk

on 18 - 05 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

05152015-Republika-AvtoBomb-crop-resize

[Recension: Аutomobili-bombë i terroristëve nga Kumanova]

 

Duhet ditur: Gazetari nuk është burim i informatave. Përjashtime të caktuara mund të ndodhin kur redaksia vendos dhe raporton në mënyrë të organizuar nga vendi i ngjarjes dhe gjatë kohëzgjatjes së saj. Transmetimet e drejtpërdrejta, inkuadrimet nga vendi i ngjarjes… Bile edhe atëherë, shumë më bindshëm dhe besueshmëri më e madhe arrihet kur disa faza të veçanta apo pika nga ato transmetime, nëse angazhohet ndonjë bashkëbisedues, si burim profesional për ndonjë lëmi të caktuar, me përvojë nga situatat e tilla, ose burime të autorizuara, të cilat në emër të ndonjë institucioni interpretojnë momente të caktuara të ngjarjes.

Sa i përket përmbajtjes mediatike që e recensojmë këtu, as që ka ndonjë situatë të atillë, dhe përsëri nuk ka asnjë burim që ta komentojë pohimin që është bërë në këtë informatë – se na është prezantuar një automobil-bombë i shkatërruar.

05152015-Republika-AvtoBombLinku deri te artikulli origjinal: Аutomobili-bombë i terroristëve nga Kumanova (foto)

Data dhe koha e publikimit: 14.05.2015, 13:15

Data e recensionit: 15.05.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Edhe një herë, gazetari nuk është burim i informatave. Veçanërisht jo në raste dhe për tema siç është kjo që trajtohet në këtë informatë. Për shkak të mënyrës se si është organizuar, strukturuar dhe shkruar kjo informatë, ajo përveç që është joprofesionale, arrin edhe efekt të frikësimit.

A është ajo frikë reale, nuk e dijmë. Si të binden lexuesit e kësaj përmbajtjeje mediatike se ky mbeturinë automobili, në fakt, ka qenë bombë? Përfundim të tillë autori i kësaj informate nxjerr nga fotografia ku është vënë në katror – bombulë gazi. A mjafton kjo? Gjithsesi, jo.

Është e vërtetë se dihen disa raste kur bombulat e gazit janë shfrytëzuar si pjesë e pajisjeve eksplozive. Mirëpo, kjo përsëri nuk mjafton.

Thënë thjeshtë dhe në mënyrë kategorike: Kjo informatë duhet të bazohet në burim.

Thamë, burimi mund të jetë me përvojë, gjegjësisht, burime që kanë përvojë personale dhe të drejtpërdrejtë me ngjarjen konkrete, ose ngjarje të ngjashme. Duhet pasur kujdes sepse ato burime mund të involvuara dhe se burimet që kanë përvojë nuk është e thënë të jenë kompetente.

Burimet e ardhshme janë ato eksperte. Ekspertet janë njerëz që kanë njohuri profesionale për problemin për të cilin shkruhet, dhe zakonisht, në mënyrë të drejtpërdrejtë nuk janë të involvuar. Edhe me ta duhet pasur kujdes. Disa prej tyre paraqiten si ekspertë të pavarur, e disa të tjerë janë lidhur me disa organe shtetërore, parti, organizata joqeveritare dhe institucione.

Dhe burimet e treta, pasiqë filluam t’i numërojmë – janë burimet e autorizuara. Ata janë persona të ckatuar për kontakt me publikun që e kanë për obligim profesional t’i komunikojnë dhe publikisht tÇi mbrojnë politikat që i përfaqësojnë.

Së paku këta të fundit, burimet e autorizuara, duhet të konsultohen para se të publikohet kjo informatë. Në atë rast, ajo do të fitonte në peshë dhe besueshmëri.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

pjerësisht

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

asnjë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

jovërtetues

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja