verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Formohet Plenumi i gazetarëve

on 24 - 03 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

новпленShumë emra të dalluar të gazetarisë e formuan Plenumin e gazetarëve. Në vazhdim ua përcjellim njoftimin zyrtar të plenumit, të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, të cilën mund ta përkrahni në këtë link.

 

Pse Plenumi i gazetarëve?

Plenumi u bë simbol i zgjimit qytetar dhe i inicimit të aksioneve për ndryshim në vend. Studentët si forca më progresive e shoqërisë me të drejtë u bënë nismëtarë të këtyre ndryshimeve, të cilave u bashkangjitemi edhe ne.

Të ballafaquar me situatën e ndërlikuar në vend, ku informimi i opinionit luan rol të madh, ndjejmë nevojën që të mos rrijmë anash nga ndodhitë dhe ta potencojmë përgjegjësinë në kryerjen e profesionit gazetaresk. Aktualisht, me ndërhyrjen në profesion dhe me keqpërdorimin e parimeve gazetareske po ndodh “krim në terminet qendrore”. Opinioni aspak nuk është i informuar për ndodhi të rëndësishme nga jeta politike dhe shoqërore, ai është i dezinformuar dhe i manipuluar.

Në këtë kushte të jashtëzakonshme të krizës në vend, veçanërisht senzitive është roli i RTVM-së si shërbim publik që nuk e përmbush qëllimin e tij – respektimin e interesit publik dhe informimin e qytetarëve. Prandaj, si Plenum i gazetarëve përkujtojmë në përgjegjësinë posaçërisht të shërbimit publik në ofrimin e informatave të paanshme dhe të balancuara për qytetarët, me çka realizohet njëri nga rolet kyçe në zgjidhjen ose në thellimin e mëtutjeshëm të krizës. Duke mos hyrë në motivet për keqpërdorimin e profesionit, bëjmë thirrje që dezinformimi dhe propaganda të ndërpriten menjëherë dhe të tërhiqen para interesit publik dhe informimit të paanshëm.

Një kohë të gjatë ballafaqohemi me etiketime dhe ndarje në profesion, në gazetarë të cilët gjoja e përkrahin pushtetin dhe në ata që e përkrahin opozitën. E shfrytëzojmë këtë rast që të potencojmë se këto janë perceptime të krijuara në mënyrë të rrejshme që kanë për qëllim të vetëm diskreditimin e integritetit të profesionit tonë. Ndarja e vetme është në profesionistë dhe në joprofesionistë. Prandaj, ashpër i kundërvihemi ndërhyrjes që është bërë në profesion, e që është e përkrahur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga strukturat në pushtet.

Njëkohësisht, i përkrahim aktivitet e gjeneralit Stojançe Angellov për “çlirimin” e shërbimit “të okupuar” publik të RTVM-së dhe iniciativën e tij e kuptojmë si mobilizim qytetar me qëllim që të sigurohet e drejta e garantuar me kushtetutë e qytetarëve që të jenë të informuar, e jo të dezinformohen dhe të manipulohen ose të mos u ofrohen informata të rëndësishme. Në një shoqëri demokratike, roli pjesëmarrës i qytetarëve është esencial në funksionimin e demokracisë.

Qëndrimi joprofesional i ekipit redaktues të RTVM-së çon jo vetëm në thellimin e krizës, por edhe në nënçmimin e skajshëm të profesionit.

Me respekt,

Plenumi i gazetarëve

(pasojnë emrat e 36 gazetarëve)

Abonohuni për lajmet më të reja