verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: “Alternativa e egër” u përpoq ta kontrabandojë Stojançe Angellovin në Radion 103!

on 24 - 03 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Diva Alternativa Stojance Angelov-09876-0987-crop-resize-001-final-002“Don Kishoti” i politikës maqedonase, gjenerali policor “Stojançe Angellov, këto ditë vazhdimisht është i pranishëm me përpjekjet e tij që të animojë interes te qytetarët për punën e qeverisë, prokurorisë, RTVM-së… Ftesa që të jetë mysafir në një emision të drejtpërdrejtë në radion “Kanali 103” shkaktoi skandal për shkak të “zgjerimit të kompetencave” të sigurimit të ndërtesës, përfaqësuesi i të cilit ndërhyri në program, gjë që u inçizua, pa u kërkuar një gjë e tillë nga ekipi i radios. Ky kontribut tregon se një tekst relativisht i gjatë, nuk e përfshin edhe palën e dytë në gjithë këtë rast, e bile edhe më keq, plason teza që janë shumë serioze pa pasur asnjë burim.

Diva Alternativa Stojance Angelov-09876-0987Linku deri te artikulli origjinal: “Alternativa e egër” u përpoq ta kontrabandojë Stojançe Angellovin në Radion 103!

Dаta dhe koha e publikimit: 14.03.2015, 13:04

Data e recensionit: 18.03.2015

Recensues: Ljubomir Kostovski

“Pasi paraprakisht u përpoq befas, pa paralajmërim dhe i paftuar të përzihet në politikën redaktuese të Radiotelevizionit të Maqedonisë, gjenerali Stojançe Angellov, dje mbrëma u përpoq me mashtrim, me kontrabandë të futet në programin e Radios 103. Është e vërtetë se ai ishte i ftuar nga, siç e quajnë veten  ’djemtë nga radioja’ të jetë mysafir në programin e tyre. Djemtë dhe vajzat të cilët, siç deklarojnë vetë: ’…nuk ndjehen mirë dhe turpërohen që punojnë në një ambient të këtillë politik, në kushte të këtilla e të ngjashme’, dhe akoma rijnë në radion e njëjtë në lokacionin e njëjtë, të cilin as nuk ua kanë blerë prindërit, e as që dikush ua ka dhuruar.”

Domethënë, të jemi racionalë – teksti bazohet në një deklaratë të një rojtari të ndërtesës nga agjencia “Branitell” dhe ai mbulon nëntë të dhjetat e hapësirës, në të cilin ka vend edhe për një deklaratë të përgjithshme të RTVM-së. Nuk ka deklaratë nga gjenerali Angellov, nga ata që e kanë bërë programin në atë moment në “Kanalin 103”, nga dikush që ka punuar në këtë kanal, i cili doli nga Programi i dytë i Radio Shkupit dhe vendosja e të cilit në ndërtesën e RTVM-së nuk është aq e lehtë për t’u sqaruar, siç dëshiron dikush ta bëjë këtë.

Teksti i recensuar e shpall njërën nga mediat më të vjetra në vend si “alternativë e egër”, pa pasur ndonjë deklaratë apo argument për këtë nga cili do qoftë organ, bil edhe nga Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike, e cila përmendet, mirëpo nuk citohet!

Dhe çfarë burimi gjithë ai tekst, përveç njërit nga rojtarët nga sigurimi? Asnjë. Mirëpo, ky rast shfrytëzohet që të sulmohen ata që e bëjnë programin si fëmijë të opozitarëve të njour dhe prej kësaj lidhet storja të cilën e dijmë si mantrë (Tentakula të Sorosit, në tekstin i cili vështirë mund ta durojë një lekturim). Përndryshe titullin duhet ta harroni që në rreshtat e para. Sikurse edhe Stojançe Angellovin.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

ka shumë informata jorelevante

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja