Fotografia e keqe mund ta vë tekstin në plan të dytë
Published in Recensione
on 13 - 07 - 2015 Author: Ана Анастасовска[Recension: Dëshmi për fatkeqësinë e komunikacionit para Ohrit: Foshnja më vdiq në duar – u nxi dhe e humbi pulsin]
Ky tekst ka problem me fotografinë e cila është joadekuate. Përmbajtja e tekstit është korrekte dhe ajo nuk do jetë në fokusin e këtij recensioni.
Linku deri te artikulli origjinal: Dëshmi për fatkeqësinë e komunikacionit para Ohrit: Foshnja më vdiq në duar – u nxi dhe e humbi pulsin
Data dhe koha e publikimit: 02.07.2015
Data e recensionit: 08.07.2015
Recensuese: Аna Anastasovska
Titulli i këtij teksti paralajmëron se bëhet fjalë për një ngjarje tragjike, gjegjësisht ofrohet dëshmi për një fatkeqësi komunikacioni në të cilën jetën e kanë humbur disa njerëz, në mesin e të cilëve edhe një foshnje.
“Boban Naumoski nga Ohri ka qenë dëshmitar i tragjedisë së sontme, e cila ndodhi në rrugën Ohër – Kërçovë, e në të cilën, sipas informatave, deri tani jetë e humbën së paku tre veta, prej të cilëve një foshnje, një fëmijë dhe një grua.”
Më poshtë në tekst, dëshmitari Boban Naumovski treon një ngjarje tronditëse, për atë se si fëmija nuk ka mundur të marrë frymë, është nxirrë dhe i ka vdekur në duar. Ajo që shqetëqson edhe më tepër në këtë tekst është fotografia e publikuar. Në të, Bobani është i buzëqeshur “prej veshi në vesh”, sikur tregon ndonjë batutë, ose ndonjë ndodhi interesante dhe qesharake, e jo për atë se si i ka vdekur foshnja në duar.
Fotografia nuk përkon me përmbajtjen e tekstit dhe gazetari është dashur t’i kushtojë kujdes asaj. Nuk mundet në një tekst me përmbajtje dramatike dhe tragjike të vëndohet një fotografi e tillë.
Edhe fotografia, e jo vetëm përmbajtja e bëjnë një tekst të plotë dhe ajo duhet të përshtatet me lajmin. Përndryshe, teksti është korrekt dhe në të janë respektuar standardet dhe rregullat kryesore gazetareske. Është vënduar edhe linku deri te lajmi origjinal.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
deklarata të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante
2 burime
më tepër palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
nuk ka informata të fshehura
BIAS
plotësisht e paraqet të vërtetën
nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk ka informata të rrejshme
është i balancuar
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
kopje të pjesshme
është theksuar burimi me link
TITLE QUALITY
informon
jokreativ
josenzancionalist
adekuat
i qartë
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
informon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e