verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Gazetarët shumë i duan anketat

on 19 - 03 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Ептен издржана анкета. Само помини, прочитај на светлечкиот столб за што се гласа и стави ја дланката на местото за „ЗА или „ПРОТИВ“. Подоцна помини уште еднаш. Арт проект, 2010. Фото: pancy98

Një anketë shumë e përpiktë. Vetëm kalo, lexo në shtyllën e ndriçuar se për çka votohet dhe vendose pëllëmbën e dorës në vendin për “PËR” ose “KUNDËR”. Më vonë kalo edhe njëherë. Projekti Аrt, 2010. Fotografia: pancy98

 

Anketat paraqesin një vegël shumë të dobishme në politikë, mirëpo mund të jenë edhe armë jashtëzakonisht shkatërruese.

 

Shkruan: prof. dr. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut

 

Gazetarët shumë i duan anketat. Anketat u bënë pjesë përbërëse e raportimit mediatik, veçanërisht gjatë aktiviteteve parazgjedhore dhe atyre zgjedhore.  Kur do të prezantohen të dhënat nga ndonjë anketë, kjo për median më nuk është deklaratë e dikujt, nuk është mendim i ndarë, por informatë me kredibilitet, deklaratë e vërtetuar, numra që qartazi tregojnë dhe dëshmojnë. Numrat japin siguri, përmendja e ndonjë lloj mostre dhe metodologjie e përforcon këtë siguri, ndërsa grafikonet me shumë ngjyra e çimentojnë.

Në të njëjtën kohë:

 

Prej çka varen rezultatet

 

Fillimisht, anketimi paraqet metodë të hulumtimit me të cilën nga përgjigjet e një numri më të vogël njerëzish përpiqemi t’i kuptojmë qëndrimet, mendimet e një numri më të madh të njerëzve. Mirëpo, në rikthim, ato mund të jenë mënyrë për modelimin e mendimit publik. Prandaj, edhe thuhet se anketat paraqesin një vegël shumë të dobishme në politikë, mirëpo mund të jenë edhe një armë jashtëzakonisht shkatërruese.

Rezultati i çdo anketimi varet nga ajo se:

  • me çfarë qëllimi bëhet anketimi (për çfarë qëllimi mblidhen të dhënat),
  • kush e bën atë,
  • a bëhet në mënyrë në të cilën respektohen rregullat dhe procedurat e nevojshme

(në tekst janë shfrytëzuar sqarimet që janë dhënë në librin “Anketimi – çka, pse, kush, si” të Violeta Petroska Beshkës, profesoreshë në Fakultetin për psikologji pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”).

 

Pyetja numër 1: Pse është bërë kjo anketë?

 

Pyetjen  e parë të cilën duhet ta parashtrojnë gazetarët kur thirren në anketën konkrete është: pse është bë ajo anketë? A është bë për nevojat e partisë konkrete, ose për modelimin e opinionit publik? Anketimi pa dyshim se është një metodë shumë e dobishme nëpërmjet të cilës partitë politike mund të marrin dhëna për disponimin e qytetarëve, për përkrahjen e tyre ndaj partive të caktuara politike, për pranimin e disa personave dhe kështu ngjashëm. Në interes të cilësdo parti politike është që të marrë sa më shumë të dhëna të sigurta me qëllim të krijimit të strategjisë dh veprim të më tejshëm. Me këto anketa, partitë politike duan të mësojnë elementet pozitive, por më shumë ato negative të veprimit të tyre, me qëllim që më tej në mënyrën e duhur ti adresojnë çështjet. Kur një subjekt hulumtues bënë këshilloj ankete, zakonisht merren vesh dhe dispozita për fshehtësi (gjegjësisht, të dhënat janë në disponim vetëm për porositësin e anketës). Rezultatet e këtyre lloj anketash rrallë arrijnë deri tek mediumet. Nga ana tjetër, modelimi i opinionit publik bëhet duke lëshuar në publik të dhëna të dirigjuara (pompoze, të njëanshme ose të shpikura), të cilat duhet të krijojnë përshtypje për suksesin e një opsioni politik ndaj një tjetri dhe të nxisin qytetarët të votojnë për kandidatin “fitues”.

 

Profesionalizmi i anketuesve

 

Pyetja e dytë (e cila është në lidhje të ngushtë me të parën) kush e ka bë atë anketë? Kjo pyetje është lidhur me gjetjen e kapaciteteve të një ekipi të caktuar për formulimin, krahasimin dhe interpretimin e anketës, si dhe me përcaktimin e nivelit objektivitetit të institucionit (ekipit) hulumtues. Kapaciteti hulumtues përcakton nëse janë parashtruar pyetje të përshtatshme,  në mënyrë të përshtatshme, popullatës së duhur. A janë përpunuar të dhënat sipas respektimit të rregullave bazë dhe në fund si prezantohen dhe interpretohen të dhënat e fituara.

„Përveç përgatitjes profesionale, studiuesi duhet të kuptojnë plotësisht klimën socio-politike dhe socio-psikologjike të popullatës të cilën e studion dhe të jetë në dijeni për të gjitha kufizimet e metodës së anketës”, (V.P. Бешка).

Gjatë prezantimit të rezultateve të anketave të ndryshme gazetari duhet të japë informacion në lidhje me besueshmërinë e burimit të të dhënave, për objektivitetin e tij (ose lidhjen e  mundshme me ndonjë opsion të caktuar politike) dhe kur është e mundur, të dhënat mbi historinë e anketave të mëparshme të ngjashme të bërë nga i njëjti subjekt.

Për shembull, përveç IPIS (të themeluar në vitin 2011)  dhe Progresin (të themeluar në vitin 2008) për asnjë “institucion hulumtues” tjetër (CIA, Dimitrija Çupovksi, Pavel Shatev) absolutisht nuk aspak të dhëna të cilat mundët përdoren për dëshmimin e kredibilitetit  dhe kapacitetit të tyre që të merren me kësi lloj anketash.

 

Anonimiteti dhe formimi i mostrës

 

Pyetja e tretë, veçanërisht është e rëndësishme për të gjitha anketat (veçanërisht për anketat të cilat janë partitë politike) anonimiteti në procesin e anketimit. Asnjë anketim i bërë nëpërmjet telefonit nuk mund të llogaritet si anonime. Kjo që në fillim i problematizon të gjitha rezultatet e arritura. Sidomos në rrethana ku ekziston partizim i përgjithshëm shoqërisë kur qeveria paraqitet si punëdhënësi më i madh dhe kur qytetarët mund të jenë në mënyra të ndryshme të sanksionuar nga qeveria, mungesa e anonimitetit duhet të merret si faktor i rëndësishëm në objektivitetin e rezultateve. Problemi më i madh anketës me telefon është përfaqësimi i mostrës. Ky lloj i anketës është i përshtatshëm kur njësia e analizës është familja, jo individi. Veçanërisht është sfiduese për grupe heterogjene.

Çështja e katërt ka të bëjë me formimin e mostrës së të anketuarve. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur bëhet fjalë për sondazhet në mbarë vendin aty ku është e nevojshme mostra (e cila korrespondon me përbërjen e popullsisë së vendit sipas gjinisë, statusit social, shpërndarjen gjeografike, etnike, arsimit …). Selektimi i rastësishëm nuk do të thotë zgjedhje kaotike, por respektim i procedurave shumë të sakta dhe formulat që do të duhej për të siguruar përfaqësim. Anketat në Republikën e Maqedonisë kryesisht bëhen me telefon. Ky lloj i anketës është shumë e vështirë për të siguruar një mostër përfaqësuese. Konkretisht, si nëpërmjet zgjedhjes së rastësishme në librin e telefonave (për shembull) do të siguroni gjininë dhe kombësinë, moshën, profesionin dhe statusit social (tipare jashtëzakonisht të rëndësishme në studim lidhur me aspiratat politike, zgjidhjet dhe pranueshmërinë e kandidatëve të caktuara). Anketat nëpërmjet  internetit (të cilat i zbatojnë mediume/portale të caktuara) as nuk e diskutojnë çështjen e përfaqësimit.

 

Prej propaganduesve deri te gazetarët

 

Anketa telefonike shpesh do të thotë grumbullimin të përgjigjeve ekstreme, do të thotë përgjigjeve jopërfaqësuese, nëse shkojmë deri te shkeljet e anonimitetit (veçanërisht në drejtim të Republikës së Maqedonisë dhe në rrethana kur një sondazh i kryer nga një ekip, i cili është i  lidhur me një parti të caktuar politike), Mungesa e përfaqësimit të të intervistuarëve dhe mungesa e kapaciteteve anketuese në të vërtetë do të thotë përpjekje të qartë për të ndikuar opinionin publik pa argument apo arsye tjera.

Nëse mediumet nuk dëshirojnë të jenë vetëm propagandistët të partive të caktuara politike, ato jo vetëm që duhet ti parashtrojnë të gjitha këto pyetje, por sondazhet duhet ti paraqesin në kontekst të: përpiluesit të anketës (lidhja me ndonjë opsion të caktuar politik dhe kapacitet reale për kryerjen e anketës), procedurat e përdorura, historinë e mëparshme dhe rezultatet e anketave të ngjashme të kryera në të njëjtën periudhë. Vetëm atëherë informacioni i paraqitur në një studim të veçantë mund të pretendojnë për objektivitet, dhe vendimi përfundimtar i vlerave të ofruara ti lihet publikut.


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja