verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Gënjeshtër shokuese mbi një konflikt imagjinar

on 23 - 01 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Tension në kufirin Kosovë – Serbi: Të shtëna armësh ndërmjet Xhandarmërisë Serbe dhe Policisë së Kosovës!”]

Gjatë konflikteve të ndryshme në mbarë botën, kur dy e më tepër fuqi janë ndeshur njëra me tjetrën, mediat shpesh kanë ditur të shndërrohen në instrumente luftënxitëse. Sigurisht se kjo është tejet e dënueshme sa i përket profesionit tonë. Mirëpo, për fat të keq, kur  një interes etnik, fetar apo edhe ideologjik vjen në shprehje aq të theksuar deri në konfrontim, atëherë shpeshherë mediat harrojnë gjithçka dhe “rrokin armët” për të kontribuar në “neutralizimin” e armikut. Në parim, nuk është e drejtë, por ndodh, bile shumë më shpesh se sa mbajtja e qasjes të paanshme dhe profesionale. 

[Recension: “Tension në kufirin Kosovë – Serbi: Të shtëna armësh ndërmjet Xhandarmërisë Serbe dhe Policisë së Kosovës!”]Linku për te artikulli origjinal: Tension në kufirin Kosovë – Serbi: Të shtëna armësh ndërmjet Xhandarmërisë Serbe dhe Policisë së Kosovës!

Data dhe koha e publikimit: 19.01.2017

Data e recensionit: 21.01.2017

Recensues: Agron Vrangalla

Të gjitha shkeljet e rregullave profesionale janë njësoj të dënueshme. Por, nëse ka një shkelje më të rëndë se gjithë të tjerat, atëherë padyshim se ajo është hedhja e benzinës në zjarr, apo thënë më saktë, të nxisësh tension atëherë kur situata është e nxehtë.

E njëjta gjë ka ndodhur me këtë tekst që është ndarë për t’u recensuar. Shikojeni pak titullin që thotë: “Tension në kufirin Kosovë – Serbi: Të shtëna armësh ndërmjet Xhandarmërisë Serbe dhe Policisë së Kosovës!”. Për një moment, vërtetë që çdo lexues mund të lëvizë nga vendi kur e lexon një titull të tillë, sa shqetësues, aq edhe tendencioz.

Më pas, publiku e kupton se bëhet fjalë për spekulim, por në momentin e parë edhe mund të dyshojë se me të vërtetë mund të ketë ndodhur një përleshje e tillë. Të mos harrojmë se sikur tituj të këtillë do të ishin të vërtetë, ata mund të paraqesin alarm për fillimin e një konflikti të armatosur në mes dy shteteve. Domethënë, mund të mjaftojë një titull për të shokuar apo nxitur popullatën.

Nuk është aspak për t’u tallur. Imagjinoni, papritmas t’ju trokasë dikush në derë dhe t’ju thotë: vraponi shpejt sepse dikush ka vendosur një makinë bombë në lagjen tuaj! Si do të kishit reaguar në ato momente? Pastaj, “lajmëtari” mund t’ju thotë gjithë ditën se kjo ishte vetëm një shaka, por ju veçmë i keni përjetuar tronditjet.

Nuk është mirë të zgjidhet kjo formë e të bërit klikime. Së paku nga ana njerëzore. Shihni se çfarë shpifje e kulluar është teksti. Tregohet lokacioni dhe koha se kur gjoja ka pasur shkëmbim zjarri në mes forcave policore të dy shteteve. Dhe, këtë e paska marrë vesh Gazeta Blic nga “burimet” e saj. Ku i gjeni këto burime aman, që nuk i ka gjetur e dëgjuar askush tjetër ?!?

Më pas, vetë teksti demanton lajmin e rremë, duke shtuar se në momentin që është kontaktuar policia e Kosovës, kjo e fundit ka thënë se nuk ka informacion për një gjë të tillë. Pra, një burim relevant tregon të kundërtën e asaj që është thënë në titull dhe në fillim të tekstit. Kjo i bie fiks që teksti me vetëdije të plotë është shkruar që të zgjojë panik të kotë tek njerëzit. Po të jetë kështu, kjo demonstron një papjekuri e theksuar profesionale. Edhe amatori më i madh, po të ketë një fije morali profesional, nuk do ta bënte një gjë të tillë. Askush nuk të jep të drejtë që të luash me ndjenjat e qytetarëve.

Më poshtë pastaj, teksti është në rregull me informacione të konfirmuara. Por, ç’e do kur që në fillim ia fut frikën publikut? Lajme të tilla që përmbajnë shpifje, nxisin urrejtje dhe terrorizojnë publikun, janë tërësisht të dënueshëm nga çdo konventë ndërkombëtare për liritë dhe e të drejtat e njeriuit në përgjithësi, por edhe nga organizatat e mediave në veçanti. Kodi etik i Gazetarëve të Maqedonisë thotë:

Mënyra e informimit në raste të fatkeqësive, katastrofave, luftrave, tregjedive familijare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jetë e çliruar nga senzacionalizimi.

Gazetari nuk do të krijojë me vetëdije e as që do të trajtojë informacione që i rrezikojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë dhe diskriminim në çfardo qoftë baza (nacionale, fetare, racore, gjinore, sociale, gjuhësore, orientimit seksual, politik..).

Kthehe nga ta kthesh, informacione të kësaj natyre janë të papranueshëm dhe duhet ndalur sa më parë që është e mundur, sepse askush nuk i mbetet “besnik deri në vdekje” mediumit tonë. Besimi duhet të fitohet përditë, me informim të saktë e të besueshëm. Sepse, njerëzit do të kërkojnë shtigje të reja për të marrë informacione të sakta mbi ngjarjet, e kështu, do të ngelim pa asnjë ndjekës të vetëm, të turpëruar e të vetmuar.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

1 burim

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

Artikull me një farë diametraliteti të fakteve, vetëm se nuk janë në numër të mjaftueshëm

anshmëri politike, anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

gjuhë nxitëse

ka gjuhë nxitëse

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja