verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Hulumtim: A e shfrytëzojnë institucionet shtetërore potencialin për teknologji të reja për kyçjen e qytetarëve në procesin e vendimmarjes?

on 18 - 06 - 2014       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht

Naslovna_studija_gov_mkA e shfrytëzojnë institucionet shtetërore të Republikës së Maqedonisë potencialin për teknologji të reja për kyqjen e qytetarëve në procesin e miratimit të vendimeve? Kjo është tema e studimit të politikave publike që do të prezantohet nga ana e Fondacionit Metamorfozis në konferencën e cila do të mbahet më 17 qershor 2014 (e martë), me fillim prej orës 11:00 në hapësirat e EU Infoqendrës në Shkup.

Hulumtimi me temë: ”Rritja e shfrytëzimit të ueb-faqeve gov.mk si vegla për transparencë, llogaridhënie dhe e-pjesëmarrje”, ka për qëllim ta konstatojë nivelin aktual të shfrytëzimit të teknologjive të reja nga ana e institucioneve shtetërore në nivel lokal dhe qendror (gov.mk), gjegjësisht mundësitë që u ofrohen qytetarëve që të konsultohen dhe të ndikojnë në punën e institucioneve shtetërore nëpërmjet internetit.

Në konferencë do të mbajnë fjalim znj. Tanja Hafner –Ademi, drejtore ekzekutive e Rrjetit Ballkanik për zhvillim të shoqërisë civile (BSCDN), e cila si përfaqësuese e donatorëve do ta prezantojë projektin dhe bashkëpunimin, ndërsa më pas z. Bardhyl Jashari, drejtor i Metamorfozis dhe koordinatorja e projekteve znj. Tamara Resavska do t’i njoftojnë të pranishmit me metodologjinë dhe rezultatet e hulumtimit, si dhe me konkluzionet dhe rekomandimet, të cilat kanë për qëllim shfrytëzimin e potencialit të plotë të teknologjive të reja në këto fusha.

Për të pranishmit është siguruar përkthim në gjuhën angleze dhe shqipe.

Hulumtimi është pjesë e bashkëpunimit ndërkombëtar i ndihmuar nga Fondi Sllovak-Ballkanik për politika publike, ndërsa është realizuar nga Rrjeti Ballkanik për zhvillim të shoqërisë civile dhe Fondacioni Pontis nga Sllovakia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Abonohuni për lajmet më të reja